Zhegrova s’ka të ndalur, përsëri protagonist për Lillen

Skuadra e Lille ka shënuar golin e tretë ndaj Le Havre në ndeshjen e javës së gjashtë në Ligue 1.

Golin për 3:0 e shënoi sulmuesi David në minutën e 79’të, shkruan Indeksonline

Për David ky ishte goli i tretë në këtë ndeshje, duke kompletuar hat-trikun e tij.

Asist te goli i tretë për sulmuesin kanadez e bëri sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova që po kalon në një formë të jashtëzakonshme.

Video

A do t’i futet politikës? Halil Kastrati del me sqarim

Është aluduar tash e ca kohë se humanisti i njohur, Halil Kastrati, do t’i hyjë politikës në zgjedhjet e ardhshme.

Lidhur me këtë, ka reaguar vet Kastrati, duke mohuar një përfshirje të tij në politikë, tani apo në të ardhmen.

Dua të sqaroj të gjithë shqiptarët kudo që janë se informacionet që po qarkullojnë në rrjetet sociale rreth përfshirjes sime në politikë janë të pavërteta. Nuk jam dhe nuk kam synim të jem pjesë e asnjë partie politike” ka deklaruar Kastrati.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook, Kastrati është shprehur se fokusi i tij mbetet në projekte të tjera që kanë të bëjnë me humanizmin dhe kontributin për të gjithë ata që kanë nevojë, shkruan IndeksOnline.

Andaj ju lutem mos bini pre e lajmeve të rreme që bëhen vetëm për klikime. Faleminderit për mirëkuptimin!” ka qenë thirrja e tij.

Kujtojmë se zgjedhjet qendrore në vend do të mbahen më 9 shkurt.

Haziri: Thonin veç me ta do të vie ‘era shtet’, por po vjen erë hajnie

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se dikur VV-ja thoshte se veç me ta do të vij ‘Era shtet’, por që sipas tij, po kundërmon erë hajnie.

Nënkryetari i LDK-së thotë se Serbia ka punuar shumë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës dhe ani pse kjo fushatë ishte e ndaluar me Marrëveshjen e Washingtonit, kjo tashmë nuk mund të ndalohet pasi, sipas tij, punën e tyre po e bëjnë Kurti dhe ministrat e tij.

‘Era shtet’ – Kur të vidhet drita, buka e kripa

Serbia ka punuar shumë në ofanzivë diplomatike në disa shtete të oqeanit pacifik dhe nëpër skaje të botës për të tërhequr njohjet e Kosovës. Marrëveshjen e Washingtonit, e cila e ndalonte fushatën e Serbisë për tërheqjen e njohjeve, Qeveria Kurti nuk e zbatoi, por na e sollën marrëveshjen e Ohrit Kurti-Vuçiq. Tashmë s’ka nevojë të parandalohet Serbia në atë fushatë, sepse punën e tyre po e bëjnë Kurti dhe ministrat e tij”, tha Haziri.

Haziri përmes një shkrimi në Facebook thotë se kjo qeveri përmes GEN’it serb po vjedhin rezervat shtetërore.

“Çka me pritë prej tyre që shesin energji përmes GEN-it serb, vjedhin rezervat shtetërore e së fundmi, tentojnë me vjedhë edhe pasulin e FSK-së!

A po kuptoni, dritën, bukën e kripën po na e vjedhin. Maxhen e popullit. Kjo hajni ka emër se njëmend nuk do ndodhur deri sot. Nuk do t’ia falin sepse e propagandonin të kundërtën në kohën e mbledhjes së votave, praptonin realitete se veç me ta do të vie ‘era shtet’. Por, po kundërmon erë hajnie! Po e ritheksoj, ata që e kundërshtuan e s’e deshën Republikën e 17 shkurtit, sot po e udhëheqin në izolim deri në falimentim”, shkroi Haziri.

“Dueti me Mozzik, e lidhja me Lotinën”, Lutfi Haziri me bashkëshorten flasin për dhëndrin e ri

Para pak ditësh është martuar biznesmenja Shkënda Dubova.

Ajo kurorëzoi dashurinë e saj në një dasmë të bukur, pjesë e të cilës ishin figura të shumta publike.

Ndër ta edhe politikani Lutfi Haziri, i cili tashmë është edhe vjehrri i reperit Mozzik.

Në një prononcim, ai është pyetur se si e ka pritur lidhjen e vajzës së tij Lotinës me reperin Mozzik.

Në lidhje me këtë ai është përgjigjur: atë çfarë kemi pa dhe kemi gjetë tek ai është ajo çfarë Lotina ka dashtë. Kur është fëmija i lumtur, ne fëmijët jem mbështetës. Unë jam roker, këngët e tij fort nuk i kam dëgjua por i kam përcjellë. Albumet e fundit i ka të jashtëzakonshme.

Ndërkaq, nëna e Lotinës e pyetur se a do të bënte bashkëpunim me dhëndrin e ri ka thënë “Nuk e di sa kombinohet repi me popullore, por pse jo”.

 

Vdes Reshat Behluli, figurë e rëndësishme në PDK

Pas një sëmundje të rëndë, në moshën 66-vjeçare ka ndërruar jetë Reshat Behluli, ish-sekretari i Gjimnazit Shoqëror “Zenel Hajdini”, Gjilan.

LEXO EDHE:

I ndjeri ka qenë dhe kryetar i nëndegës së PDK-së në Gjilan, transmeton Gazeta Imazhi.

Lajmin e ka bërë të ditur vet PDK-ja, duke i shprehur ngushëllime familjarëve dhe të gjithë atyre që e njohën Behlulin.

“Largimi i tij nga kjo botë është humbje e madhe për ne si bashkëpartiakë, e padyshim është humbje e madhe për familjarët, miqtë e gjithë kolegët” thuhet në njoftimin e PDK-së.

Varrimi i Reshat Behlulit do të bëhet nesër në Gjilan.

Ky është njoftimi i plotë i PDK-së:

Me pikëllim të madh morëm lajmin për humbjen e mikut tonë, aktivistit të devotshëm i cili njëherit ishte edhe kryetar nëndege, e qytetarit të nderuar nga secili prej nesh z. Reshat Behluli.

Largimi i tij nga kjo botë është humbje e madhe për ne si bashkëpartiakë, e padyshim është humbje e madhe për familjarët, miqtë e gjithë kolegët.

Ne do ta kujtojmë përherë për urtësinë e tij, qetësinë, bashkëpunimin e përkushtimin.

Ngushëllime familjarëve e gjithë atyre që patën fatin ta njohin Reshatin nga afër.

U prehsh në paqe!

Të hënën pritet të rrënohet objekti i ‘famshëm’(Pamje)

Këtë të hënë pritet të fillojë procesi i rrënimit të ish-objektit të kulturës në Podujevë, një ndërtesë që ka shërbyer për vite të tëra si qendër për aktivitete kulturore dhe artistike në këtë qytet.

LEXO EDHE:

Sipas burimeve nga Komuna e Podujevës, rrënimi vjen si pjesë e një projekti të gjerë për përmirësimin dhe zhvillimin e infrastrukturës kulturore në qytet. Objekti, i cili ka qenë jashtë funksionit prej disa vitesh për shkak të gjendjes së tij të amortizuar, shkruan Gazeta Imazhi.

Megjithatë, rrënimi i objektit ka ngjallur reagime të ndryshme në publik, pasi shumë qytetarë e shohin atë si pjesë të trashëgimisë kulturore të Podujevës. Një grup i vogël aktivistësh ka bërë thirrje për ruajtjen e disa elementeve arkitekturore të ndërtesës, në mënyrë që të mbahet gjallë kujtesa e saj.

Ligji për Paga e parasheh pagën më të ulët 240 euro, çfarë do të ndodh me pagën minimale

Më 1 tetor do të hyjë në fuqi vendimi për rritjen e pagës minimale në 350 euro. Mirëpo ky vendim vlerësohet se po bie në kundërshtim me Ligjin për Paga në Sektorin Publik. Kjo pasi ligji e përcakton që koeficienti më i ulët i pagave është 2, e që i bie që paga më e ulët në sektorin publik të jetë 240 euro. Njohës të fushës thonë se duhet të bëhen ndryshime para 1 nëntorit.

LEXO EDHE:

Kanë mbetur edhe tri ditë kur vendimi për rritjen e pagës minimale në 350 euro të hyjë në fuqi. Megjithatë ai po bie në kundërshtim me Ligjin e Pagave, sepse në Ligjin e Pagave në sektorin publik koeficienti më i ulët është 2, e që bie që paga më e ulët në Kosovë të jetë 240 euro e jo 350.

Njohës të fushës thonë se para ekzekutimit të pagave, duhet të bëhen ndryshime në këtë ligj.

Nga opozita deklarojnë se ekzekutivi po i shkel ligjet e miratuara nga vetë ai. Mirëpo ndryshe shprehen nga pozita.

Rritja e pagës minimale në Kosovë është konsiderohet si e kundërligjshme pasi një vendim të tillë sipas përfaqësuesve të bizneseve është ndërmarrë pa u themeluar Këshilli Ekonomik Social.

Sipas Ligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, Qeveria e Kosovës përcakton pagën minimale sipas propozimit të Këshilli Ekonomiko-Social. /RTK

Nipi i pamposhtur i Luan Krasniqit hip sonte në ring – këtu mund ta ndiqni meçin

Këtë të shtunë do të hip në ring nipi i Luan Krasniqit, Ardiani, i cili po synon brezin WBO Intercontinental.

Ai do të përballet me boksierin nga Uganda, Saul Ivan Male, teksa data e meçit, për Ardian Krasniqin, e ka një kuptim.

“Përgatitjet kanë qenë intensive, ka qenë një kamp i gjatë, 12 javë jam përgatitur për këtë meç, 28 shtatori është një datë e rëndësishme për mua, është dita kur xhaxhai Luan Krasniqi ka luftuar për titullin e botës”, është shprehur Krasniqi.

Krasniqi deri më tani në karrierën profesioniste ka nëntë meçe të zhvilluara, e të gjitha të fituara me nokaut.

Ardian Krasniqi nuk do të jetë boksieri i vetëm shqiptar që do të ngjitet në ring.

Pasi për ta bërë më atraktive këtë mbrëmje në ring do të ngjiten edhe tre boksierë tjerë shqiptar: Altin Zogaj, Eris Bajra dhe Labinot Xhoxhaj.

Këto ndeshje do të zhvillohen të shtunën në MHP Arena në Ludëigsburg dhe do të transmetohen ekskluzivisht në Klan Kosova duke nisur nga ora 21:00.

Arbana apo Alaudini kush do ta prezantoj Big Brother Kosova?

BBVK’ është një format ku mbledh shikues të shumtë.

LEXO EDHE

Ky Reality Show thuhet se do të prezantohet nga Arbana Osmani.

Në rrjet po qarkullon lajmi që Luizi po bëhet pjesë e produksionit të ‘BBVK’ në rolin e opinionistit.

Për këto dhe detaje ju ftojmë ta ndiqni storien e mëposhtme. /nzoom.