div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged author author-arben-islami author-6 custom-background wp-custom-logo paged-105 author-paged-105 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
SKANDALOZE: Gjykata Speciale i cakton Thaçit seancën me këtë datë

Dhomat e Specializuara të Kosovës, sërish, po tregojnë që nuk kanë asnjë lidhje me Kosovën.

Përderisa më 28 nëntor në Kosovë është ditë feste si rezultat i Pavarësisë së Shqipërisë, në Hagë pritet të jetë ditë pune.

Rastësi apo jo, Hashim Thaçit ia caktuan seancën për 28 Nëntor, datë që shënon edhe përvjetorin e daljes publike të UÇK-së.

Kjo do të jetë konferencë përgatitore për gjykim, në procesin ku Thaçi akuzohet për pengim të drejtësisë.

Veç tij, akuzohen edhe Fadil Fazliu, Isni Kilaj, Bashkim Smakaj e Hajredin Kuçi.

“Gjykatësi i vetëm Kristofer Gosnell në çështjen kundër Thaçit, Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit ka caktuar konferencën përgatitore për gjykimin dhe konferencën përgatitore për gjykimin të ZPS-së për 28 nëntor, në orën 09:30. Në këtë vendim, Gjykatë Gosnell caktoi afatet 20 nëntor për ZPS-në dhe 24 nëntor për Mbrojtjen për dorëzimin e parashtrimeve për disa pika të rendit të ditës të seancës, përfshirë gatishmërinë e palëve për të filluar gjykimin në javën që fillon më 15 dhjetor”, u tha në njoftim.

Kjo nuk është hera e parë që Gjykata Speciale nuk i respekton festat në Kosovë.

Njëjtë kishte ndodhur kohë më parë, kur në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, kishin caktuar seancë.

Pas reagimeve në Kosovë, seanca ishte anuluar.

Për shkeljet e tilla, alarmoi së fundmi Avokati i Popullit, Naim Qelaj.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka realizuar vizitë në Hagë.

Ai ka thënë se në takim me krerët e UÇK-së nuk iu lejua të marrë as shënime.

“Në kuadër të kësaj vizite kemi zhvilluar takim me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin. Ajo çka mund të them është se e gjithë vizita dhe takimet kanë qenë në monitorim të plotë, në pamundësi të merren shënime dhe në kushte që konsideroj se cënojnë rëndë pavarësinë dhe të drejtën që ka Avokati i Popullit si mekanizëm për parandalim të torturës dhe si institucion kushtetues për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, që të ketë qasje të papenguar në komunikim me personat që ndodhen në paraburgim. Këtë shqetësim do ta ngris edhe në gjykatë edhe mekanizma ndërkombëtar. Gjatë këtij mandait është hera e parë që unë detyrohem të zhvilloj një bisedë me një person të privuar nga liria në formë të tillë dhe që është në kundërshtim me Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut”, deklaroi Qelaj në konferencën për media.

Situata me buxhetin, deklarohet edhe Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është pyetur llidhur me situatën e komunave sa i përket buxhetit.

E para e vendit u shpreh për Klan Kosova se ka kërkuar nga partitë politike që të mblidhen në Kuvend për ta votuar buxhetin, por nuk ishin të pranishëm në seancën e javës së kaluar.

Sipas Osmanit, një gjë e tillë lejohet pasi nuk është e jashtëligjshme, siç ka ndodhur edhe më parë.

“Kam kërku nga partitë të mblidhen dhe ta votojnë buxhetin, për këto komuna ka qenë pikë e veçantë, por kanë vendosur mos të jenë të pranishëm. Një gjë e tillë është e lejueshme, nuk është e kundërligjshme, pasi një gjë të tille e kemi votu edhe në Qeverinë Hoti”, tha Osmani.

Mozzik përjeton humbjen e njeriut të dashur, i ndërron jetë anëtari i familjes

Për reperin Mozzik, sot është një ditë e trishtë. Ai ka njoftuar përmes rrjetit të tij social në Facebook se gjyshi i tij nga ana e nënës ka ndërruar jetë.

Në postimin e tij prekës, Mozzik shprehet për ndarjen nga jeta të gjyshit, duke e përshkruar atë si një njeri të urtë, të pastër dhe të respektuar.

Postimi i plotë:

Njoftim Mortor

Me pikëllim të thellë, njoftojmë familjarët, farefisin, miqtë dhe dashamirët se sot ka ndërruar jetë Bafti Hetemi, baba i nënës sonë, njeri i urtë, i pastër dhe i respektuar.

Vorrimi i të ndjerit do të bëhet sot, me datën 24 nëntor, në orën 15:30, në Fshatin Sojevë (Varrezat te Sylovit) – Ferizaj.

Lusim Zotin e Madhërishëm t’ia bëjë varrin dritë dhe t’ia falë çdo mirësi që ka bërë në këtë jetë.

Lamtumirë, gjyshi im…

Përshëndetje dajës Muzafer dhe dajës Burim… thuaju se i kujtojmë, i duam dhe nuk do t’i harrojmë kurrë.

“Albin, Hekuran, mos rrini në zyra e në xhipa”, Rama kërkon takim urgjent për zgjidhjen e krizës në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ndaj institucioneve qendrore, duke akuzuar Qeverinë për mbajtjen e padrejtë të buxhetit të kryeqytetit peng për interesa politike.

Në një postim në Facebook, Rama ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë për kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati.

“Albin, Hekuran, mos rrini në zyra e në xhipa. Hajde takohemi dhe e bëjmë zgjidhjen për punëtorët dhe qytetarët e Prishtinës!

Sot iu bashkova protestës sepse jam dhe do të jem gjithmonë me punëtorët dhe qytetarët e kryeqytetit. Prej një viti kërkojmë zhbllokimin e buxhetit, ndërsa ai vazhdon të mbahet padrejtësisht peng për interesa politike.

Jam me ju punëtorë dhe do të qëndroj në krahun tuaj deri në zgjidhjen e këtij problemi dhe kthimin e shërbimeve që qytetarët meritojnë!

Punëtorët po i presin pagat që u takojnë. Qytetarët po i presin shërbimet që u takojnë. Kryeqyteti po e pret buxhetin që i takon!

Mos bëni politikë me nevojat bazike të qytetarëve. Është e pandershme dhe jonjerëzore”, ka shkruar Rama.

E tmerrshme: Gruaja goditet me sëpatë në kokë nga ish-bashkëshorti

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur më 24.11.2025 rreth orës 09:00 në fshatin Gadime e Ulët, ku një grua dyshohet se është sulmuar brutalisht me sëpatë në kokë nga ish-bashkëshorti i saj, pavarësisht se ndaj tij kishte urdhër mbrojtës aktiv, mëson ekskluzivisht Sinjali.

Sipas informatave fillestare, rasti është raportuar në polici nga vëllai i viktimës, i cili ka njoftuar se motra e tij me inicialet S.A. është goditur rëndë në shtëpinë e saj nga ish-bashkëshorti K.E. nga Suhareka.

Pas aktit të dhunës, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë Renault të kuqe, në drejtim të panjohur, ndërsa autoritetet janë vënë në kërkim të tij.

Gjendja shëndetësore e viktimës rezulton të jetë stabile, ndërsa njësitë policore dhe ato emergjente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore.

Rasti po trajtohet si dhunë e rëndë në familje dhe përpjekje serioze për lëndim të rëndë trupor, ndërsa Sinjali do përpiqet të marrë detaje shtesë gjatë ditës.

Vrasja e Liridonës, kjo është dëshmia e babait të Naim Murselit

Gjatë leximit të deklaratës së dhënë në polici nga gjyqtarja, Shaban Murseli ka sqaruar një situatë të mëhershme që lidhet me një konflikt brenda familjes, duke përmendur djalin e hallës së Naimit, Kanunit dhe bashkëshortes së tij, Biondinës.

“Unë përveç një problemi që e ka pas Naimi me djalin e hallës së vet Kanunit, gjegjësisht me gruan e tij, Biondinen…është një foto ku shihen afër, por jo intime me gruan e tij, shkruan Indeksonline.

Ata janë marrë (Liridona me Naimin) vesh që kjo të mbyllet me kaq.

“Nuk kam idenë pse mund ta ketë kryer aktin”, ka shtuar ai.

Kajtazi: VV po llogarit në votën e diasporës më 28 dhjetor, por kush ua garanton?

Gazetari Vehbi Kajtazi e komenton mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare më 28 dhjetor, duke thënë se arsyeja kryesore pse Lëvizja Vetëvendosje këmbënguli në këtë datë lidhet pikërisht me llogaritjet e tyre rreth diasporës.

Ai tha se edhe pse presidentja Vjosa Osmani tashmë e ka konfirmuar 28 dhjetorin si ditën e zgjedhjeve, kjo datë është imponuar nga Vetëvendosje dhe “satelitët” e saj.

Sipas tij, shumica e partive shqiptare kishin propozuar 21 dhjetorin ose muajin janar, ndërsa 28 dhjetori sjell vështirësi të shumta organizative.

“Është festë, nuk janë diplomatët, nuk janë vëzhguesit, dhe votat duhet të numërohen natën e Vitit të Ri”, tha ai, duke shtuar se një datë e tillë nuk përputhet fare me praktikat perëndimore evropiane.

Kajtazi vuri theksin se narrativa e VV-së është se diaspora kthehet për festa dhe i voton ata, por sipas tij ky supozim është i pabazë.

“Logjika e këtyre është se vjen diaspora e i voton këta. Kush po i garanton këtyre se i voton diaspora? Sepse diaspora në zgjedhje e fundit e ka tregu një trend tjetër. Në zgjedhjet e e fundit parlamentare LDK ka marrë vota, pra është në rritje”, thotë Kajtazi në “VV Show”.

Ai shtoi se diaspora ka ndryshuar dukshëm në pesë vitet e fundit, pikërisht gjatë qeverisjes së Kurtit.

“Kur po flasin këta për diasporë, dhe kur po thirret regjimi i Kurtit në diasporë, për cilën diasporë e kanë fjalën. Se diaspora është në rrritje këto 5 vitet e fundit. Prej që Kurti është në pushtet llogaritet që Kosovën e kanë lëshu 170-200 mijë njerëz. Nëse në qeverisjen tane e kanë braktis vendin atëherë këta e kanë pas një arsye”.

Kajtazi solli edhe shembuj, duke thënë se zgjedhjet më 28 dhjetor zakonisht u mbajtën në vende si Kuba, Guinea dhe Serbia.

“E kam pyet chatgbt se ku janë mbajt zgjedhje zakonisht me këtë datë. Dhe më doli se janë mbajt zgjedhjet në Kubë, në Guinea, Serbi, dhe siç e përmenda Kroaci zgjedhjet presidenciale për shkak të afateve kushtetuese, dhe do ti mbajmë edhe ne. Në praktikën perëndimore evropiane, janë dy javë festive, nuk është praktike me u mbajt për shkak se njerëzit festojnë”, tha ai.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme, LDK sot nominon kandidatin për kryeministër

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, do të mblidhet sot në ora 15:00.

Pos, diskutimit të rezultateve të zgjedhjeve lokale, ky subjekt pritet ta nominojë edhe kandidatin për kryeministër, e që pritet të jetë kryetari i kësaj partie Lumir Abdixhiku.

Pra, ky subjekt tashmë i ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Abdixhiku i priu LDK-së edhe në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke arritur që t’i marrë 171 mijë e 357 vota, apo 18.27 për qind.

Vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve për vrasjen e Liridona Ademajt

Këtë të hënë, në Gjykatën Themelore në Prishtinë pritet të vazhdojë shqyrtimi gjyqësor ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor të vitit 2023.

Në seancat e fundit janë dëgjuar disa dëshmitarë kyç, përfshirë Kanon Kokallën, i cili para trupit gjykues ka konfirmuar se është në lidhje familjare me dy të akuzuarit, ndërsa për Granit Plavën tha se e kishte shok gjenerate.

Tutje, i pyetur lidhur me sjelljet e vëllait të tij, tani të akuzuarit Kokalla, dëshmitari tha se ai ishte pjesëtar i FSK-së.

“Për faktin se ka qenë pjesëtar i FSK-së, do me thënë se ka qenë djalë i sjellshëm”, kishte deklaruar Kokalla.

Ai theksoi se familja e tij është ende nën tronditje nga rasti, ndërsa rrëfeu se për vrasjen kishte kuptuar nga një shok që i kishte shkruar në Facebook.

Më herët ishin marrë në pyetje edhe dëshmitarët Florian Avdija, Aurel Pajaziti dhe Valon Lluka.

Ekspertët e Psikiatrisë Forenzike kanë konstatuar se Naim Murseli dhe Granit Plava nuk kanë pasur çrregullime mendore në kohën e kryerjes së veprës.

Në seancën fillestare të 31 janarit, Murseli u deklarua i pafajshëm, Plava nuk u deklarua, ndërsa Kokalla kërkoi të konsultohet me mbrojtjen. I akuzuari tjetër, Tom Dodaj, kishte pranuar fajësinë dhe është dënuar me 5 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë.

Aktakuza ndaj të pandehurve ishte ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më 15 janar 2025.

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

Një person është gjetur i vdekur në banesën e tij në kryeqytet rreth orës 17:10.

Siç bën të ditur policia, viktima është një mashkull kosovar, ndërsa vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për autopsi, në mënyrë që të përcaktohet shkaku i saktë i vdekjes.