div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged author author-arben-islami author-6 custom-background wp-custom-logo paged-11 author-paged-11 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Skandaloze: Gazetarja mitrovicase që përcolli Banjskën dhe rrezikoi jetën e saj përjashtohet nga puna pasi guxoi t’i bëjë pyetje Kurtit dhe të protestojë për paga

Gazetarja e RTK-së, Edina Avdiu, nga Mitrovicë, është përjashtuar nga puna në transmetuesin publik, pasi më herët kishte sfiduar me pyetje kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, lidhur me zgjidhjen e çështjes së buxhetit të RTK-së.

Sipas njoftimit të bërë nga vetë gazetarja përmes një postimi publik, ajo nuk është më pjesë e këtij institucioni. Avdiu kishte qenë aktive edhe në protestat e gazetarëve për paga dhe kushte më të mira pune.

Postimi i plotë:

Publikut,

Ne nje shtet normal, demokratik ku gazetaret i kane duart e lira te shkruajne te verteten, neser une do te isha ne pune.

Por jo!

Kete postim po e bej sonte, pikerisht ne oren 19:30 sepse nga sonte, nuk do te me shihni me ne ekranin e Radio Televizionit te Kosoves, si cdo mbremje tjeter, tash e tre vjet.

Kjo, jo per shkak se ka munguar vullneti dhe angazhimi nga ana ime, por se menaxhmenti aktual i RTK-se, i cili po funksionon pa mandat, ka vendosur te mos e vazhdoj kontraten time te rregullt.

Ky njoftim me erdhi para disa javesh, me shkrim, nga administrata e RTK-se, e cila si sot tre vjet me pare me njoftoi se ‘Komisioni i perzgjedhjes eshte percaktuar se Ju
jeni kandidatja me e suksesshme, andaj permes ketij e-maili, Ju njoftojme se jeni pranuar ne
vendin e punes per te cilin keni aplikuar’

Ndersa tre vjet pas, pa asnje arsyetim, me vleresime vjetore mbi mesatare nga redaktoret e lajmeve, pa asnje verejtje ne dosjen time e njejta administrate me njoftoi se kontrata nuk do te ripertrihet.

Pra, nuk me largoi publiku, por direkt u.d kryeredaktori Blerim Haxhiaj i cili edhe muaj me pare nisi procedura disiplinore ndaj meje te cilat ju kthyen mbrapshte.

Kjo pasi:
“KOMISIONI AD HOC I RADIOTELEVIZIONIT TË KOSOVËS, në takimin e mbajtur
më 09.10.2025, mori këtë:
VENDIM
1. Aprovohet si e bazuar në tërësi ankesa me nr.1773/25 datë 22.09.2025 e palës ankuese Edina
Avdiu, e sistemuar në vendin e punës – Gazetare 1.
ll Shfuqizohet vendimi 1726/25 i datës 11.09.2025, me të cilin të
punësuarës Edina Avdiu i është shqiptuar masa e lehtë disiplinore “Verejtje me shkrim”

Megjithate lufta per te me degraduar e ne fund larguar, nuk pushoi.

Paralajmerimi per mosvazhdim te kontrates nga nje institucion publik sic eshte RTK-ja, erdhi ne muajin e peste te shtatezanise time, per cka eproret e mi ishin ne dijeni.

Arsyetim as vendim nuk mu percoll, POR arsyet qe dihen jane se;

Ne keto 3 vite angazhimi ne transmetuesin publik, partise ne pushtet nuk i konvenonte as kur e mbaja mikrofonin ne dore e beja pyetje, as kur e lshoja ne toke, ndaj vendosen qe te ma merrnin nga dora.

Ne te dy rastet u ftova nga u.d kryeredaktori i cili me thoshte se presioni nga partia ne pushtet eshte i madh, presion qe i erdhi ne zarf me 200 mijeshen nga Qeveria, nderkohe qe pyetja ime per kryeministrin ishte, pse nuk kam rroge?

Presion u provua te ushtrohej edhe ndaj meje si gazetare, natyrisht jo direkt nga partia, por permes veglave te tyre brenda RTK-se, ne pozita te redaktoreve.

Me gjithe presionin, censuren, mbledhjet e bezdisshme te mengjesit, ku temat refuzoheshin se nuk i konvenonin partise ne pushtet, ku gazetaret fshehnim koken prapa ekranit te kompjuterit per te mos na u dhene tekste qe vinin direkt nga partia, megjithate arrija disi te realizoja nje a dy kronika te balancuara per edicionin qendror.

Ndikimi i partise ne pushtet, ne Dhomen e Lajmeve po ndihej aq fort, sa ‘erdhi dita’ qe gazetaret gezoheshim nese nje dite shpetonim pa na u dhene ndonje detyre e ketij lloji (lexo propagande).

Ne keto rrethana, qe per te qene reale, nuk ishin te tilla kur une fillova punen, arrita te realizoj 803 kronika, e qindra lidhje direkte.

Por puna me e madhe qe kam bere, mendoj une, jane kronikat qe s’i kam bere, tekstet qe s’i kam lexuar.

Nje nder to eshte ky tekst, i shkruar ne zyret e partise, qe me erdhi si urdher nga redaktorja ta lexoja, ne diten qe kryeparlamentar u zgjodh Dimal Basha. Insistimi ishte qe thjeshte ta lexoja, pa bere pyetje dhe pa mu pergjigjur se kush ishte autori.

Natyrisht se une refuzova ta lexoja kete tekst me cilesime e joprofesional per edicionin qendror te lajmeve.

Sidoqofte, meqe kam punuar e jam angazhuar vetem per interesin e publikut, po e le ne rubriken e komenteve, tekstin e asaj dite, qe publiku ta lexoj dhe kuptoj; pse une nuk jam me pjese e televizionit publik te Kosoves.

E rëndë: Gjendet i vdekur një burrë në shtëpinë e tij

Pasditen e së dielës, një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Graçanicë.

Policia ka njoftuar se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Një mashkull kosovar është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

32-vjeçari humb jetën tragjikisht pasi u përplas nga treni, postimi i fundit në Facebook prek rrjetin

Një 32-vjeçar, humbi jetën pasi u përplas nga një tren në Bangladesh të dielën në mëngjes.

Sipas dëshmitarëve okularë që folën për mediat lokale, 32-vjeçari po qëndronte në shinat e trenit për të bërë një selfie, të cilën më pas e ngarkoi në Facebook.

Rrëfime të tjera thonë se 32-vjeçari po fliste në telefon kur u godit nga treni. Kjo u konfirmua nga një zëdhënës i policisë, i cili tha se “i ndjeri u vra kur u godit nga një tren në lëvizje, ndërsa ishte ulur në shinat e trenit dhe fliste në telefonin e tij celular”.

32-vjeçari vdiq menjëherë pasi u godit nga treni që shkonte për në Daka, ndërsa hetimet për rrethanat e aksidentit vazhdojnë.

Mblidhet përsëri Kuvendi, pritet të votohet ky projektligj

Sot do të vazhdojë seanca për leximin e parë për Projektligjin e Buxhetit 2026.

Kuvendi i Kosovës, ka bërë të ditur se seanca do të vazhdojë me fillim nga ora 10:00.

Përndryshe, kjo seancë u shty për sot, për shkak të mospajtimeve mes partive për të vazhduar me votimin e këtij projektligji, ku Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kërkuan tri ditë afat për analizimin e buxhetit.

Leonora Jakupi flet për herë të parë për jetën private: Është një dashuri 15-vjeçare, jetojmë bashkë

Këngëtarja Leonora Jakupi në emisionin “Weekend” ka folur edhe për jetën personale.

Artistja e njohur shqiptare si rrallëherë ka komentuar lidhjen e saj 15-vjeçare.

Derisa marrëdhënien e ka cilësuar si shumë stabile, të gjatë dhe plot përkrahje, ku gjen komoditet dhe rehati.

Foto: Instagram

“Është një dashuri 15 vjeçare, e gjatë, stabile, tek e cila gjej shumë komoditet, shumë rehati dhe përkrahje. Jetojmë bashkë, u bë kohë”, u shpreh ajo.

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 4 shtoi se partneri i saj nuk do të që të jetë publik.

Gjithashtu shpjegon se mungesa e babait ka bërë që ajo të hezitojë për të bërë një dasmë, një çështje që e ndjen ende si të ndjeshme dhe të vështirë për t’u realizuar.

Kjo pasi e kishte ëndërr që në fëmijëri që një ditë ta përjetonte një emocion të tillë. 

”Faleminderit o Allah”, Adri dhe Iliriana përjetojnë emocionet e paharrueshme shpirtërore pranë Qabes

Adri dhe Iliriana kanë përjetuar një nga momentet më të rëndësishme të jetës së tyre shpirtërore gjatë vizitës në Qabja.

Me zemrat e mbushura me emocion dhe mirënjohje, ata ndanë një mesazh të thellë besimi: “Lum që jemi afër Teje, Faleminderit o Allah ”.

Kjo vizitë pranë vendit më të shenjtë të Islamit shënon një ngjarje të veçantë për ta, duke sjellë një ndjenjë të thellë shpirtërore.

Vizita në Qabja është një përvojë që shumë besimtarë e përjetojnë si një thirrje për reflektim dhe lutje.

Adri dhe Iliriana, si shumë të tjerë, e shohin këtë vend si një burim paqeje dhe shprese, duke u lidhur më afër me besimin e tyre. Kjo përvojë e veçantë i ka ndihmuar ata të rishikojnë vlerat dhe qëllimet e jetës së tyre.

Qabja, si një simbol i unitetit dhe besimit, ka një rëndësi të veçantë për myslimanët anembanë botës.

Ajo përfaqëson një vend ku besimtarët mblidhen për të kërkuar falje dhe udhëzim nga Zoti. Adri dhe Iliriana e ndjenë këtë energji pozitive gjatë vizitës së tyre, duke u bërë pjesë e një tradite të lashtë.

Rrahje në Veri

Një person në Mitrovicë të Veriut ka njoftuar Policinë e Kosovës se pas një fjalosjeje me disa individë është qëlluar me gur në kokë, duke pësuar lëndime të lehta trupore.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa Policia po heton rastin për të përcaktuar rrethanat e incidentit dhe për të identifikuar të dyshuarit.

Raporti i Policisë:

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Rr. Knjaz Millosh, Mitrovice Veri / 14.02.2026 – 01:00.  Viktima m/k ka njoftuar policinë se pas një fjalosje me disa persona është qëlluar me guri në kokë dhe kishte pësuar lëndime të lehta trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Policia është duke e hetuar rastin.