div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged author author-arben-islami author-6 custom-background wp-custom-logo paged-153 author-paged-153 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Teuta zbulon detajet e rikthimit të “Kafeneja Jonë”
Publiku i serialit legjendar vendor, “Kafeneja Jonë”, ka një arsye të fortë për t’u gëzuar!

Pas spekulimeve të shumta që lindën nga një takim i fundit mes aktorëve, aktorja e njohur Teuta Krasniqi ka dhënë një prononcim që konfirmon se surprizat janë në rrugë e sipër.

Në një prononcim për Indeksonline, Teuta Krasniqi ka folur rreth një rikthimi të mundshëm të serialit dhe ka dhënë detaje që nxisin emocionet e publikut.

Image

“Momentalisht jemi në xhirime, do të ketë diçka, një befasi të vogël. Diçka nga ‘Kafeneja’ keni për të parë,” tha ajo, duke lënë të kuptohet qartë se aktorët kanë nisur punën për një projekt të ri që lidhet me serialin e dashur.

Edhe pse Teuta e cilësoi si “një befasi të vogël” dhe nuk dha detaje të plota rreth formatit (a do të jetë një rikthim i plotë i serialit apo një projekt i veçantë), deklarata e saj konfirmon se nostalgjia për “Kafeneja Jonë” do të shuhet së shpejti.

Publiku mbetet i emocionuar dhe kurioz për të zbuluar se çfarë po përgatitet saktësisht, ndërsa po pritet me padurim momenti i rikthimit të personazheve ikonikë në ekran!

Ish-gjyqtari s’përjashton mundësinë që edhe Albin Kurti të përfshihet në aktakuzën për rezervat shtetërore

Ish-gjyqtari, Hasan Shala, ka folur për aktakuzën e ngritur të martën kundër ministres në detyrë, Rozeta Hajdari, dhe tre personave të tjerë.

Shala ka thënë se në aktakuzë, Kurti është përfshirë në cilësinë e dëshmitarit dhe se kur të nis shqyrtimi gjyqësor, Kurti do të ftohet nga gjykata të dëshmojë.

“Në akuzë e kemi si në cilësi të dëshmitarit. Kur të fillojë shqyrtimi gjyqësor, gjykata do ta ftojë edhe me dëshmu. Në bazë të provave që i lexova, për të gjitha këto cështje ka qenë i informuar edhe kryeministri”, ka thënë Shala në frontal.

Ai s’ka përjashtuar mundësinë që kryeministri në detyrë Albin Kurti të përfshihet në aktakuzë nga Prokuroria, por për këtë pritet të shihet procesi dhe nëse do të vërtetohet aktakuza.

“Ekziston mundësia që pas një kohe të përfshihet edhe ky në këtë vepër penale, në aktakuzë, sikur këta tre që janë si bashkëkryes, por të shohim se a do të vërtetohet kjo akuzë. Dhe kur të merren në pyetje dëshmitarët, Prokuroria mund ta zgjerojë akuzën edhe ndaj ish-kryeministrit”, ka thënë ai.

Anëtari i KQZ-së nga PDK-ja: Shifrat e VV-së për fletëvotimet në Mitrovicë janë të pasakta
Anëtari i KQZ-së nga radhët e PDK-së, Arianit Elshani, ka kundërshtuar pretendimet e disa zyrtarëve të VV-së, të cilët kanë publikuar shifra me gabime të kodit serik të pasakta dhe të pa konfirmuara zyrtarisht.

“Deri me tani ende nuk kemi një raport zyrtar të pranuar nga Komisioni Komunal i Zgjedhjeve. Gjatë procesit të numërimit janë bërë kopje fletëvotimeve, për të evidentuar saktë secilin fletëvotim. Lajmet dhe informacionet mbi numrin e fletëvotimeve me kode të ndryshme të vendvotimeve janë të pasakta dhe të pa konfirmuara zyrtarisht”, ka thënë Elshani.

Gjatë ditës në Qendrën e Numërimit në Mitrovicë janë gjetur dhjetëra fletëvotime me numra serikë të çrregullt, ku shumica absolute ishin me votë për Faton Pecin. PDK-ja, LDK-ja dhe partnerë të tjerë të koalicionit në Mitrovicë kanë kërkuar që të ketë rivotim në Mitrovicë.

“Kryetar që kandidon për kryeministër”, zgjedhjet e ardhshme një nga arsyet pse Kransiqi dha dorëheqje

Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, në konferencën e sotme për media ku edhe ka deklaruar dorëheqjen nga pozita e të parit të partisë, ka treguar edhe arsyet se pse e ka marrë një vendim të tillë.

Krasniqi ka thënë se ky vendim vjen si rezultat i një reflektimi të gjatë dhe rrjedh nga një planifikim krejt tjetër. Ai ka treguar se dorëheqjen kishte planifikuar ta jepte më herët, por që si pasojë e dështimit të planit për krijimin e një qeverie, ishte dashur ta shtynte.

“Është një reflektim i gjatë, një planifikim më tjetër. Një vendim që ndoshta do ta merrja më herët, nëse do të kishim stabilitet institucional. Sikur të ndodhte një qeveri që e kishim planifikuar, do t’i shpallja zgjedhjet e partisë dhe s’do të kisha garuar”, ka thënë Krasniqi në konferencë.

Ai ka thënë se dorëheqja lidhet edhe me faktin se do të ketë zgjedhje të reja në vend dhe sipas Krasniqit, kryetari i ri i PDK-së duhet të jetë edhe kandidat për kryeministër.

 

 

“Por meqë jemi para zgjedhjeve, duhet ta kemi kandidatin për kryeministër edhe për kryetar”, është shprehur Krasniqi.

Sa i përket rastit të Drenasit, Krasniqi ka thënë se është vetëm një fusnotë në gjithë arsyet që ka përmendur për dorëheqjen.

“Çështja e Drenasit, është çështje që e kam adresuar. Është vetëm një fusnotë në arsyet për të cilat fola”, ka thënë Krasniqi.

I vjen radha edhe Mihalit të komentoj dorëheqjen e Krasniqit: Të gjithë japin dorëheqje, përveç Sami Lushtakut
Dejona Mihali e VV-së, ka reaguar pas dorëheqjes së Memli Krasniqit nga kryesia e PDK-së, duke kritikuar gjendjen brenda partisë.

Ajo ka thënë se në PDK “çdokush jep dorëheqje apo përjashtohet, përveç Sami Lushtakut”, duke shtuar se “asgjë e re nuk ndodh, pavarësisht kush vjen apo shkon si kryetar formal”.

Postimi i plotë i saj:

“Në PDK çdokush jep dorëheqje apo përjashtohet. Përveç njërit, Sami Lushtakut. Asgjë e re nuk ndodh kushdo që vjen apo shkon si kryetar formal”.

Sami Lushtaku reagon pas dorëheqjes së Memli Krasniqit

Kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku ka reaguar pas dorëheqjes së Memli Krasniqit si kryetar i partisë.

Lushtaku e ka falënderuar Krasniqit për angazhimin dhe lidershipin e treguar gjatë kohës sa ka udhëhequr me PDK-në, transmeton Zeri.info.

Ai ka përmendur se PDK-ja, është parti shtetformuese që ka vizion të qartë për zhvillimin e vendit dhe sipas tij, ky vendin i Krasniqit shënon një momentum të ri që e rrit PDK-në.

Shkrimi i plotë i Lushtakut:

Në emër tim dhe të strukturave të Partisë Demokratike të Kosovës në Skënderaj, shpreh falënderimin dhe respektin më të lartë për punën, angazhimin dhe lidershipin e treguar nga kryetari i deritanishëm i PDK-së, Memli Krasniqi.

PDK është parti shtetformuese dhe shtetndërtuese, e cila ka vizion të qartë për zhvillimin e vendit prandaj ky vendim i dorëheqjes le të shënojë një momentum të ri i cili e fuqizon, e rritë dhe e unifikon edhe më tepër PDK-në.

Suksese në vazhdimësi, kryetar!

SL

Sveçlës i shkon huq “skena” e fotografimit të aktivistit të LDK-së, PZAP hedh poshtë pretendimin e VV-së se u shkel heshtja zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), lidhur me pretendimet për shkelje të heshtjes zgjedhore gjatë ditës së votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 9 nëntor 2025.

Bëhet fjalë për rastin ku gjatë ditës së zgjedhjeve ministri në detyrë Xhelal Sveçla, e fotografoi aktivistin e LDK,  sepse në xhaketën e tij ai mbante një simbol të LDK-së e më pas e publikoi edhe në rrjete sociale shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Sipas PZAP, LVV kishte pretenduar se aktivisti i LDK-së, Art Mekoja, ishte parë jashtë shkollës fillore “Faik Konica” në Prishtinë, e cila shërbeu edhe si qendër votimi gjatë ditës së zgjedhjeve, duke e konsideruar këtë si shkelje të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Rregullores Zgjedhore nr. 07/2024.

Në përgjigjen e saj, LDK kishte mohuar akuzat, duke sqaruar se ngjarja kishte ndodhur në hapësirë publike, jashtë rrethojave të shkollës, në sheshin “Xhorxh Bush”, dhe se aktivisti ishte thjesht duke pritur kryetarin e partisë në momentin kur ai shkonte për të votuar.

Pas shqyrtimit të ankesës dhe provave të paraqitura, përfshirë video-incizimet e bashkangjitura nga LVV, PZAP ka vlerësuar se nuk ekzistojnë dëshmi të mjaftueshme për të provuar se është kryer shkelja e pretenduar.

“Nga videoja e dorëzuar si provë, nuk vërtetohet se aktivisti i subjektit politik LDK ka kryer veprime që bien në kundërshtim me dispozitat ligjore. Filmimi është bërë jashtë rrethojave të shkollës, në rrugë publike, dhe nuk dëshmon ndonjë aktivitet zgjedhor apo ndërhyrje në procesin e votimit”, thuhet në arsyetimin e vendimit të PZAP-së.

Paneli, i përbërë nga gjyqtarët Kymete Kicaj (kryesuese), Skender Çoçaj dhe Arsim Hamzaj, ka konstatuar se barra e provës bie mbi ankuesin dhe se në këtë rast nuk janë ofruar dëshmi të qarta dhe bindëse për shkelje ligjore.

Sipas ligjit, kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën Supreme të Kosovës brenda 48 orëve nga pranimi i vendimit.

Pas dorëheqjes si kryetar, ja çfarë roli do të ketë Memli Krasniqi brenda PDK-së
Pas dorëheqjes nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka deklaruar se do të vazhdojë angazhimin e tij brenda partisë dhe se nuk do të largohet nga politika aktive.

Në një deklaratë për media, Krasniqi tha se dëshiron të shmangë çdo keqkuptim apo spekulim, duke theksuar se zyrat dhe puna e tij mbeten brenda PDK-së.

“Por, një gjë që me pasë të qartë, që mos me pasë ndonjë spekulim – unë këtu vazhdoj me qenë, edhe zyrat këtu i kam, edhe punën këtu e bëj, edhe angazhimin e kam me i fitu zgjedhjet e me hjek Albin Kurtin prej qeverisë,” deklaroi ai.

Krasniqi shtoi se do të qëndrojë në detyrë deri të hënën si kujdestar i partisë, për të siguruar që procesi i zgjedhjes së kryetarit të ri të zhvillohet pa probleme.

“Normal që do të jem, se më takon me qenë kujdestar dhe me u siguru që procesi të hënën të shkojë si duhet. Besoj që është gjithçka në rregull. I ftoj kolegët dhe anëtarët që i përmbushin kushtet të shprehin vullnetin e tyre, dhe nëse jo, të gjejmë një rrugë të përbashkët me udhëheqësin tonë të ardhshëm,” shtoi ai.

Krasniqi dha dorëheqjen të mërkurën pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së, duke e cilësuar vendimin si “hap reflektimi dhe përgjegjësie” për t’i hapur rrugë një fryme të re brenda partisë.

Ja kur do të zgjidhet kryetari i ri i PDK-së

Kryetari i sapo-dorëhequr i PDK-së, Memli Krasniqi ka njoftuar se ka thirrur Konventën e PDK-së për të hënën, më 17 nëntor, ku do të zgjidhet Kryetari i ri i partisë.

“E di se ajo ditë do të jetë dëshmi e pjekurisë sonë politike, e demokracisë sonë të brendshme dhe e forcës sonë për të ecur përpara,” – deklaroi ai.

Kryetari Krasniqi përmbylli fjalimin e tij me mirënjohje për qytetarët, aktivistët, bashkëpunëtorët dhe familjen e tij: “Unë largohem nga detyra e Kryetarit të PDK-së me paqe, me mirënjohje dhe me krenari. Kam bindjen e thellë se PDK do të mbetet në duar të sigurta – në duar të njerëzve që besojnë, që punojnë dhe që bashkojnë. Kjo nuk është lamtumirë – por vetëm mirupafshim. Sepse kjo është shtëpia ime e dytë, shtëpia ime politike, shtëpia e krenarisë sime jetësore.”

Ai ka bërë të ditur se vendimi nuk lidhet me zhvillimet e fundit politike, por është rezultat i reflektimit për të ardhmen e partisë.

“Ky vendim nuk është i momentit e as i zhvillimeve të fundit. Është reflektim mbi atë se çka i duhet PDK-së në fazën e ardhshme. Nuk është vendim prej lodhjes apo zhgënjimit – por prej dashurisë për partinë time. E bëj këtë me paqe në shpirt dhe me dashuri në zemër. Dashuri për PDK-në. Dashuri për Kosovën”, tha Krasniqi, përcjell Insajderi.