div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged author author-arben-islami author-6 custom-background wp-custom-logo paged-158 author-paged-158 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
“Qyp atje!”, Nezir Kraki reagon pas debatit të nxehtë me Parim Ollurin

 

Një debat i tensionuar në një emision televiziv gati sa nuk ka përfunduar në përleshje fizike mes deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, dhe analistit Parim Olluri.

Debati i cili u shnëdrrua në përplasje verbale mes dyve ka kaluar kufijtë e debatit politik, duke krijuar një atmosferë të nxehtë që kërkoi ndërhyrjen e stafit për të shmangur incidentin.

Pas emisionit, deputeti Kraki ka reaguar në rrjetet sociale, duke publikuar një fotografi me ministrin në detyrë Faton Peci dhe duke shprehur hapur qëndrimin e tij:

“Për Mitrovicën, për Kosovën, kundër bandave dhe komitave me zagarë.

Qyp atje!”, ka shkruar ai në Facebook.

Përditësohen rezultatet e Mitrovicës pas verifikimit të votave në QKN, kjo është diferenca në vota mes Faton Pecit e Arian Tahirit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet për Mitrovicën nga verifikimi i 40 vendvotimeve në Qendrën Komunale të Numërimit.

Nga rezultatet e deritashme, dallimi mes kandidatëve është rreth 400 vota.

Faton Peci i Vetëvendosjes renditet i pari me 51.50% apo 6 mijë e 889 vota, ndërsa Arian Tahiri i PDK’së ka 48.50% apo 6 mijë e 487 vota.

Verifikimi po vazhdon, teksa si process pritet të përmbyllet nesër./Reporteri.net

Gërvalla sulmon T7 dhe analistët duke i dalë krah Krakit: Në mes të llumit tuaj shkëlqen dija dhe dinjiteti i tij

Kryetarja e Listës “Guxo”, Donika Gërvalla ka reaguar pas përplasjes së ashpër të Nezir Krakit me gazetarin Parim Olluri.

Anipse Kraki iu drejtua Ollurit me termin “zagar”, Gërvalla ka zgjedhur ta lartësojë figurën e “profesorit” duke ofenduar Televizionin T7 dhe moderatorin, Leonard Kerquki.

“Televizion rrugaç.. Moderator rrugaç. “Analist” mercenar rrugaç. Por me prof. Nezir Krakin kot e keni. As nuk mateni e as nuk ia dilni dot. Në mes të llumit tuaj shkëlqen dija dhe dinjiteti i tij. Marre ju koftë!”, ka shkruar Gërvalla

Abdixhiku: S’e kam problem bashkëpunimin me asnjë shqiptar që e do Republikën e Kosovës

Deputeti i LDK-së, njëherësh kryetar i kësaj partie, tha se nuk e ka problem të bashkëpunojë me asnjë shqiptar që e do Republikën e Kosovës.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ai u pyet nëse mund të ketë bashkëpunim me Nismën e Fatmir Limajt.

“Na jepni kohë. Nuk kam lajme sot për juve. Natyrisht se nuk përjashtoj asnjë bashkëpunim me askënd që beson në vlerat e LDK-së, ose mund të kemi një rrugë të përbashkët. Duhet analizuar të gjitha çështjet. Fillimisht unë duhet të bëj konsultime brenda partisë. Unë personalisht nuk e kam problem të bashkëpunoj me asnjë shqiptar që e do Republikën e Kosovës, dhe këtë mendësi dua ta ballafaqoj. Me dëshirë do të doja të kisha shumicën veç vet, por nuk e kam”, deklaroi kreu i LDK-së.

Ish-teologia, Maria Lumi flet sërish në TikTok: ‘Po jetoj’

Ish-teologia e njohur, Merjem Lumi, e cila tani ka zgjedhur emrin Maria, ka bërë një tjetër reagim në rrjetet sociale pas vëmendjes së madhe që mori vendimi i saj për të hequr mbulesën.

Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit një video ku shfaqet e buzëqeshur në natyrë, ndërsa era i lëviz flokët, e shoqëruar me një përshkrim të thellë për mënyrën se si po e përjeton këtë fazë të re.

Ajo e nis shkrimin me fjalët “Po jetoj…”, duke e përshkruar veten me “flokë të çmendura nga era” dhe një “buzëqeshje që s’ka frikë nga jeta”.

Mesazhi kryesor i Marisë fokusohet në pranimin e vetes dhe lirinë për të qenë autentike, larg perfeksionit.

“Nuk jam këtu me u duk e përsosur, jam këtu me u duk e gjallë. Me gjithë rrudhat e qeshjes, shiun në xhaketë dhe sytë që s’kanë mësuar kurrë me u fsheh,” shkruan ajo.

Në fund, ajo ndan reflektimin më të fortë, që tingëllon si një përgjigje ndaj çdo komenti apo gjykimi, duke theksuar se zgjedhja e saj është personale dhe nuk dëmton askënd.

“Dhe po buzëqesh, jo se jeta është perfekte, por se unë jam në paqe me veten dhe nuk cënoj askënd me lirinë time,” përfundon Maria. /Prive By Liberta Spahiu

Lushtaku: “Šasha”, mercenare e agjendave serbo-greke të Kurtit dhe Mihalit
Mërgim Lushtaku nga PDK i ka reaguar deklaratës së deputetes, Adriana Matoshi.

Lushtaku deklaroi që fyerjet e deputetes “Šasha”, mercenare e agjendave serbo-greke të Kurtit dhe Mihalit, janë pjesë e një spini medial për ta larguar vëmendjen nga krimet e pushtetit.

I plotë:

Fyerjet e deputetes “Šasha”, mercenare e agjendave serbo-greke të Kurtit dhe Mihalit, janë pjesë e një spini medial për ta larguar vëmendjen nga krimet e pushtetit.

1. Vjedhja e miliona eurove nga rezervat shtetërore, ku janë përfshirë Rozeta Hajdari dhe vetë Albin Kurti.

2. Manipulimi i votave me “Trenin e Kurtit” në Mitrovicë, për të deformuar vullnetin e qytetarëve.

Ndërsa këto skandale shpërthejnë, pushteti dërgon mercenarë për të ofenduar dhe mashtruar publikun.

Shtet i plaçkitur. Pushtet i kapur. Moral i rënë.

Olluri reagon pas debatit eskalues gati në përleshje me Krakin
Është rikthyer pas një pauze disaminutëshe në debatin Pressing në T7, gazetari Parim Olluri, pas një përplasje që pati me deputetin Nezir Kraki.

Me t’u rikthyer në debat, para se të shpjegonte analizën e tij mbi dyshimet për keqpërdorim votash në Mitrovicën Jugore, Olluri tha se ndjen keqardhje ndaj publikut për atë se çfarë ndodhi mes tij e Krakit në Pressing. Por, shtoi se kjo ka ndodhë “për shkak të gjuhës fyese e polarizuese të akterëve të VV-së”.

“Fillimisht ndjej keqardhje ndaj publikut që për shkak të gjuhës polarizuese dhe fyese të akterëve të VV-së, sot shohin pamje që nuk është mirë me i pa. Më vjen keq prej publikut që i kanë pa këto pamje”, tha Olluri në Pressing.

Pamje nga përleshja brutale në Istog, u përdor edhe sëpata – njëri u bë për spital

Janë publikuar pamjet e incidentit që ndodhi sot në Istog, atje ku dy persona u përleshën, e njëri prej tyre pësoi lëndim nga sëpata.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, bëri të ditur se i dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes.

“I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e spitalit rajonal, dhe sipas informacioneve është jashtë rrezikut për jetën. I dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes. I njëjti është i njohur për policinë dhe është në kërkim”, deklaroi Gashi.

 

Eskalon debati në mes Ollurit dhe deputetit të VV-së, Krakit, gati të kaloj në dhunë fizike, ndërpritet emisioni

Në emisionin “Pressing” ndodhi një incident mes Nezik Krakit nga partia Guxo dhe gazetarit Parim Olluri, i cili për pak sa nuk përfundoi në përleshje fizike.

Gjatë debatit të ashpër, Kraki dëgjohet duke i drejtuar Ollurit fjalët “Qyp atje zagar”, pas çka tensionet u përshkallëzuan.

Menjëherë më pas, Olluri shihet duke u ngritur e duke u drejtuar në drejtim të Krakit, ndërsa transmetimi televiziv ndërpritet në atë moment.

VIDEO 

Prokuroria e propozon Kurtin si dëshmitar në gjyqin ndaj Rozeta Hajdarit për rezervën shtetërore

Prokurorët specialë, Valdet Gashi dhe Milot Krasniqi, i kanë propozuar Gjykatës që kryeministri në detyrë Albin Kurti të dëgjohet si dëshmitar në shqyrtim gjyqësor lidhur me skandalin e rezervës shtetërore.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar t’i përgjigjej çdo ftese për të dëshmuar të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë (PSRK) lidhur me rastin “Rezervat shtetërore”.

Kurti ishte ftuar në cilësinë e dëshmitarit, duke qenë se kishte nënshkruar dy vendime që lidhen me ndarjen e mjeteve buxhetore për blerjen e grurit, vajit dhe sheqerit dhe përjashtimin nga procedura e prokurimit publik, thuhet në aktakuzën e publikuar nga “Betimi për Drejtësi”.

“Për ta siguruar dëshminë e dëshmitarit Kurti në këtë çështje penale, prokuroria i ka dërguar atij 3 thirrje të rregullta, e para më datë 11.12.2024 për t’u paraqitur në prokurori më datë 16.12.2024, ora 09:30, e dyta me datë 16.12.2024, për t’u paraqitur në prokurori nga datat 17-20.12.2024, ora 09-16:00, dhe thirrja e tretë, me datë 23.12.2024, për t’u paraqitur në prokurori, me datë 26.12.2024, ora 08:30. Në të tri thirrjet, dëshmitari ka gjetur arsye të ndryshme, për të mos u paraqitur në prokurori, për të cilat është njoftuar në kohë edhe gjykata”, thuhet në sqarimet e aktakuzës.

Por, prokurorët specialë i ishin drejtuar Gjykatës Themelore në Prishtinë me kërkesë për lëshimin e urdhrit për paraqitjen e dëshmitarit me detyrim dy herë radhazi, të cilat ishin miratuar nga ana e gjykatës.

Mirëpo, Kurti sërish nuk i ishte përgjigjur as këtyre ftesave. Në anën tjetër, bazuar në mospërgjigjen e ftesës së parë me detyrim, gjykata kishte shqiptuar gjobë ndaj kryeministrit Kurti.

“Më datë 13 mars 2025, dëshmitari Albin Kurti kishte parashtruar ankesë ndaj Vendimit të gjykatës për shqiptimin e gjobës për shkak të mosparaqitjes në prokurori. Më datë 24 mars 2025, Kolegji penal i Gjykatës Themelore në Prishtinë, kishte nxjerrë aktvendim me të cilin ishte refuzuar ankesa e dëshmitarit ndaj vendimit për shqiptimin e gjobës për shkak të mosparaqitjes në prokurori sipas urdhëresës së gjykatës”, thuhet në aktakuzë.

Duke u bazuar në këtë, prokurorët specialë Valdet Gashi dhe Milot Krasniqi i kanë propozuar gjykatës që kryeministri Kurti të dëgjohet si dëshmitar në shqyrtim gjyqësor.

Për rastin e “Rezervave shtetërore”, PSRK-ja ka ngritur aktakuzë ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, si dhe ndaj ish-zëvendëssekretarit të MINT, Irfan Lipovica, si dhe drejtori i Departamentit të Rezervave Shtetërore në MINT, Hafiz Gara, për kryerjen e veprave penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe për “Zbulim të fshehtësisë zyrtare”. Ndërsa, afaristi Ridvan Muharremi akuzohet për kryerjen e veprës penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Hajdari, Lipovica dhe Gara akuzohen se gjatë muajve shkurt – mars të vitit 2022, në bashkëkryerje kanë keqpërdorur detyrat zyrtare me qëllim përfitimi pasuror për persona të tjerë dhe shkaktimi të dëmit ndaj buxhetit të Republikës së Kosovës.

“Si rezultat i veprimeve të të pandehurëve, i është shkaktuar buxhetit të shtetit dëm prej 2,912,134.78 euro”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Ata akuzohen gjithashtu se, pa autorizim, kanë zbuluar fshehtësinë zyrtare. Hajdari bashkë me dy zyrtarët akuzohet se ka zbuluar sekrete shtetërore tek biznesmeni Muharremi, ashtu që i kanë treguar vendndodhjen e rezervës.

“Edhe pse kanë qenë në dijeni se vendndodhja e rezervave shtetërore përbën sekret shtetëror, sipas Ligjit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, ata me dashje ia kanë vënë në dispozicion këtë informacion të pandehurit R.M. Ndërkaq, i pandehuri R.M. akuzohet se u ka krijuar kushte të tjerëve për kryerjen e veprës penale, duke ndërmjetësuar dhe negociuar drejtpërdrejt, si dhe duke propozuar e rekomanduar përzgjedhjen e operatorëve ekonomikë në emër të rezervave shtetërore”, thuhet në njoftim.

Pas ngritjes së aktakuzës, Hajdari ka thënë se ndihet krenare për punën në ministri.

“Unë ndihem krenare për punën që kam bërë si ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në kohën më të vështirë – sigurimin e rezervës shtetërore të mallrave, me produktet esenciale për jetesë, në kohën kur ishim të pambrojtur, gjatë muajve shkurt dhe mars 2022″, ka shkruar ajo.