div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged author author-arben-islami author-6 custom-background wp-custom-logo paged-168 author-paged-168 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Kurti flet për herë të parë: A do të ketë Qeveri Konjufca?

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar para mediave se s’i rekomandon zgjedhjet e reja.

Kurti tha se duhet ketë Kurti 2.5 deri në dhjetor ose Konjufca 1 deri në prill.

“Ka ngelur edhe 10 ditë, mandati i është dhënë nga presidentja Osmani Konjufcës, ne urojmë për më të mirën. Ritheksojmë se nuk mendojmë që është punë e meçme të shkojmë të zgjedhje në dhjetor dhe sërish në prill, deputetët janë para përzgjedhje ose Kurti 2.5 deri dhjetor ose Konjufca 1 deri në prill, por pa asnjërën prej tyre duhet të përcaktohet prej njërën prej tyre”, tha Kurti.

Këtë deklaratë Kurti e bëri gjatë vizitës së tij në Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë.

Flet Ardian Gjini për mundësinë që të marrë drejtimin e AAK-së pas Haradinajt

Ardian Gjini nga AAK-ja ka triumfuar në garën e balotazhit në Gjakovë, duke mposhtur kandidatin e LVV-së, Ardian Gola.

Sot, ai ka folur për herë të parë në një intervistë për gazetaren Gremisa Latifi në emisionin “Kosova Today” të Klan Kosovës.

Gjini u pyet lidhur me spekulimet që e përmendin si të mundshëm pasardhës të Ramush Haradinajt në krye të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, nëse Haradinaj vendos të tërhiqet nga politika.

“Duhet me pa, ne zgjedhjet në Aleancë i kemi në vitin që po vjen, 2026, diku në mars besoj fillojmë, nuk mundem me ditë saktë tash”, tha Gjini, duke theksuar se është shumë herët për të dhënë një përgjigje për këtë çështje. /Klankosova.tv

Dramë e re në internet mes Xhenetës dhe Eglit

​Një dramë e re ka ‘shpërthyer’ këto ditë në rrjetet sociale, duke vënë përballë dy ish-banore shumë të njohura të “Big Brother”. Bëhet fjalë për Xheneta Fetahun, ish-konkurrente e “Big Brother VIP Kosova 3”, dhe Egli Takon, ish-banore e “Big Brother VIP Albania 4”.

​Shkak janë bërë disa poza të fundit të Xhenetës, të cilat sipas fansave të shumtë të Eglit, janë një “kopjim” i qartë i pozave karakteristike të Takos. Kjo ka sjellë një lumë komentesh dhe akuzash në drejtim të Fetahut.

​Interesante është se të dyja vajzat janë aktualisht pjesë e programit “E Diell” në Top Channel, megjithëse angazhohen në rubrika të ndara. Ky fakt e bën “përplasjen” e tyre virale edhe më të komentuar.

​E vënë përballë këtyre akuzave, Xheneta ka vendosur të mos heshtë. Përmes një Story në Instagram, ajo ka reaguar ashpër, duke hedhur poshtë të gjitha zërat. Ajo ka publikuar një kolazh me fotot e saj dhe ka shkruar:

​“Duket se edhe pozat qenkan pronë tashmë 🙄

6+ muaj që bëj foto kështu, por hajt se është ‘coincidence’.

S’blej komente, s’krijoj fake account-e dhe s’merrem me askënd.

Mos më përfshini në dramën tuaj, unë s’kam nevojë për llogari fake për të ekzistuar. Puçi puçi”

​Mesazhi i saj është i qartë: së pari, ajo mohon të jetë kopje duke thënë se ka më shumë se 6 muaj që përdor këto poza, dhe së dyti, u dërgon një “thumb” të qartë akuzuesve, duke lënë të kuptohet se nuk ka nevojë për drama apo llogari false për të tërhequr vëmendje. /Prive By Liberta Spahiu

Vjen reagimi i Bedri Hamzës pas fitores së Faton Pecit në Mitrovicë

Bedri Hamza ka falënderuar mbështetësit e Arian Tahirit për garën e balotazhit të zhvilluar dje.

“Ju falënderoj që na mbështetët dhe besuat në kandidatin tonë. Falënderoj gjithashtu secilin aktivist të PDK-së që kontribuoi në këtë fushatë të bukur dhe të respektueshme.

Edhe pse nuk e arritëm rezultatin e dëshiruar në garën për kryetar, e vlerësoj lartë ekipin për punën dhe përkushtimin e treguar. PDK-ja ka dalë partia e parë me numër të votave dhe me numër të asamblistëve në Mitrovicë.

Ndërsa, Ariani ka dëshmuar se integriteti, kultura dhe përkushtimi janë themeli i politikës së ndershme”, shkruan Hamza.

Hamza i ka uruar fitoren Faton Pecit.

“Z. Peci ia uroj fitoren dhe i dëshiroj suksese në shërbim të Mitrovicës dhe të qytetarëve tanë.

Ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim dhe përgjegjësi për të ardhmen e Mitrovicës dhe Kosovës”, shkruan Hamza.

Ramush Haradinaj drejt përfundimit të karrierës politike? Ja kush pritet të zëvëndësoj

Fitorja e Ardian Gjinit në Gjakovë ndaj kandidatit të LVV-së, Ardian Gola, ka qenë temë diskutimi në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.

Sipas gazetarit Vullnet Krasniqi, ky rezultat nuk është vetëm fitore lokale, por mund të shënojë edhe një fazë të re brenda Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Krasniqi deklaroi se, sipas informacioneve të tij, kreu i AAK-së Ramush Haradinaj nuk pritet të vazhdojë angazhimin e tij politik pas këtij cikli zgjedhor.

Në këtë situatë, sipas tij, Ardian Gjini shihet si figura që mund ta udhëheqë partinë në të ardhmen.

“Me sa kam dëgjuar, Ramush Haradinaj nuk do të jetë pas këtyre zgjedhjeve i angazhuar politikisht. Kështu e kam dëgjuar një deklaratë. Dhe unë mendoj që Gjini është i vetmi në AAK që mund ta çojë këtë parti drejt pragut ose drejt Kuvendit në zgjedhjet e ardhshme”, tha Krasniqi./ Klankosova.tv

 

Fitorja në Mitrovicë, Peci eskalon në lavdata ndaj Kurtit: I ndershëm, trim, sypatrembur…

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka eskaluar në lavdata ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, pas fitores së kësaj komune.

Peci ia ka atribuar një pjesë të madhe të fitores së Kurtit, ku ka theksuar “virtytet” e shefit të tij, shkruan Insajderi.

“Falënderim i veçantë për Kryeministrin Albin Kurti për mbështetjen dhe besimin gjatë gjithë këtij rrugëtimi. Shembull i njeriut të drejtë e trim, i ndershëm e sypatrembur, që i doli zot Mitrovicës dhe Republikës, nuk u tërhoq përballë kërcënimeve, shantazhit e presioneve të padrejta, goditi në rrënjë kontrabandën, krimin, strukturat paralele dhe të gjitha padrejtësitë e grumbulluara me vite, duke i kthyer qytetarëve besimin, sigurinë dhe dinjitetin, e Mitrovicës madhështinë e krenarinë”, thuhet ndër të tjera në reagimin e tij.

Ndër të tjera, Peci ka thënë se do të jetë kryetar i të gjithëve dhe se do të ketë “projekte konkrete, në infrastrukturë, arsim, shërbime cilësore dhe hapësira të denja për jetën e përditshme”.

Sveçla për humbjen në Prishtinë: Askush nuk është fitues, humbësi më i madh është qytetari

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë, duke e vlerësuar pjesëmarrjen dhe rezultatin e Lëvizjes Vetëvendosje si më të mirin ndonjëherë në nivel lokal, ndonëse, siç tha ai, pritjet kanë qenë më të mëdha

.Ai komentoi edhe rezultatin në kryeqytet, duke thënë se “në Prishtinë askush nuk është fitues, ndërsa humbësi më i madh është qytetari”.

Dje u zhvillua dhe u përmbyll me sukses procesi i raundit të dytë zgjedhor ku qytetarët patën mundësinë të zgjedhin udhëheqjen e komunave të tyre. Lëvizja VETËVENDOSJE! doli shumë më mirë se gjitha herat në zgjedhje lokale. Patjetër që pritshmëritë tona, me të drejtë ishin më të mëdha. Nëpër disa komuna na duhet punë më e madhe, e në disa më shumë qartësim të konceptit kundrejt votuesit.

Është e qartë se në Prishtinë askush nuk është fituesi ndërsa humbësi më i madh është qytetari i saj. Lëvizja VETËVENDOSJE! humbi jo nga shpalosja apo bashkimi i ideve por nga koalicioni i pazareve të llojeve e niveleve të ndryshme. Koalicioni LDK-PDK-AAK, oligarkë e disa kuazimedia do ti kushtojë më së shumti qytetarit.

Mbetet që angazhimi ynë të minimizoj dëmin e zvogëloj çmimin gjithmonë në të mirë të qytetarit e shoqërisë.

Të dashur aktivistë dhe qytetarë,

Ju faleminderit përzemërsisht për punën e palodhshme dhe besimin që na e keni dhënë. Vazhdojmë përpara dhe gjithmonë bashkë.

Ps.Janë disa që edhe kur bëjnë shkelje, luajnë viktimën. Ata që më njohin, e dijnë shumë mirë se edhe kur kam qenë Drejtor i Inspeksionit, edhe si Deputet e tash Ministër, e mbi të gjitha gjithmonë si aktivist, unë kam reaguar ndaj shkeljeve e padrejtësive. Kështu do të vazhdoj, drejt dhe me shumë punë”, ka shkruar Sveçla.

I mituri e rrah nënën, arrestohet nga policia

Një rast i pazakontë dhune në familje është raportuar dje në Gjakovë, ku një i mitur ka ushtruar dhunë fizike dhe verbale ndaj nënës së tij.

Sipas burimeve të sigurta nga Gjakova, më 09 nëntor 2025, rreth orës 11:30, në rrugën “Nënë Tereza”, është raportuar se i dyshuari B.G. kishte kapur për mjekre nënën e tij, A. K dhe e kishte ofenduar me fjalë fyese, pa i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima ka refuzuar ndihmën mjekësore dhe gjithashtu ka refuzuar strehimin, duke deklaruar se nuk ka nevojë për mbrojtje, pas çka është kthyer në banesën e saj.

I mituri është proceduar në prezencë të avokatit dhe punonjëses sociale, ku ka mohuar veprën që i vihet në barrë.

Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar për të mitur, është urdhëruar ndalimi i tij për 24 orë, ndërsa rasti është inicuar si “Dhunë në familje” dhe vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Gjykata merr vendimin për Fatmir Shehollin

Fatmir Shehollit iu është caktuar masa e paraburgimit edhe për dy muaj.

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej dy muajsh Shehollit, të dyshuar për spiunazh.

Lajmin për Gazetën Insajderi e ka bërë të ditur zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.

“Referuar kërkesës suaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit F. SH., gjyqtari i procedurës paraprake pas shqyrtimit të kërkesës, më 07 nëntor 2025 përmes aktvendimit ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që atij i është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj”, ka thënë ajo.

Dejona Mihali “rrit” shpresën, thotë se s’do të jetë larg dita kur do të ketë transformim progresist në Kosovë

Koordinatorja e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, e ka “rritur” shpresën për qytetarët e Kosovës.

Mihali me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ thotë se s’do të jetë larg dita kur Kosova do të përjetojë transformim progresist falë VV’së, shkruan Insajderi.

Lëvizja VETËVENDOSJE! garon për të katërtën herë në zgjedhje lokale. Me 2013 fitoi 1 Komunë Më 2017 i fitoi 3 Komuna. Me 2021 i fitoi 4 Komuna. Dhe sivjet me 2025 i fitoi 7 Komuna.

Lëvizja VETËVENDOSJE! është forcë e re dhe gjithë të ardhmen e ka përpara. Nuk do të jetë larg dita kur në Komunat e Kosovës transformimi progresist të jetë masiv dhe kudo“, shkroi Mihali.