div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged author author-arben-islami author-6 custom-background wp-custom-logo paged-177 author-paged-177 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Djali i rrah prindërit dhe i largon nga shtëpia

Një person është arrestuar në Drenas pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht prindërit e tij e më pas i ka larguar nga shtëpia.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Gllogoc 07.11.2025 – 20:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht prindërit e tij të cilët edhe i ka larguar nga shtëpia”.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, tha policia në raportin 24-orësh.

Turqia lëshon urdhërarrest për Netanyahun

Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit lëshoi këtë të premte një urdhër-arrest për 37 persona ku mes tyre edhe për kryeministrin Izraelit Benjamin Netanyahu nën akuzën e kryerjes së gjenocidit ndaj popullit palestinez përgjatë luftës dy vjeçare në Rripin e Gazës.

Vendimi erdhi pas një padie të paraqitur nga Dhoma e Avokatëve të Stambollit, e cila akuzoi Izraelin për vazhdimin e krimeve kundër njerëzimit dhe të krimeve të luftës, pavarësisht nënshkrimit të një marrëveshjeje për armëpushim.

Në padinë e saj, Dhoma e Avokatëve thekson se Izraeli ka kryer “vrasje masive ndaj fëmijëve dhe grave të pafajshme, shkatërrim të mjedisit dhe mizori ndaj Gazes”.
Sipas deklaratës, “shteti i Izraelit përbën një kërcënim jo vetëm për popullin palestinez, por për gjithë njerëzimin”, duke kujtuar se vetëm gjatë dy viteve të fundit ka kryer sulme në Liban, Siri, Tunizi, Iran, Katar, Jemen, Irak, Maltë dhe Egjipt.

Në dokumentin e paraqitur si provë përfshihen disa raste të rënda, përfshirë atë të një vajze palestineze vetëm 6 vjeçe, e cila – sipas raportit – është qëlluar për vdekje me 335 plumba nga ushtarë izraelitë.
Po ashtu, përmendet bombardimi i Spitalit të Miqësisë Turko-Palestineze dhe “krimet e kryera ndaj aktivistëve të flotës humanitare Global SUMUD” në tetor.

Presidenti Turk Rexhep Taip Ergogan ka akuzuar vazhdimisht Izraelin për kryerje te gjenocidit ne Rripin e Gazes ndërsa ka deklaruar se bota kishte mbyllur syte ndaj krimeve te njerezimit qe po kryheshin ndaj palestinezeve.

Vitin e kaluar, Turqia iu bashkua padisë së ngritur nga Afrika e Jugut kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, duke e akuzuar atë për gjenocid. Një armëpushim i brishtë është në fuqi në territorin e shkatërruar palestinez që prej 10 tetorit, si pjesë e planit të paqes rajonale të presidentit amerikan, Donald Trump.

S’përmbahet Berisha: Albin Kurti ka probleme psikike, ma kanë thënë psikologë

Deputetit të PDK-së, Hisen Berisha ka adresuar kritika të ashpëra ndaj kreut të VV-së, Albin Kurti, pas propozimit të Glauk Konjufcës për mandatar të dytë për kryeministër, duke ia rikujtuar deklarimin e famshëm “më provoni” i cili erdhi si ftesë për ta dëshmuar nëse i njëjti i ka apo jo votat për Qverinë Kurti 3, raporton GazetaDemos.

Si rrjedhojë e këtij dështimi, Berisha thotë se Kurti manipuloi e mashtroi duke shtuar se i ka probleme psikike, akuzë për të cilën thotë se e bazon në deklarimet që psikologët e sociologët ia kanë thënë atij.

“Ështe njeri që jeton në “Psychology fantastica”. Ky e ndërton një të vërtetë të vetën, sepse ka probleme psikike, këtë do ta dëshmojnë vitet e ardhshme, por kur e thua tani ai është në pushtet dhe njerëzit e shohin me tjetër sy, por unë e shoh në syrin që ma thonë edhe psikologët, sociologët”.

“Janë akuza të mira, dhe është mirë këtë njëri me e kfjell dhe këtë njeri me e liru nga pushteti, me e shpëtu edhe atë edhe Kosovën prej tij”, tha Berisha në Kanal10.

“Takim sekret” në kulmin e zgjedhjeve: LDK dhe PDK bashkohen në Prishtinë para balotazhit
Pak para ditës së zgjedhjeve komunale të balotazhit në Prishtinë, LDK dhe PDK kanë realizuar takim.

Takim ky i mbajtur midis kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut dhe atij të PDK-së, Memli Krasniqi, bëjnë të ditur burime të Tëvë1 brenda këtyre dy partive.

Pjesë e takimit bëhet se ditur se kanë qenë edhe Përparim Rama e Uran Ismaili.

Pas këtij takimi, i cili është mbajtur në një nga restaurantet në kryeqytet, dega e PDK-së në Prishtinë ka mbajtur mbledhje, ku Tëvë1 ka siguruar fotografi nga takimi i mbajtur në orët e vona të së premtes.

Tëvë1 ka kontaktuar për të marrë një konfirmim nga vet kryetari Perparim Rama dhe nga PDK-ja por nuk janë përgjigjur. /teve1.info/

Buzhala i bindur se Rama e fiton Prishtinën : Është rritur shumë politikisht në këtë fushatë

Gazetari, Berat Buzhala thotë se në bazë të tij, postin për të parin e Prishtinës do ta fitojë Përparim Rama, kryetari aktual i kryeqytetit.

Në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës, Buzhala thotë se Rama e ka befasuar nga, siç e quan ai, lidershipi i mirë që ka treguar, dhe krijimit të marrëveshjeve politike jashtë Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Ky i ka grah vet, dhe besoj se do t’i shpaguhet kjo gjë. Domethënë për mua, Përparim Rama si menaxher le ta vlerësojnë qytetarët, politikisht është rritur shumë në këtë fushatë”, tha ai.

Duda Balje tregon se a do ta votojë Glauk Konjufcën për kryeministër

Deputetja boshnjake Duda Balje ka deklaruar se nuk do ta mbështesë Glauk Konjufcën,  mandatarin e dytë nga Lëvizja Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës.

Marrëveshje me VV-në, kjo parti konfirmon votën për Konjufcën

Në një lidhje direkte në emisionin Debat Plus, Balje theksoi se qëndrimi i saj nuk ka ndryshuar.

“Kjo çështje ka qenë shumë e qartë edhe pas takimit me Presidenten. Krejt partitë janë deklaruar kundër dhe nuk varet nga ne, pasi ne jemi vetëm dy deputetë të komuniteteve. Nuk kam asnjë arsye për ta përkrahur. Edhe punëtorët që kam pasur nuk janë më në punë, dhe në kontaktin e fundit me një funksionar të Vetëvendosjes, i cili e ka thirrur zëvendësin tim, është thënë: ‘Këtu përfundon bashkëpunimi’. As ata nuk duan të bashkëpunojnë me mua. Unë nuk e jap përkrahjen,” u shpreh Balje.

Ajo gjithashtu theksoi se nuk ka pasur asnjë thirrje për ta votuar Glauk Konjufcën.

TË NGJASHME:

Marrëveshje me VV-në, kjo parti konfirmon votën për Konjufcën

“Motra pa vëllezërit t’i vriteshin, po përshëndetej më nënën”, detaje nga krimi në Malishevë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Astrit Isufit, i cili dyshohet se më 6 nëntor në fshatin Golluboc të Malishevës, ka privuar nga jeta dy vëllezërit e bashkëshortes së tij, Naim e Driton Morinën.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se Astrit Isufi ka shkuar në shtëpinë e tyre me qëllim që të marrë bashkëshorten dhe fëmijët e tij, të cilët ndodheshin aty për ceremoninë e varrimit të babait të saj.

Gjatë largimit nga shtëpia, siç thuhet në njoftimin e Prokurorisë, ka pasur një fjalosje midis Astrit Isfuit dhe viktimave, pas së cilës i pandehuri ka nxjerrë armën e zjarrit, pistoletë të tipit TT, dhe ka shtënë disa herë në drejtim të tyre duke u shkaktuar plagë fatale në pjesë vitale të trupit.

Naim dhe Driton Morina janë dërguar në QKMF Kijevë, por mjekët kanë konstatuar se ata kanë arritur pa shenja jete. Pas ngjarjes, i dyshuari është larguar nga vendi i krimit, por është arrestuar një ditë më vonë ( 7 nëntor) nga organet e rendit.

Hetimet në lidhje me rastin janë në vijim, ndërsa Prokuroria ka theksuar se do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për zbardhjen e plotë të këtij rasti tragjik.

“I pandehuri me inicialet A.I., më datë 06.11.2025 rreth orës 11:25 min, në fshatin Golluboc – Komuna e Malishevës, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerët D.M., dhe N.M., që të dy nga fshati Golluboc – Komuna e Malishevës, në atë mënyrë që i pandehuri si dhëndër i familjes së tani të ndjerëve D.M., dhe N.M., shkon në vendin e cekur më lartë, tek shtëpia e të ndjerëve për ta marr bashkëshorten I.M., dhe fëmijët, e cila ndodhej tek familja e saj me rastin e varrimit të babait, e ku për këtë ceremoni varrimi kishin ardhur edhe tani të ndjerët D.M., dhe N.M., e si shkak i problemeve dhe dhunës së ushtruar ndaj motrës së tani të ndjerëve, gjatë largimit nga shtëpia e këtyre të fundit, në rrugë fillon një fjalosje në mes tyre e në momentin kur dëshmitarja I.M., përshëndetet me nënën e saj e del jashtë dyerve të oborrit në rrugë vëren të pandehurin – bashkëshortin e saj duke shtënë disa herë me armë të llojit Pistoletë TT në drejtim të vëllait të saj tani të ndjerit D.M., e më pas shtënë po ashtu disa herë në drejtim të vëllait tjetër të saj tani të ndjerë N.M., të ndjerët D.M., dhe N.M., nga plagët e marra në pjesë vitale të trupit mbesin të shtrire përtokë, i pandehuri hedh pistoletën dhe largohet në drejtim të panjohur, ndërsa viktimat dërgohen në QKMF Kijevë pa shenja jete, të nesërmen i pandehuri arrestohet”, thuhet në njoftim.

Kërkohet paraburgim për dorasin e vrasjes së trishtueshme në Golluboc të Malishevës

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka marrë aktvendimin për nisjen e hetimeve ndaj të pandehurit Astrit Isufi, dhe ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore Gjakovë për caktimin e masës një muaj paraburgim, raporton KosovaPress.

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri më 6 nëntor 2025, rreth orës 11:25, në Golluboc të Malishevës, me dashje ka privuar nga jeta D.M., dhe N.M., që të dy nga fshati Golluboc, në atë mënyrë që i pandehuri si dhëndër i familjes shkon te shtëpia e tyre për ta marrë bashkëshorten I.M. dhe fëmijët, të cilët ndodheshin  te familja e tyre me rastin e varrimit të babait, e ku për këtë ceremoni varrimi kishin ardhur edhe D.M. dhe N.M.

Për shkak të problemeve dhe dhunës së ushtruar ndaj I.M., gjatë largimit nga shtëpia e këtyre të fundit, në rrugë fillon një fjalosje në mes tyre e në momentin kur I.M., përshëndetet me nënën e saj e del jashtë dyerve të oborrit në rrugë vëren bashkëshortin e saj duke shtënë disa herë me pistoletë TT në drejtim të vëllait të saj D.M., e më pas edhe në drejtim të N.M.

D.M. dhe N.M., nga plagët e marra mbesin të shtrire përtokë, i pandehuri hedh pistoletën dhe arratiset në drejtim të panjohur, ndërsa viktimat dërgohen në QKMF Kijevë pa shenja jete.

Astir Isufi është arrestuar më pas nga policia në një shtëpi të braktisur, ku ishte fshehur pasi kreu aktin makabër.

Ai akuzohet se ka kryer veprat penale vrasja e rëndë dhe mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

I pandehuri që nga sot me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet në ndalim 48- orësh.

Rritja e pensioneve, vjen njoftimi i rëndësishëm

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se është procesuar grupi i parë i pagesës së njëhershme prej 100 euro për rreth 50 mijë studentë.

Përmes një postimi në facebook, Murati po ashtu ka bërë të ditur se nga java e ardhshme do të ketë rritje të pensioneve bazë nga 120 në 150 euro, duke përfshirë rreth 200 mijë pensionistë në gjithë vendin.

“Njësoj edhe shtesat për fëmijë, nisur nga ky muaj, do të ekzekutohen me rritje prej 50% për rreth 400 mijë fëmijë,” ka shkruar Murati.

 

 

 

Rikthehet teologia Merjeme Lumi, shfaqet pa mbulesë- ky është emri i saj i ri

Një zhdukje e bujshme dhe një rikthim edhe më tronditës, jo ashtu siç e mbajnë në mend ndjekësit.

Tash, pa mbulesë dhe me emrin Maria! Kjo është historia e Merjem Lumit, teologes që dominoi rrjetet sociale shqiptare dhe u largua papritur në vitin 2024.

Pas një periudhe të gjatë heshtjeje, ajo ka vendosur të rikthehet, duke shkaktuar një valë reagimesh në komunitetin e saj.

Arsyeja e largimit? Një stuhi e vërtetë online.

Merjem Lumi u përball me akuza të rënda dhe një përplasje të ashpër publike me imamin e njohur, Ahmed Kalaja, pas disa deklaratave të saj që u bënë virale.

Kjo situatë tensionoi ndjeshëm marrëdhëniet e saj me ndjekësit.

Ndjekësit pretenduan se Lumi kishte përfituar financiarisht nga besimtarët, madje duke arritur të blinte një shtëpi me paratë e tyre.

E gjendur nën këtë presion të jashtëzakonshëm, ajo njoftoi tërheqjen e saj nga skena publike, duke mbyllur një kapitull të rëndësishëm të jetës së saj.

Pas më shumë se një viti heshtjeje të plotë, kur shumë menduan se ajo ishte larguar përgjithmonë, ndodhi kthesa.

Merjem Lumi, tani e njohur si Maria, ka rikthyer vëmendjen e publikut me një transformim drastik që ka shokuar komunitetin e saj të dikurshëm.

Rikthimi i saj në rrjetet sociale ka sjellë një debat të ri, pasi ajo ka hequr mbulesën islame dhe ka adoptuar një identitet të ri.

Ky ndryshim rrënjësor ka rihapur diskutimet mbi rolin e saj si teologe dhe figurë publike, duke e bërë atë sërish qendër të vëmendjes.

Rrugëtimi i Merjem Lumit ishte unik dhe ndryshe, duke reflektuar tensionet dhe sfidat e jetës së saj në një shoqëri që shpesh është e ndarë në çështje të besimit dhe identitetit.

Kjo histori e saj është një shembull i qartë i ndikimit të mediave sociale në jetën personale dhe publike të individëve.

Për më shumë ua tregon video e mëposhtme! /Prive By Liberta Spahiu