Qendërmbrojtësi Lumbardh Dellova do të jetë mungesa tjetër e Kombëtares së Kosovës në ndeshjen finale të ‘play-off’-it ndaj Turqisë.
Kombëtarja e Kosovës mposhti Sllovakinë në udhëtim me rezultat 4-3 duke siguruar finalen e madhe për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Në këtë finale të ‘play-off’-it, “Dardanët” do të luajnë ndaj Turqisë në stadiumin Fadil Vokrri, të martën, më 31 mars, nga ora 20:45.
Megjithatë, kjo ndeshje nuk do të jetë aspak e lehtë për ekipin tonë kombëtar, pasi listës së mungesave i është shtuar edhe një lojtar.
Bëhet fjalë për mbrojtësin Lumbardh Dellova, i cili pas ndëshkimit me karton të verdhë ndaj Sllovakisë, ka plotësuar numrin e kartonëve.
Përveç Dellovës, Foda nuk do të mund të llogarisë as në shërbimet e qendërmbrojtësit Amir Rrahmani dhe mesfushorit Leon Avdullahu. Të dy nuk janë grumbulluar për shkak të lëndimeve.
Gjatë seancës së sotme gjyqësore për rastin tragjik të vrasjes së Liridona Ademajt në Gjykatën Themelore në Prishtinë, njëri nga të akuzuarit, Kushtrim Kokalla, dha detaje për komunikimin me Naim Murselin në natën e ngjarjes.
Kokalla deklaroi se menjëherë pasi u kuptua për vrasjen, Naim Murseli i kishte thënë: “E kreva punën”.
Ai tregoi para trupit gjykues se ishte ndjerë i befasuar dhe i shqetësuar nga kjo deklaratë.
Kokalla shtoi se i kishte përgjigjur Naimit: “Mos më fol për kësi gjëra mua, as nuk më ka interesuar”.
Rasti penal për vrasjen e Liridona Ademajt ka prekur fundin
Më datë 17 prill do të jepen fjalët përfundimtare.
Sot, para trupit gjykues, ka dëshmuar Kushtrim Kokalla, ndërkaq dje mbrojtjen e tyre e kanë përfunduar të akuzuarit e tjerë, Granit Plava dhe Naim Murseli.
Gjatë dëshmisë së tij para trupit gjykues, i akuzuari Kushtrim Kokalla, ka folur me zë të lartë, kur është pyetur për raportin e Naim Murselit me Liridona Ademaj.
Ai tha se të dyja familjet Ademaj dhe Murseli e kanë ditur që Liridona e Naimi kanë pasur probleme mes vete.
Ai e përmendi se njëra prej arsyeve të këtyre problemeve ka qenë xhelozia.
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj që pritet të mbahet të hënën do të ndajë 500 mijë euro shpërblim për Kombëtaren e Kosovës.
Kjo pas fitores historike 4:3 ndaj Sllovakisë në ndeshjen e mbrëmshme. Kjo u bë e ditur nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.
”Mirëmëngjesi fitues! Me kërkesë të kryeministrit, vendimin për ndarjen e shpërblimit prej 500k euro për fitoren e mbrëmshme të “dardanëve” do ta kemi gati për miratim të hënën në mbledhje të qeverisë”, ka shkruar Murati.
Pas fitores ndaj Sllovakisë, Kosova në finalen e “play-off”-it do të luajë kundër Turqisë.
Ndeshja zhvillohet të martën duke filluar nga ora 20:45
Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë në nëntor të vitit të kaluar kishte miratuar një pako mbështetëse financiare për Kombëtaren e Kosovës.
Kurti në atë mbledhje kishte bërë të ditur se 500 mijë euro do të ndahen për Kombëtaren e Kosovës nëse arrin të kualifikohet kundër Sllovakisë, shkruan Insajderi.
“Një lajm të mirë e kemi për përfaqësuesen tonë në futboll, për djemtë, me të cilët jemi krenarë në çdo ndeshje. Për suksesin historik në këtë fushatë të kualifikimeve në Kupën e Botës 2026, kalimin në fazën e play-off-it, me vendim të qeverisë, sot do të ndajmë 250 mijë euro shpërblim. Në fazën e radhës hyjmë me plot vetëbesim. Besimin tonë në ta, po e shprehim me zotimet tona për ta: Së pari: në rast fitores ndaj Sllovakisë, zotohemi për shpërblim në vlerë prej 500 mijë eurove; Së dyti: Në rast të kualifikimit në Kupën e Botës, zotohemi edhe për 1 milion euro të tjera shpërblim. Përpara Kosovë. Gjithmonë me ty!”, kishte thënë Kurti
Kurti kishte ndarë 250 mijë euro për arritjen historike të kualifikimit në ‘play-off’.
Kosova do të ballafaqohet në Bratislavë për t’u përballur me Sllovakinë, ndërsa në rast fitoreje, ndeshja vendimtare për kualifikim do të zhvillohet në Prishtinë ndaj fituesit të duelit Turqi – Rumani. /
Sot, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka nisur seanca gjyqësore për tre të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, raporton GazetaDemos.
Në këtë seancë janë paraqitur provat e mbledhura nga hetimet e kryera të natës tragjike të 23 nëntorit, 2023.
Në pamjet e publikuara, viktima e këtij krimi, Liridona Ademaj shihet në ulësen e parme të veturës, nga ana e pasagjerit.
Teksa, në ulëset e pasme të veturës, vërehen disa gjësende të fëmijëve.
Në mesin e tyre, gjithashtu vërehet se kishte mbetur edhe një telefon.
Analisti politik i lidhur me Lëvizjen Vetëvendosje, Sadri Ramabaja u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mblidhen në një seancë të jashtëzakonshme dhe të shkarkojnë nga pozita presidenten në largim Vjosa Osmani.
Ramabaja e ka kritikuar Gjykatën Kushtetuese për nxjerrjen e një aktgjykimi konformist dhe “të paguximshëm”.
“Për mua është vendim konformist dhe Gjykata për mua ka bërë kompromis mes të drejtës dhe politike. Në fakt, kemi të bëjmë me një akt anti-kushtetues por pa zë. Gjykata Kushtetuese në pikëpamjen time mbetet një forum i juristëve pa guxim politik dhe konformist deri në skajshmëri dhe me këtë akt ka treguar që ajo vazhdimisht ka mbajtur balanca”, tha Ramabaja të mërkurën në emisionin Debat Plus.
Ai ka vlerësuar se ndonëse Gjykata nuk ka konstatuar shkelje kushtetuese nga presidentja, aktgjykimi është i qartë. Sipas tij, shefja e shtetit ka kryer shkelje me dekretin e nxjerrë për shpërndarjen e Kuvendit.
Kësisoj, ai u ka bërë thirrje deputetëve që të mblidhen urgjentisht dhe të shkarkojnë atë nga pozita.
“Për pikëpamjen time, atë që s’ka guxuar ta bëjë Gjykata do të duhej ta bënte Kuvendi sepse prej ditës së sotme ajo [presidentja, v.j] rikthehet në punë dhe nesër ose pasnesër do duhej ta thërrisnin një seancë të jashtëzakonshme dhe ta shkarkonin presidenten për veprimin e saj anti-kushtetues”, ka thënë anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes.
Ramabaja tha se 61 vota mjaftojnë për shkarkimin e presidentes.
Përballë Kombëtares së Sllovakisë, përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda pritet të hedhë në fushë një formacion të balancuar 3-5-2, që në fazën mbrojtëse shndërrohet në 5-3-2, duke synuar siguri prapa dhe rrezik konstant përpara.
Trajneri gjerman nuk do të bëjë ndryshime të mëdha për ndeshjen e sotme (e enjte) që Kosova do ta luajë në stadiumin “Tehelne pole”, me fillim nga ora 20:45.
Foda do të vazhdojë edhe në këtë ndeshje t’i besojë rreshtimit që e solli deri në play-off, po ashtu edhe lojtarëve që mbajtën barrën kryesore të ekipit kombëtar në kualifikuese
Në portë, besimi i Fodas mbetet te portieri i Sassuolos, Arijanet Muric, i cili pritet të jetë pika kyçe me ndërhyrjet e tij në një ndeshje ku presioni do të jetë i madh.
Reparti mbrojtës përbëhet nga treshja Lumbardh Dellova si gjysmë i djathtë, Kreshnik Hajrizi në qendër dhe Albian Hajdari gjysmë i majhtë, që do të kenë detyrën të mbajnë kompaktë vijën e fundit dhe të ndalin sulmet e vendasve.
Në fazën mbrojtëse, ata do të ndihmohen nga krahët që zbresin prapa, duke krijuar një vijë me pesë lojtarë.
Hajrizi në duel me Muriqin
Në mesfushë, dinamika dhe balanca janë thelbësore. Në krahë pritet të aktivizohen Mërgim Vojvoda dhe Dion Gallapeni, të cilët do të kenë rol të dyfishtë – si në mbrojtje, ashtu edhe në mbështetje të sulmit.
Në qendër, Elvis Rexhbecaj do të jetë shtylla e mesfushës, i ndihmuar nga kreativiteti i Florent Muslijës dhe energjia e Veldin Hoxhës.
Në sulm, dyshja Fisnik Asllani dhe Vedat Muriqi pritet të udhëheqin ofensivën.
Muriqi mbetet pika referente në zonë me forcën fizike dhe lojën ajrore, ndërsa Asllani ofron lëvizshmëri dhe rrezik në hapësira.
Asllani dhe Vojvoda
Ky rreshtim i jep Kosovës fleksibilitet taktik dhe mundësi për të reaguar në çdo moment të lojës. Mbetet të shihet nëse kjo skemë do të jetë çelësi për të thyer Sllovakinë dhe për të hedhur hapin drejt finales.
Formacioni i mundshëm i Kosovës: Muric, Dellova, Hajrizi, Hajdari; Vojvoda, Hoxha, Rexhbecaj, Muslija, Gallapeni; Asllani, Muriqi;
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka vendosur të lërë jashtë listës përfundimtare dy futbollistë para ndeshjes së rëndësishme ndaj Sllovakisë.
Bëhet fjalë për Vesel Demakun dhe Leard Sadriun, të cilët nuk do të jenë pjesë e skuadrës për këtë përballje dhe ndeshjen do ta ndjekin nga tribuna në stadiumin në Bratisllavë.
Ky vendim vjen në prag të një sfide jetike për Kosovën, e cila synon rezultat pozitiv në këtë përballje të rëndësishme.
Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Sllovakisë zhvillohet sonte nga ora 20:45.