div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged author author-arben-islami author-6 custom-background wp-custom-logo paged-194 author-paged-194 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Pësoi kolaps pranë fushës, vdes trajneri i njohur serb
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të hënën mbrëma në futbollin serb. Trajneri i ekipit Radniçki nga Kragujevci, Mladen Zhizhoviq, ka ndërruar jetë pasi pësoi kolaps pranë fushës gjatë ndeshjes me Mladostin në Luçani.

Zhizhoviq u rrëzua në afërsi të fushës në mesin e pjesës së parë dhe u dërgua menjëherë në spital, por mjekët nuk arritën ta shpëtonin. Vdekja e tij u konfirmua vetëm 15 minuta më pas.

I ndjeri ishte 44-vjeçar dhe kishte dy paraqitje me përfaqësuesen e Bosnjë-Hercegovinës gjatë karrierës si futbollist. Ai kishte luajtur edhe për skuadrën e Tiranës në vitin 2010.

Zhizhoviq kishte nisur karrierën si trajner vite më vonë dhe kishte drejtuar disa ekipe në rajon, përfshirë Shkupin gjatë edicionit 2023/2024.

Nuk mund ta besoni sa ka ndryshuar Rifadije Grajçevci

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Rifadije Grajçevci, është rikthyer me një paraqitje të re që ka tërhequr vëmendje.

Ajo ka qenë gjithmonë aktive në muzikë, por jo shumë e pranishme në ekrane gjatë viteve të fundit.

Në pamjet e fundit, artistja shfaqet me një stil të freskët dhe elegant, duke dëshmuar që energjia dhe pasioni për muzikën nuk kanë munguar asnjëherë, sgkruan “Kosovarja”.

Rifadija po sjell së shpejti edhe një videoklip të ri, që pritet të rikthejë nostalgjinë e këngëve të saj tradicionale.

Befason Vehbi Kajtazi: Prokurorët po shantazhohen nga VV-ja – urgjencë që Kurti të largohet nga pushteti

Analisti politik, Vehbi Kajtazi, thotë se Lëvizja Vetëvendosje, në krye me Albin Kurtin, po shantazhon institucionet e shtetit me video komprometuese, me qëllim që t’i kapë ato.

Në “Rubikon” të Klan Kosovës, gazetari tha se këtë akt e kanë kryer ndaj prokurorëve, transmeton Klankosova.tv.

“Tani këta kanë filluar që gradualisht me i kap edhe institucionet e tjera, përfshirë edhe Këshillin Prokurorial. Tashmë kanë arrit njerëzit e vet me i instalu aty, meqë iu është dashur gradualisht me i kap këto institucione, në mënyrë që Prokuroria të mos funksionojë më, madje edhe në forma tepër bizare, siç është shantazhi i prokurorëve të caktuar me video komprometuese”, u shpreh ai.

“Këtë që po e them, nuk po ia fus kot, po e them publikisht”, shtoi tutje ai.

Sipas Kajtazit, me këtë formë të shantazhimit, VV mundohet të kapë çdo institucion.

“Është urgjencë kombëtare, që ky njeri [Albin Kurti], të largohet nga pushteti”, tha analisti.

Lladrovci godet Krasniqin: Kryetari im, gaboi në shumë hapa, ngriti dorën ndaj meje

Ramiz Lladrovci në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka gabuar duke iu referuar zgjedhjeve lokale, përkatësisht Drenasit.

“Kryetari im, që akoma e kam kryetar, Memli Krasniqi, gaboi. Gaboi në shumë hapa, në shumë drejtime. Kur kemi folur për temën e Drenasit, i kam thënë: mos bëj gabime. Kur ka filluar, përveç gabimeve të veta, me zgjeruar rrjetin me njerëz të tjerë për të bërë gabime dhe për t’i shtyrë të tjerët të bëjnë gabime, ta zëmë anëtarët e kryesisë – 26 prej 43-ve – që kanë ngritur dorën kundër një kryetari që ka autoritet, që ka punuar mirë, që ka vlerësime kombëtare e ndërkombëtare”, ka thënë Lladrovci.

“Kjo ka qenë një gjë që ka bërë gabime dhe unë nuk kam qejf ta shoh Partinë Demokratike duke bërë gabime të tilla – një parti shtetndërtuese, shtetformuese, një parti e cila ia ka dhënë mandatin”, ka shtuar ai.

Ai tutje ka thënë se partia nuk duhet të keqpërdoret derisa ka thënë se Krasniqin e kishte mbështetur për të qenë kryetar i partisë.

Lladrovci tutje ka thënë se ishte akuzuar dy herë pse ishte mbetur në ballotazh, po se ‘thikat’ i vinin nga njerëzit të cilët e rrethonin, por që kur i vuri të gjithë ‘përballë’ fitoi pa ballotazh.

Rrëmbimi i qytetarit nga xhandarmëria serbe, reagon edhe Presidentja Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas plagosjes dhe rrëmbimit të qytetarit serb me shtetësi kosovare brenda territorit të Kosovës që ndodhi të shtunën.

Në një postim në ‘Facebook’, Osmani tha se “kjo është edhe një dëshmi shtesë e qasjes së saj hegjemoniste, ku çdo qytetar që guxon të flasë të vërtetën rreth regjimit autokratik të Vuçiqit, sulmohet dhe torturohet në mënyrën më barbare të mundshme.”

 

 

“Bota demokratike duhet të reagojë e të ndalë këto sulme të Serbisë që kanë për qëllim rrezikimin e paqes e stabilitetit në rajonin tonë. Ndërkaq skena politike në Kosovë duhet të veprojë e flasë në një zë në mbrojtjen e Kosovës nga tendenca të tilla.”, tha tutje ajo.

Vdes rapsodi i shquar

Ka vdekur rapsodi i shquar shqiptar, Albert Hasaj nga Kodralia.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari aktual i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Ai ka shprehur ngushëllime për familjene  të ndjerit.

Ramosja tha se Hasaj do të kujtohet gjithmonë për devotshmërinë ndaj artit popullor, për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe për shpirtin e tij fisnik.

“Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Hasaj, të afërmit, miqtë, bashkëfshatarët dhe të gjithë admiruesit e artit të tij. Kujtimi yt do të mbetet i paharruar”, ka shkruar Ramosaj.

Postimi i plotë:

Humb jetën në aksident një 62-vjeçar në Prrenjas

Një 62-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në rrugën Urakë-Katjel, në Prrenjas.

Sipas burimeve të A2CNN, një veturë e tipit “Mercedes-Benz”, e drejtuar nga një 27-vjeçar, përplasi për vdekje 62-vjeçarin, Qani Malo, transmeton Klankosova.tv.

I dyshuari është ndaluar nga policia për veprime të mëtejshme procedurale.

Forcat e Policisë Rrugore të Prrenjasit, po kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Plagosja dhe rrëmbimi i një qytetari nga xhandarmëria serbe, reagon ashpër Sveçla

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pasi xhandarmëria serbe ka plagosur duke tentuar ta vrasë dhe më pas e ka rrëmbyer një qytetar me inicialet M.V, shtetas i Republikës së Kosovës.

Sveçla ka thënë se Serbia po vazhdon me veprimet e saj destabilizuese ndaj Republikës së Kosovës, duke cënuar hapur integritetin territorial, kësah radhe në zonën -0- të kufirit mes nesh, e cila ka prani më të shtuar të KFOR-it.

“Ky është një akt i përsëritur dhe i pandëshkuar. Dy vite më parë pjesëtarë të njësive speciale hynë brenda territorit tonë dhe kidnapuan tre pjesëtarë të policisë sonë, pas kësaj, ndodhi sulmi terrorist në Banjskë. Në anën tjetër është e vazhdueshme politika e terrorit dhe dhunës që ajo ushtron në vazhdimësi me figurat që nuk pajtohen me politikat agresore të Aleksandër Vuçiqit”, ka shkruar ndër të tjera ai.

 

Aksident me fatalitet – humb jetën një person
Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 17:35 në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, në fshatin Vragoli, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës, i cili tha se një këmbësor është goditur nga një motor.

“Rreth orës 17:35, në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, në Vragoli është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet. Sipas informatave fillestare, dyshohet se një këmbësor është goditur nga një motor. Në vendin e ngjarjes mjeku ka konstatuar vdekjen e një personi. Është njoftuar prokurori dhe mjekësia ligjore, ndërsa hetimet janë duke u kryer nga Policia për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë çuar deri te ky aksident tragjik. Policia apelon për kujdes në trafik, respektim të rregullave dhe përshtatje të shpejtësisë në rrugë, veçanërisht kur ka ndryshime atmosferike – reshje dhe dukshmëria është më e kufizuar”, ka thënë Hoxha.

Neda i jep fund martesës 10 vjeçare me Ogrenin

Drama në showbiz! Opinionistja e njohur Neda Balluku ka kërkuar zyrtarisht divorcin nga bashkëshorti i saj, Ogren Balluku, vëllai i ministres Belinda Balluku, duke i dhënë fund një martese dhjetëvjeçare që dikur u konsiderua ndër më të qëndrueshmet e ekranit.

Burime për VoxNews.al bëjnë me dije se kërkesa për divorc është dorëzuar këtë të hënë në gjykatë, pas muajsh të tërë krize mes çiftit.

Romanca e tyre nisi në vitin 2010 brenda shtëpisë së “Big Brother Albania”, ku u njohën si konkurrentë, ndërsa dashuria e ekranit u kthye në martesë në vitin 2015. Nga kjo lidhje kanë dy djem, Serzh dhe Zai dhe vajzën Suzie Ann.

Edhe pse gjithmonë e ka ruajtur privatësinë, Neda pritet të flasë për herë të parë publikisht mbi ndarjen në emisionin “Goca dhe Gra”, ku do të jetë e ftuar nesër.

Një fund i papritur për një histori që nisi para syve të publikut dhe për shumëkënd ishte shembull i dashurisë që i reziston kohës.