Benita i dedikon postim këtij banori të BBVK-së: Të pres me fitore

Pas përfundimit të rrugëtimit të saj në shtëpinë më të famshme, Benita Zena ka vendosur të mos qëndrojë në heshtje kur bëhet fjalë për finalen e madhe.

Ish-banorja ka zbuluar për të gjithë ndjekësit e saj se cili është i preferuari i saj për të rrëmbyer çmimin e madh të këtij edicioni.

Përmes një “Instastory” në llogarinë e saj zyrtare, Benita ka ndarë posterin e votimit për Ludo Lee, duke i bërë kështu thirrje publikut që ta mbështesin atë.

“Të pres me fitore,” ka shkruar ajo e bindur, duke e shoqëruar mesazhin me një emoji trofeu.

Manxhuka “rritet në gradë”, Kurti i jep një post të rëndësishëm në qeveri!

Arlind Manxhuka është emëruar zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, në vend të Përparim Kryeziut, i cili dje është emëruar zv/ministër i Arsimit.

No photo description available.

Manxhuka, i cili njëkohësisht është edhe këshilltar politik në zyrën e kryeministrit, do të kryejë detyrat dhe përgjegjësitë që parashihen me Ligjin për Qeverinë e Republikës së Kosovës, si dhe detyra shtesë të caktuara nga kryeministri.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, në mbështetje të nenit 94 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, duke u bazuar në nenin 9 (1.3), nenin 13 (2 dhe 5) dhe nenin 17 (2) të Ligjit Nr. 08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës, si dhe nenin 24 (1) të Rregullores (QRK) Nr.04/2026 për Fushat e përgjegjësisë administrative të ministrive, nxjerr: Z. Arlind Manxhuka emërohet zëdhënës i qeverisë, i cili njëkohësisht është këshilltar politik i kryeministrit”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Video virale kur Klodit i zihet fryma dhe Elijona nuk ndërhyn, Xheneta Fetahu reagon ashpër ndaj situatës

Një video që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale ka hapur debat mes ndjekësve dhe ka ngritur pikëpyetje rreth një momenti mes Klodit dhe Elijonës.

Në pamje, sipas pretendimeve që po bëhen në rrjet, thuhet se Klodit i zihet fryma, ndërsa Elijona vetëm ia ndryshon pozitën e krahut.

Pas përhapjes së videos, ka reaguar edhe Xheneta përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ajo ka shkruar: “Deri sot s’kam folur kurrë pa fakte se e kam parë live edhe mos më detyroni edhe me orë e sekondë me jua gjetë hala ma t’plotë videon kështu ju puthi fort”.

Zi në familjen e Naser Rafunës, vdes në aksident familjari i tij

Aktori Naser Rafuna ka dhënë lajmin e hidhur për vdekjen në aksident të familjarit të tij, Ngadhënjimit.

Rafuna me anë të një njoftimi në ‘Facebook’ ka bërë të ditur se i ndjeri ka lënë pas vetes gruan me dy djemtë e vegjël.

“Të Allahut Jemi dhe te Ai do të kthehemi .Ngadhënjim,djali i tezës, pas një aksidenti komunikacioni ndërroj jetë duke lënë pas vehtës gruan me dy djemtë e vegjël dhe neve familjarjëve. Na e ka kputë shpirtin Mimi jem”, thotë Rafuna.

Ai ka bërë të ditur më tej se për procedurat e varrimit do të njoftojnë në vijim, meqë i ndjeri jetonte në Zvicër. /Insajderi.org/

 

Akrepat lëvizin një orë para, në këtë ditë ndërrohet ora

Në vitin 2026, kalimi në orën verore do të ndodhë më herët krahasuar me vitin paraprak. Akrepat e orës do të zhvendosen përpara në natën mes së shtunës, 28 mars dhe të dielës, 29 mars.

Një vit më herët, ndryshimi ishte bërë më 30 mars, çka ka ngritur pikëpyetje pse data nuk është e njëjtë çdo vit.

Arsyeja është e thjeshtë dhe lidhet me një rregull të pandryshueshëm të Bashkimit Evropian: ora verore fillon gjithmonë të dielën e fundit të muajit mars, ndërsa ora dimërore rikthehet të dielën e fundit të tetorit.

Meqenëse ditët e javës bien në data të ndryshme çdo vit, ndryshon edhe data konkrete e së dielës së fundit të marsit. Në vitin 2026, e diela e fundit e muajit të tretë bie më 29 mars, prandaj edhe ndryshimi i orës do të ndodhë më herët se një vit më parë.

Në praktikë, në orën 02:00 pas mesnate, akrepat do të zhvendosen në 03:00, çka do të thotë se qytetarët do të humbasin një orë gjumë, por ditët do të zgjasin më shumë.

QKUK vendos tarifë të re: Familjarët duhet të paguajnë 3 euro për çdo 24 orë qëndrimi

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka zyrtarizuar listën e bashkëpagesave për shërbime shëndetësirë të nivelit tretësor, ku ndër pikat që po ngjall më së shumti reagime është ajo për persona shoqërues të pacientëve, shkruan Insajderi.

Sipas një vendimi, saktësisht pika 5 e shtojcës 4 – përcaktohet se dita e qëndrimit në spital për personin shoqërues të pacientit më të vjetër se 15 vjec kushton 3 euro

Kjo tarifë aplikohet për tërë kohën e qëndrimin në spital, pa ndonjë kufizim kohor.

Ndahet nga jeta ish-ushtari i UÇK-së

Ka ndërruar jetë luftëtari dhe invalidi i UÇK-së, Rifat Shala.

I ndjeri gjatë luftës shërbeu në Brigadën 112 “Arben Haliti” të Zona Operative e Drenicës, ku dha kontribut të jashtëzakonshëm për çlirimin e vendit.

Ai ishte pjesë e Brigada 112 “Arben Haliti”, duke u dalluar për përkushtim dhe sakrificë në shërbim të atdheut.

Pas përfundimit të luftës, Shala vazhdoi angazhimin e tij në TMK, duke mbetur gjithmonë në shërbim të vendit.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër (24.02.2026) në ora 13:00, në fshatin Leçinë, komuna Skenderaj.