Ndryshon renditja te Aleanca – këta janë dy deputetët e rinj

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini e anëtari i kryesisë së saj, Daut Haradinaj, kanë refuzuar mandatin e deputetit të fituar nga zgjedhjet e 7 qershorit.

Kreshnik Radoniqi, kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, bëri të ditur se Ardian Gjini e Daut Haradinaj kanë refuzuar mandatin e deputetit.

Në mbledhjen e KQZ-së u vendos që Gjini e Haradinaj të zëvendësohen me kandidatët tjerë në listën e Aleancës që kanë marrë më së shumti vota.

Kësisoj u vendos që mandati i Ardian Gjinit të zëvendësohet me Bekë Berishën, ndërsa në vend të Daut Haradinajt, Aleancën në Kuvend do të përfaqësojë Burim Ramadan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mërkurën bëri edhe certifikimin e rezultatit zgjedhor nga zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *