div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged author author-arben-islami author-6 custom-background wp-custom-logo paged-257 author-paged-257 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Ja nga sa ulëse kanë siguruar partitë në Kuvendin e Prishtinës

Bekim Salihu, analist politikash në Institutin GAP, ka analizuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për Kuvendin Komunal të Prishtinës, duke theksuar se përbërja e re e Kuvendit do ta bëjë të domosdoshëm formimin e koalicioneve për krijimin e shumicës, transmeton IndeksOnline

Sipas tij, Kuvendi i Prishtinës do të ketë këtë përbërje:

LDK – 15 ulëse
PDK – 12 ulëse
VV – 10 ulëse
AAK – 7 ulëse
Feim Kupina – 4 ulëse
Nisma, Guxo dhe PSD – nga 1 ulëse secila

Salihu vlerëson se nëse Përparim Rama (LDK) e fiton garën për kryetar, koalicioni me AAK-në dhe tri partitë e vogla (PSD, Guxo dhe Nisma) nuk do t’i mjaftojë për të arritur shumicën e thjeshtë prej 26 votash. Në këtë rast, Rama do të ketë nevojë për mbështetjen e Feim Kupinës ose për një marrëveshje me PDK-në apo VV-në.

Ndërkohë, nëse Hajrullah Çeku (VV) del fitues, edhe me mbështetjen e Kupinës, AAK-së, Nismës, PSD-së dhe Guxos, nuk do të arrijë shumicën, çka do të thotë se për qeverisje stabile VV-së do t’i duhej mbështetja e PDK-së ose LDK-së.

“Asnjë kryetar komune nuk mund të ndërtojë një qeverisje stabile dhe efektive pa e pasur shumicën në Kuvendin Komunal”, ka theksuar Salihu, duke shtuar se kjo shumicë është thelbësore për miratimin e buxhetit, planeve sektoriale dhe projekteve kapitale.

Analiza e tij nënvizon se përbërja e re e Kuvendit të Prishtinës e bën koalicionin dhe bashkëpunimin politik vendimtar për funksionimin e komunës në mandatin e ardhshëm.

Një kuti pa u mbyllur i gjithë votimi në Gjilan, ky është rezultati

Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, komuna e Gjilanit pritet të shkojë në balotazh, pasi asnjëri nga kandidatët kryesorë nuk ka arritur të sigurojë mbi 50% të votave në raundin e parë.

Me 99.92% të votave të numëruara, Alban Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 49.82% të votave, shumë pranë kufirit për të fituar pa balotazh.

Kandidati i LDK-së, Arbër Ismajli, ndjek me 34.30%, duke u pozicionuar si sfidanti kryesor në raundin e dytë zgjedhor.

Nëse trendi mbetet i njëjtë deri në përfundim të numërimit, Gjilani do të jetë një nga komunat ku gara do të zgjidhet përfundimisht në balotazh, duke vendosur përfundimisht mes dy figurave kryesore të politikës lokale.

Tërmet në Shqipëri

Pak pas mesnatës, dy lëkundje tërmeti me magnitudë 3,9 dhe 4 të shkallës Rihter, janë regjistruar në Jug të Shqipërisë, sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).

Lëkundjet janë ndjerë në disa qytete të vendit, përfshirë Elbasanin, Beratin dhe zonat përreth Skraparit.

Sipas EMSC-së, tërmetet kanë ndodhur në orën 00:58 dhe 00:59, me epiqendër rreth 16 kilometra në jugperëndim të Çorovodës dhe 77 kilometra në jug të Elbasanit.

Thellësia e lëkundjeve ka qenë vetëm 2.5 kilometra, ç`ka e bën tërmetin të klasifikohet si i cekët dhe për rrjedhojë më i ndjeshëm në sipërfaqe.

Tërmeti është regjistruar rreth 104 kilometra larg Tiranës, dhe sipas raportimeve fillestare nga qytetarët në rrjetet sociale, lëkundjet kanë zgjatur disa sekonda, duke shkaktuar shqetësim, por pa dëme materiale apo viktima të raportuara deri më tani.

“Ekspertët sqarojnë se një tërmet me magnitudë 4.0 është i moderuar, por mund të ndjehet qartë në ndërtesa, sidomos kur ndodh në thellësi kaq të vogël. “Tërmetet e cekëta shpesh perceptohen si më të forta nga popullata, edhe nëse magnituda është mesatare”, thuhet në shpjegimin teknik të EMSC.

Përfundon numërimi i votave në Mitrovicë, ky është rezultati

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet përfundimtare në qytetin e Mitrovicës.

Nga 100 % të rezultateve prin kandidati i Vetëvendosjes Faton Peci me 47.96% apo 15,745 Vota.

Pastaj rënditet Arian Tahiri i PDK-së me 47.60% apo 15,629 Vota. Në pozitën e tretë rënditet Gëzim Pllakollli me 3.71%

Peci e Tahiri do të përballen përsëri mes veti në garën e balotazhit me 9 nëntor.

Haradinaj e ofendon Kurtin që nuk mori pjesë në protestë: Mi i vogël, po bën përçarje

Ish-luftëtari i UÇK-së kritikon ashpër kryeministrin e Kosovës dhe vlerëson rolin e Edi Ramës për Kosovën: “Ka bërë 100 herë më shumë për kosovarët.”

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Nasim Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në prag të protestës së organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, që u mbajt pasditën e së premtes në Tiranë.

Gjatë një prononcimi për emisionin “Sot Live në Shqipëri”, Haradinaj akuzoi Kurtin se po krijon përçarje mes shqiptarëve, në një kohë kur, sipas tij, kombi duhet të jetë më i bashkuar se kurrë.

“E kam me debatin me atë njeri që vuan për karrierë dhe për tituj, që në fakt është një egoist në vetvete, sepse nuk ishte as momenti dhe as koha e duhur që ai njeri të krijojë përçarje. Edi Rama ka treguar se ka bërë 100 herë më shumë se ka bërë kosovarët. Edi Rama e ka në Kushtetutë që të mbrojë shqiptarët. Ndërsa Albin Kurti, ai mi i vogël, as detyrimin si qytetar nuk e kryen sot në ditën e protestave, karshi mundit dhe vuajteve që kanë bërë qytetarët për të mbërrijë ai në frontin që gëzon sot”, tha Haradinaj.

Ai e quajti Kurtin “të papërgjegjshëm ndaj sakrificës së qytetarëve”, duke shtuar se kryeministri po vepron për interes personal e jo kombëtar.

Në të njëjtën kohë, Haradinaj vlerësoi kontributin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për Kosovën, duke thënë se Rama ka bërë shumë më tepër se vetë udhëheqësit kosovarë.

“Edi Rama ka treguar se ka bërë 100 herë më shumë se kanë bërë kosovarët. Ai e ka në Kushtetutë që të mbrojë shqiptarët. Ndërsa Albin Kurti, ai më i vogli, as detyrimin si qytetar nuk e kryen sot në ditën e protestave, karshi mundit dhe vuajtjeve që kanë bërë qytetarët për ta sjellë në pozitën që gëzon sot”, u shpreh Haradinaj.

Ish-luftëtari i UÇK-së i bëri thirrje qytetarëve që të jenë të bashkuar dhe të mos bien pre e atyre që kërkojnë përçarje. Ai theksoi se motoja “Liria ka emër” duhet të jetë frymëzimi i çdo proteste dhe bashkimi mbarëkombëtar.

“Qytetarët të jenë sa më unikë dhe mos bien pre e atyre që kërkojnë vetëm përçarje! Motoja duhet të jetë ‘Liria ka emër’, sepse kemi njerëz që po mbahen padrejtësisht në Hagë, ku po iu shkelen të drejtat e njeriut”, theksoi Haradinaj.

Dramë në Rahovec, votat e diasporës e ndryshojnë partinë e dytë për në balotazh

Është përmbyllur procesi i numërimit të votave të diasporës në Komunën e Rahovecit, duke qartësuar garën për balotazh.

Derisa kandidati i AAK-së, Smajl Latifi, e kishte siguruar me kohë kalimin në raundin e dytë, dilema ka qenë se kush do të ishte kandidati i dytë që do ta sfidonte atë.

Rezultatet e diasporës, pas përpunimit të të gjitha 6 vendvotimeve (100%), treguan përparësi të kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Burim Krasniqi, i cili mori 34.92% (433 vota).

Dramë në Rahovec, votat e diasporës e ndryshojnë partinë e dytë për në balotazh - Insajderi - image 185

Pas tij renditet Smajl Latifi i AAK-së me 30.48% (378 vota), derisa Ali Dula i Lëvizjes Vetëvendosje mori 25.24% (313 vota).

Edon Cana i PDK-së ka marrë 9.35% (116 vota).

Pas përfshirjes së votave të diasporës dhe të gjitha qendrave të votimit brenda Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar rezultatet përfundimtare ku:

Smajl Latifi (AAK) kryeson me 37.18% (8,051 vota)
Ali Dula (LVV) renditet i dyti me 23.92% (5,181 vota)
Burim Krasniqi (LDK) ndjek nga afër me 23.58% (5,106 vota)
Edon Cana (PDK) përfundon me 15.32% (3,318 vota).

Numërohen votat e para me postë në Prishtinë, ky është rezultati

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar votat e para të numëruara me postë në Qendrën e Numërimit të Rezultateve për kryetar të komunës së Prishtinës në zgjedhjet e 12 tetorit.

Nga 20 për qind e votave të numëruara, prin kandidati i Vetëvendosjes Hajrulla Çeku me 47.31 për qind ose 88 vota, raporton KosovaPress.

Përparim Rama nga LDK-ja renditet i dyti me 30.65 për qind ose 57 vota. Uran Ismaili PDK ka marrë 30 vota ose 16.13 për qind, Besa Shahini PSD-ja 2.15 për qind ose katër vota, Bekë Berisha AAK 2.15 për qind ose katër vota. Fatmir Selimi, kandidat i pavarur, 1.08 për qind ose dy vota.

Komuna e Prishtinës do të jetë në balotazh më 9 nëntor, pasi asnjëri nga dy kandidatët e parë që kanë marrë më së shumti vota nuk kanë arritur ta kalojnë kuotën prej 50 për qind në raundin e parë.

Në këtë qytet të Maqedonisë së Veriut shkruhet historia, zgjidhet për herë të parë një kryetar shqiptar

Në Komunën e Çashkës është shënuar historia sot nga zgjedhjet lokale të 19 tetorit në Maqedoni të Veriut.

Në një konferencë për media, zëdhënësi i Aleancës Kombëtare për Integrim, Arbër Ademi, ka pohuar se atje për herë të parë është zgjedhur një kryetar shqiptar.

“Sapo më njoftuan bashkëpartiakët është shkruar historia për herë të parë një shqiptar do ta drejtojë Komunën e Çashkës”.

“Pra, Suat Shaqiri është kryetar, në Çashkë shkruhet historia për herë të parë me kryetar shqiptar”, ka thënë Ademi.