Reagon e dashura e Robertit, pas videos virale të tij duke vallëzuar me Santianen

Në dasmën e ish banorëve të BBVK, Ilirianës dhe Adrit morën vëmendje Santiana dhe Robert Berisha.

Kjo me një vallëzim pranë njëri tjetrit, që u bë shpejt viral në rrjete sociale.

Roberti ka reaguar duke thënë se ai vallëzon në të gjitha dasmat që shkon andaj herën tjetër do shkon me të dashurën e tij Anën e do vallëzojnë bashkë.

Këtë postim e ka publikuar edhe Ana në instagramin e saj./InfoKosova/

Shiko foton:

‘Çmendet’ rrjeti, Vesa provokon keq me foton e fundit

Në postimin e saj të fundit në Instagram, Vesa Vllasaliu, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, ka kapur të gjitha vëmendjen me një foto të mrekullueshme brenda Rolls Royce-it të saj.

Ajo shfaqet me një fustan të shkurtër dhe tërheqës, i cili i thekson bukurinë dhe stilin e saj të veçantë. Pas një karriere të suksesshme personalitet publik, Vesa vazhdon të jetë një emër i njohur në kulturën shqiptare.

Me një pozë të relaksuar, e vendosur në një nga makina më luksoze në botë, ajo tregon se çfarë do të thotë të jesh e suksesshme.

“Më mirë këtu n’Rolls Royce se sa këtu n’kamion” – është shkruajtur në përshkrimin e saj, duke sugjeruar një ndjesi të lirshme dhe me humor.

Kjo thënie, duke qenë e ngarkuar me ironinë e saj, ka provokuar shumë komente dhe reagime nga ndjekësit.

Vesa është njohur për stilin e saj të jetesës dhe mënyrën unike se si shpreh veten, dhe ky postim nuk është një përjashtim. Pavarësisht spekulimeve rreth jetës së saj personale dhe romancave të mundshme, ajo e ka mbajtur vëmendjen të fokusuar në karrierën e saj dhe stilin e saj të jetesës luksoze./InfoKosova/

Shiko foton:

Image

Punime në rrjet, KEDS-i tregon zonat që do të jenë pa rrymë sot thuajsë tërë ditën

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se më 16.10.2024 do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.
Si i rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Ky është orari sipas rajoneve:

 

 

Prishtinë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/10kV Koliqi do të ndërprehet:

 

 

Dalja 10kV Keqekolla-Hjakobilla (kodi: 14016004 ) prej orës 10:30 deri në ora 15:00

Vendet: Keqekollë, Prapashticë, Hajkobillë, Dabishevc dhe Mutivodë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive – ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

2.

 

 

Nga TS 35/10kV Besia do të ndërprehet:

Dalja 10kV Prugovc (kodi: 10013012) prej orës 09:00 deri në ora 14:00

Vendet: Barilevë Lecët,Te kanali Besi, Leban te baza 1, Prugovc Extra Dragusha, Leban Dobratiqët, Besi Ambulanca 1, Rimanishta, Betonjerka private Lebanë, Objekti privat Deshishku, Zenit, Jaha Company, Prugovc Zuqollët.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, e daljes 10 [kV] (shtrëngimi i përçuesve, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar), pastrimi i trasesë.

 

 

3.

TS 110/10(20)kV Prishtina 7

Dalja 20 kV  Llapnasella do të ndërprehet ne stabiliment nga ora 10:00 deri 13:00

Pa tension mbesin këto Nenstacione   NS  20/0.4[kV]:

 

 

1.NS 20/0.4kV “KERASAN” SH.P.K. Sefaja Vullnet(kodi:19000036010)

2.NS 20/0.4kV Ban. Priv. te shk. L.P.(kodi:19000036020)

3.NS 20/0.4kV Merkom Komp.PEZHO(Arif Elshani) (kodi:19000036039)

4.NS 20/0.4kV N.T.”Luli”-Lulzim Marevc i(kodi:19000036044)

 

 

5.NS 20/0.4kV Albert Rudari (kodi:19000036045)

6.NS 20/0.4kV Afrim Hoxha (kodi:19000036048)

7.NS 20/0.4kV Betonjerka-Renulual Beton i(kodi:19000036049)

8.NS 20/0.4kV Autoservis Kepa (Te Isaku)(kodi:19000036097)

 

 

9.NS 20/0.4kV UKABI (kodi:19000036098)

10.NS 20/0.4kV Marigona 3 (kodi:19000036099)

11.NS 20/0.4kV JEHONA   Ts Priv.(kodi:19000036100)

12.NS 20/0.4kV NTSH” ELEKTRO AG”Alush Hasani (kodi:19000036101)

 

 

13.NS 20/0.4kV Bet.FITORJA (kodi:19000036104)

14.NS 20/0.4kV Autosallon Toni (kodi:19000036105)

15.NS 20/0.4kV Basri Shahini (kodi:19000036108)

16.NS 20/0.4kV Kompleksi kulturor Sportiv-Llapla Selle (kodi:19000036109)

 

 

17.NS 20/0.4kV Muhamet Haxhimusa-obj.afarist (kodi:19000036113)

18.NS 20/0.4kV Ll. Llapnasella 4 (kodi:19000036120)

19.NS 20/0.4kV Ll. Llapnasella 3 (kodi:19000036121)

20.NS 20/0.4kV Ll. Llapnasella 2 (kodi:19000036122)

 

 

21.NS 20/0.4kV Ll. Llapnasella 1 (kodi:19000036123)

22.NS 20/0.4kV Shaip Kadriu (kodi:19000036153)

23.NS 20/0.4kV Blerim Imeri “DEJA VU” shpk (kodi:19000036237)

24.NS 20/0.4kV Ferki Bajrami N.T.P.AUTOSALLON”GENI” (kodi:19000036240)

25.NS 20/0.4kV Xhemail Ismajli”VAM-TRADE”SH.P.K (kodi:19000036241)

26.NS 20/0.4kV Besim Hetem i(kodi:19000036245)

27.NS 20/0.4kV Fitim Lutfi Hasani (kodi:19000036270)

28.NS 20/0.4kV DIZI METAL SH.P.K  Idriz Hasani (kodi:19000036271)

29.NS 20/0.4kV Blerim Mita Energj. (kodi:19000036303)

30.NS 20/0.4kV Arta dhe Kaci- TS i Ri (kodi:19000036349)

31.NS 20/0.4kV Porsche Kosova (kodi:19000034114)

Vendet: Magjistralja Prishtinë -Ferizaj-Bizneset, Llapnasella, Çagllavicë, Llapnasellë –  Rruga e vjetër,

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, ndërrimi i shkarkuesve te mbitensionit, kontrollimi i linjës ajrore.

4.

Në TS 110/10(20)kV Prishtina 2

Nga dalja 10 kV J27 Blloku I do të ndërprehen trafostacionet:

TS 10/04kV Blloku i Parë (kodi: 11000002005) nga ora 10:00 deri 15:30

TS 10/04kV Blloku I Parë  (kodi: 11000002111) nga ora 10:00 deri 15:30

Vendet: rr. Ali Hadri një pjesë, rr.Hakif Mehmet Ersoy dhe rr. Lidhja e Lezhës.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, vendosja e shtyllave të tensionit të ulët – rr. Ali Hadri.

5.

Nga TS 35/10[kV] Fushë- Kosova II do të ndërprehet:

LP 10kV Vragolia (kodi: 15018007) nga ora 10:00 deri 11:30

Vendet: Vragoli, Miradi e Ulët (një pjesë), Batusa, Henci, Lagjja 29  dhe Pompen FAM GAS

Arsyeja: Ndërprerje për siguri,  ndërrimi i izolatorit te lakuar, rregullimi i konzollës.

Ferizaj

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/10kV Ferizaj III do të ndërprehet:

Dalja 10kV Jezerci (kodi: 40042003) prej orës 10:30 deri në ora 15:00

Vendet: Manastirc, Nerodime e Ulët dhe e Epërme, Balaj, Jezerc dhe bizniset private.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve, pastrimi i trasesë.

Punime në projekte investive

1.

Nga TS 35/10 KV Magure do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Fshatrat- Magure (kodi: 41048002)nga ora 10:00 deri në ora 15:00

Vendet: Magure, Medvevc, Dobraje, Rreze, Blinaje, Qylage, Poturovc, Torine, Poturovc dhe Gllanicë.

Arsyeja: Projekte investive, energjizimi i transformatorit.

Punime nga palët e treta

1.

Nga TS 110/35/10kV Lipjani do të ndërprehet:

Dalja 10kV Gadime (kodi: 41000013) prej orës 09:00 deri në ora 13:00

Vendet: . Babushi i Muhaxherëve, Gadime e Ulët, Gadime e Lartë, Vrellë dhe  Plitkoviq.

Arsyeja: Ngritja e shtyllës kyçëse si dhe montimi i konzollave sipas pëlqimit elektro-energjetik (PEE).

2.

Nga TS 110/35/10kV Ferizaj 1 do të ndërprehet:

Dalja 10kV Fshatrat (kodi: 40000002) prej orës 09:00 deri në ora 13:30

Vendet: Babushi i Muhaxherëve, Gadime e Ulët, Gadime e Lartë, Vrellë dhe  Plitkoviq.

Arsyeja: Për realizimin e punimeve sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar.

Pejë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 110/10(20)kV Peja 2 do të ndërprehet:

Dalja 10kV Kastrati (kodi: 51000007) prej orës 10:30 deri në ora 15:00

Vendet: Lagjja Dardania, Llozhani, Zllopeku, Poqesta, Belinca, Doberdoli, Babiqi, Pistoni, Sedefi.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive,  pastrimi i trasesë.

2.

Nga TS 110/10kV Klina do të ndërprehet:

Dalja 10kV Klinavci (kodi: 52000002) prej orës 11:30 deri në ora 14:00

Vendet: Klinavc,Gjurgjevik i vogel, Kernic, Shtupel, Bingjë, Grapc, Leskoc, Krushev e vogel, Radulloc, Pataqan, Zllakuqan, Krushev e madhe, Ranoc, Berkov, Rudica

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, kontrollimi i ndërprerësve në Stabilimentin Shpërndarës-Zllakuqan (Te Shkolla).

3.

Nga TS 110/10kV Klina do të ndërprehet:

Dalja 10kV Gremniku (kodi: 52000011) prej orës 12:00 deri në ora 15:00

Vendet: Gremniku, Dollci, Qupeva, Vlljaku, Dushi, Sferka, Perqeva, Rastoka, Kpuzi dhe Qeskova.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, ndërrimi i shtyllave të thyera.

4.

Nga TS 110/35/10 kV Peja 1 do të ndërprehet:

Dalja 10kV J02 Vitomirica  (kodi: 50000010) nga ora 08:00 deri 10:00

Vendet: Katuni i Ri 2, Instituti Bujqesor, Lagjja Qemanska Vitomiricë, Riki Petrolli, Baliqët, Farma, Domi, Gjeshoviqët, Ozdrimi, Dubova e Madhe, Fierza 5 dhe Dubova e Vogël.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, evitim i rrezikut.

Punime në projekte investive

1.

Nga NS 110/35/10[kV] Peja 1 do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Fusha e Pejës (Kodi: 50000009) prej orës 09:00 deri në  ora 16:00

Vendet: rrugët: Fadil Nimani (një pjesë), Fatos Ademaj (një pjesë), Fusha e Pejës,  Gani Daci (një pjesë), Ramë Geci, Selmon Lajqi (një pjesë), Tranzit (një pjesë) dhe Zhuj Selmani. Fshatrat: Bllagaj, Katundi i Ri (një pjesë), Llabjan, Lluga e Drinit (një pjesë), Nabergjan, Nakëll, Qunguri, Qyshk (një pjesë), Treboviq, Vitomiricë (një pjesë) dhe Zahaq (një pjesë).

Arsyeja: Projekte investive, realizimin e punimeve të rrjetit të tensionit të mesëm për TS Nabërgjan Varrezat.

Prizren

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/10 kV Zhuri do të ndërprehet:

Dalja 10kV Poslishta (kodi: 30035006) prej orës 10:30 deri në ora 15:00

Vendet: Poslishta, Grazhdaniku, Kobi I, Kobi II, Gurthyesi Renelual Tahiri, Poslishti I, Poslishti II, Vlashna I, Vlashna II dhe Muradema

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, mirëmbajtje preventive e daljes 10 [kV] (shtrëngimi i përçuesve, ndërrim i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar) dhe pastrimi i trasesë.

2.

Nga TS 110/35/10 kV Prizreni 1 do të ndërprehet:

Dalja 10kV Bodrumi (kodi: 30000014) prej orës 10:00 deri në ora 14:00

Vendet: Atmaxha, Nasheci I, Nasheci II, Mazrek, Kojushe, Nashec, Gurshite, Gjonaj I, Gjonaj II, Gjonaj III, Zym

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, e daljes 10 [kV] (shtrëngimi i përçuesve, ndërrim i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar) dhe  pastrimi i trasesë.

Punime nga palët e treta

1.

Nga TS 35/10 kV Prizreni IV do të ndërprehet:

Dalja 10kV Bajram Curri (kodi: 30033008) prej orës 09:00 deri në ora 14:00

Vendet: rrugët: Kukësi, Xhevat Berisha, Sali Bytyqi,  Mbreti Pleurat, Bajram Curri, Uiliam Ualker; afariste:”Afioni”,Etem-Trade”,”EULEX”,”Kuk-Komerc”,”Sharri Beton” dhe “Sharri Pllast”.

Arsyeja: Për realizimin e punimeve sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit te aprovuar.

Mitrovicë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 110/10 kV Mitrovica II do të ndërprehet:

Dalja 10kV Koshtova (kodi: 70000005) prej orës 09:00 deri në ora 14:00

Vendet: Koshtovë, Vinarcë i Ulët, Vinarcë i Epërm, Gushafcë, Koprivë, Broboniq dhe Gradevci.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, kontrollimi i trafostacionit/  ndërrimi i shtyllave/shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

Gjakovë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/10kV Gjakova II do të ndërprehet:

Dalja 10kV Raq-Moglicë (kodi: 81000117) prej orës 10:30 deri në ora 15:00

Vendet: Lagjja Brekoc, rrugët: Domenik Përgegaj, Drenica, Rr.Minatori, Shote Galica, fshatrat: Moglicë, Goden, Jahoc, Prush, Raçë, Vogovë dhe  Zhub.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

Gjilan

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Në TS 35/10 kV Lladovë

Nga dalja 10 kV Zhegra do të ndërprehen TS-att:

TS 10/04kV Terziq (kodi: 61066006358) prej orës 10:30 deri në ora 15:00

TS 10/04kV Pidiq 1 (kodi: 61066006359) prej orës 10:30 deri në ora 15:00

TS 10/04kV Pidiq 2 (kodi: 61066006360) prej orës 10:30 deri në ora 15:00

TS 10/04kV Çelik (kodi: 61066006363) prej orës 10:30 deri në ora 15:00

TS 10/04kV Shurdhan (kodi: 61066006365) prej orës 10:30 deri në ora 15:00

TS 10/04kV Dunav I ultë (kodi: 61066006367) prej orës 10:30 deri në ora 15:00

TS 10/04kV Stanqiq 1 (kodi: 61066006369) prej orës 10:30 deri në ora 15:00

TS 10/04kV Stanqiq 2 (kodi: 61066006370) prej orës 10:30 deri në ora 15:00

TS 10/04kV Selishtë (kodi: 61066006371) prej orës 10:30 deri në ora 15:00

TS 10/04kV Goden (kodi: 61066006372) prej orës 10:30 deri në ora 15:00

TS 10/04kV Stanqiq P Asim Halili (kodi: 61066006375) prej orës 10:30 deri në ora 15:00

TS 10/04kV Demiraj (kodi: 61066006378) prej orës 10:30 deri në ora 15:00

TS 10/04kV Pidiq-Restorant Sabedin Murtezi (kodi: 61066006379) prej orës 10:30 deri në ora 15:00

TS 10/04kV Dogan, pika kufitare Stanqiq (kodi: 61066006600) prej orës 10:30 deri në ora 15:00

Vendet: Terziq, Pidiq, Çelik, Shurdhan, Dunav i Ulët, Stanqiq, Selishtë, Goden, Demiraj dhe Dogana.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive,  pastrimi i trasesë.

2.

TS 110/35/10 kV Gjilani 1

Nga Dalja 10 KV Parku I Makinave do të ndërprehet:

TS 10/04 kV Lepa Brena (kodi: 60062011021) nga ora 10:00 deri 14:00

Vendet: rr.Abdullah Tahiri dhe rr Reshat Ymeri.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri,  vendosja e ndërprerësit magneto-termik 1250A tek TS 021 Lepa Brena.

Punime nga palët e treta

1.

Nga TS 110/20(10) kV Kamenica do të ndërprehet:

Dalja 10kV Tugjevcë (kodi: 62000004) prej orës 10:00 deri në ora 13:00

Vendet: Feriqevë, Tugjevcë, Gnicë, Zaiqevcë, Dogana kufiri, Grizime, Stralicë dhe Moqarë.

Arsyeja: Për realizimin e punimeve sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit te aprovuar.

 

Alba i ‘shashtrisë’ të pranishmit me këtë vallëzim në dasmën e Ilirianës dhe Adrit

Ish-banorët e Big Brother VIP Kosova, Iliriana dhe Adri po martohen.

Çifti i njohur kanë bërë dasmë të madhe.

Tani janë publikuar edhe pamjet nga dasma.

Aty kanë marrë pjesë shumë mysafirë e nuk kanë si të mungonin ish-banorët e Big Brother Vip.

Vëmendje në këtë dasmë ka marrë edhe ish banorja e BBVK, Alba Vukaj e cila me vallëzimin e saj ka “çmendur” të pranishmit. /ORAinfo/

Shiko videon:

 

Azemi e Alba habisin me veprimin e tyre në dasmën e Ilirianës dhe Adrit

“Ju ka ikë fija si e hollohopkes, tash kanë me ju dalë krejt”, Valon Syla flet për përgjimet

Analisti Valon Syla foli në Pressing për nepotizëm në Qeverinë Kurti duke thënë se “nuk e di se kush ka mbetë nga vëllëzërit e VV-së pa hy në punë”. Ai komentoi edhe mesazhet që dolën në publik të Dejona Mihalit, për çka u shpreh se “kanë me ju dalë krejt”.

“Ju ka hjekë fija e hollohopkes që derisa t’i mbetë këmba cullak kanë me pa, qata nuk reagojnë e nuk folin nga VV-ja”, u shpreh Syla.

“As Mimoza Kusari as Dejona Mihaili nuk guxon me folë me kerkond pa leje të Albin Kurtit, nëse dikush mendon që këto vetë janë hy e Albini s’është, është një e pavërtetë ose mendim naiv i dikujna…”, tha Syla në Pressing, transmeton Express.

“E dyta me rrymë me Nagip Krasniqin, do të ishte në rregull Dejona të përzihej po të ishte pjesë e ministrisë apo deputete, problemi është që kush është Dejona?”, u shpreh Syla.

Sipas tij, Dejonës këtë “fuqi” ja ka dhënë Albin Kurti.

“Tash edhe zorrët në bark kanë me jau nxjerrë”, tha Syla sa i përket daljes së përgjimeve në publik.

E kemi menduar më të re, ja sa vite mbushi Anita Haradinaj

Njihet gjerësisht për punën që ka bërë ndër vite, por jo vetëm.

Padyshim edhe sot e kësaj dite mbetet prezantuesja më e njohur e edicioneve informative në Kosovë.

Anita Haradinaj, gazetare, prezantuese, opinioniste dhe një nga personazhet më të njohur të showbizit, është bashkëshortja e një prej figurave më me ndikim në politiken kosovare, Ramush Haradinaj.

Me 13 tetor Anita mbushi plot 44 vjeç.

Sot ka festë në familjen e Ramush Hararinaj’t

 

Pak ditë më parë mori epitetin baba, Malsori publikon foton e ëmbël me binjakët e tij

Këngëtari i njohur Malsori, i cili së fundmi ka marrë epitetin “baba”, po e përjeton një fazë të re dhe emocionuese në jetën e tij.

Të dy binjakët e tij po i sjellin shumë gëzim dhe lumturi, dhe ai po shijon çdo moment me ta.

Sot, Malsori ndau një moment të veçantë në rrjetet sociale, duke postuar një fotografi prekëse me binjakët e tij, ku ata janë ulur së bashku në një park, duke përjetuar bukuritë e natyrës dhe ngrohtësinë e diellit të vjeshtës.

Kjo pamje e ngrohtë e familjes është një kujtesë e bukur për të gjithë ne mbi rëndësinë e lidhjeve familjare dhe çasteve të thjeshta që na bëjnë të lumtur.

Malsori, i cili zakonisht është i rezervuar në postimet për jetën e tij private, këtë herë zgjodhi të ndajë me ndjekësit e tij një pjesë të kësaj ndjenje të veçantë.

Komentet nga ndjekësit ishin të shumta dhe pozitive, duke shprehur mbështetje dhe urime për artistin dhe të vegjlit e tij.

Shiko foton:

Këngëtari i njohur shqiptar shkon në xhami me bashkëshorten e fëmijët, publikon foton e ëmbël familjare

Këngëtari i njohur Sinan Hoxha pak orë me parë ka ndarë imazhe të veçanta me ndjekësit.

Ai së bashku me familjen e tij vizituan xhaminë me të re në Tiranë e cila është hap para pak ditësh, ajo është Xhamia e Namzgjase.

Ai gjithashtu ka bashkangjitur një foto të djalit të tij teksa shihet duke bërë lutje.

Kujtojmë se Sinani i takon besimit Islam, këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtari./Kosovarja/

Shiko foton:

Këto ushqime ju plakin para kohe
Disa prej këtyre ushqimeve mund të jeni duke i konsumuar edhe në baza ditore.

Në organizëm pasqyrohet kultura e të ushqyerit dhe për këtë duhet të keni kujdes se çfarë hani apo pini, në të kundërt keni edhe pasoja.

Por cilat janë ushqimet dhe pijet që favorizojnë plakjen e lëkurës duke iu bërë të dukeni më të vjetër nga ç’jeni?

Ariel Ostad, dermatolog me famë botërore rëndit në faqen e internetit “Health” radhit dhjetë prej tyre.

1) Të parat në listë janë ëmbëlsirat. Shumë sheqer në gjak dëmton kolagjenin e lëkurës duke e bërë këtë të fundit që të humbasë tonifikimin dhe elasticitetin dhe duke krijuar rrudhat.

2) Të dytët janë alkoolet. Përveç sasisë së sheqernave që çliron në gjak, alkooli ndikon edhe në bërjen e një gjumi të parehatshëm dhe s’ka asgjë më të dëmshme për lëkurën se sa një gjumë i parehatshëm.

3) Çuditërisht e treta në listë është vera e bardhë. Përmban shumë acide që dëmtojnë smaltin e dhëmbëve. Nëse mendoni se shpëtoni dhëmbët tuaj duke i larë menjëherë pas konsumimit të dy-tre gotave verë të bardhë, gaboheni.

4) Mishi i skuqur. Për shumë persona është i parezistueshëm, por efektet e tij në plakjen e lëkurës janë të mëdha. Për t’i minimizuar këto këshillohet heqja dhe flakja tutje e pjesëve të djegura që përmbajnë acide që dëmtojnë kolagjenin.

5) Mishi i kuq. Sapo hyn në organizëm çliron radikalët e lirë që janë dëmtuesit kryesorë të proceseve rigjeneruese të lëkurës. Nuk këshillohet eliminimi i tij, por përdorimi në mënyrë të kufizuar.

6) Qoftet dhe sallamet. Për të mos folur për potencialin e shqetësimeve kardiovaskulare që mund të sjellin, këto prodhime përmbajnë konservantë që në shumë raste irritojnë lëkurën duke shkaktuar edhe rrudha të parakohshme.

7) Ushqimet pikante. Këshillohet përdorimi i moderuar i tyre. Çdo tip lëkure është e ndjeshme ndaj këtyre ushqimeve dhe për të mos folur që shkaktojnë edhe çrregullime në menopauzë.

8) Shprehja e urtë thotë: gjella me kripë dhe kripa me karar. Dora e rëndë me të në kuzhinë për një kohë të gjatë mund t’ju plakë më shpejt nga sa pretendoni. Këtu nuk përjashtohen as ata që nuk e përdorin fare në sallata apo gjellë.

9) Pijet energjike. Çlirojnë acide që dëmtojnë smaltin e dhëmbëve dhe të shoqëruara me një aktivitet fizik, injektojnë në organizëm sasi të mëdha kripe. Për ata që nuk mund të bëjnë dot pa këto pije, këshillohet pirja me kallam për të shmangur kontaktin me dhëmbët.

10) Limonadat. Ajo që dihet është që të gjitha agrumet shkatërrojnë smaltin e dhëmbëve, por në bazë të studimit të Ostad, limoni është shkatërrimtari më i madh gjejmë veten të plakur para kohe.

Fitorja e Kosovës, reagon Kurti, i qon ‘selam’…

Kryeministri Albin Kurti ndoqi nga afër ndeshjen e sotme mes Kosovës dhe Qipros, ku “Dardanët” shënuan fitore bindëse me rezultat 3:0.

Ndeshja e sotme i dha krenari Kurtit, i cili ka uruar të gjithë për fitoren, shkruan IndeksOnline.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti thotë se tashmë jemi mbushur plot besim për ndeshjen ndaj Rumanisë, me këta të fundit që janë në krye të tabelës, me tri pikë më shumë se Kosova.

Kosovës i kanë ngelur edhe dy ndeshje jetike në kuadër të Ligës së Kombeve, një me Lituaninë e një me Rumaninë.

Ky është postimi i plotë i Kurtit:

Nëntë gola, nëntë pikë në tre ndeshjet e fundit. Formë jashtëzakonisht e mirë e ekipit tonë, që sonte luajti me plot vetëbesim teksa na mbushi plot besim për ndeshjen e radhës kundër Rumanisë.

Faleminderit për këtë mbrëmje të mrekullueshme e gëzuar fitoren!