div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged author author-arben-islami author-6 custom-background wp-custom-logo paged-319 author-paged-319 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Dhimbje e madhe për Gjestin, Xheneta emocionon me reagimin e saj

Pas aksidentit tragjik në Pejë, ku humbi jetën vëllai i këngëtarit të njohur kosovar Gjesti rast ky për të cilin Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht, ka reaguar Xheneta.

Xheneta Fetahu, ish banorja e Big Brother Vip Kosova 4 që pati një lidhje me Gjestin brenda shtëpisë, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku i ka dërguar fjalë ngushëllimi Gjestit dhe familjes së tij në këtë moment të rëndë.

“Ngushëllime të sinqerta për Gjestin dhe familjen e tij. Zoti ju dhëntë forcë e durim në këtë kohë të rëndë, ndërsa shpirti i tij u pushoftë në paqe e dritë të përjetshme. Kujtimi i tij i mirë do të mbetet përgjithmonë në zemrat tuaja”, ka shkruar ajo.

Ledioni shpërthen në emocion pas vdekjes së vëllait të Gjestit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë fshatit Qungur, ku ka humbur jetën në vendngjarje vëllai i Gjestit, Eldion Kelmendi.

Moderatori i ‘Big Brother VIP Albania’ Ledion Liço ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e tij duke i dërguar ngushëllime Gjestit dhe familjes se tij.

“I trishtuar nga ky lajm, i kobshëm, për një familje të bukur që pak muja me parë gëzonte, bëhuni të fortë, atë do donte dhe engjëlli juaj” ishte shprehur ai.

Ledioni reagon me një mesazh për Gjestin dhe familjen e tij - Insajderi - 24077033 7dff 48b7 9b50 1b35e7811d5a

 

Tronditet Peja, vdes vëllai i Gjestit – pamje nga vendi i ngjarjes

Fshati Treboviq ka konfirmuar lajmin për vdekjen e Eldion Kelmendit, vëllai të fituesit të Big Brother Albania, Gjestit.

LAJMI I FUNDIT DHE SHUMË TRAGJIK

Një aksidendt i rëndë ka ndodhur në fshatin tonë, përkatsishtë afër fshatit Qungur ku nga ky aksident ka mbetur i vdekur në vend vëllau i Gjestit, Eldion Kelmendi.

Po ashtu në gjendje të rëndë është edhe një banorë i fshatit tonë i cili ishte i përfshirë në këtë aksident, dhe tani ndodhet në spitalin e Pejës.

Ngushëllime familjes Kelmendi nga Pavlani për këtë tragjedi të madhe!

Viktima në Pejë është vëllai i Gjestit

Një aksident në Bllagajë të Pejës ka qenë fatal për një të ri mesditën e sotme. Viktima është Eldion Kelmendi, vëllau i reperit Gjesti.

Aksidenti ka ardhur si pasojë e përplasjes së motorit katërrotësh me një veturë në lëvizje.

Kadri Berisha është në gjendje të rëndë dhe është duke u operuar në spitalin e Pejës.

Skandali me krimbat, reagon për herë të parë AUV

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka bërë të qartë se sasia e peshqve të prekur me krimba është e bllokuar në depon e kompanisë importuese dhe se nuk është vënë në qarkullim në treg.

AUV ka reaguar të premten pas raportimeve në media për praninë e krimbave dhe parazitëve në peshkun e ngrirë që shitet në Kosovë.

Në një përgjigje për ‘Lajmi.net’, AUV ka potencuar se janë duke bërë përgatitjet e nevojshme për asgjësimin e e 35,170 kilogramëve të peshkut.

Agjencia ka bërë të qartë se janë duke vepruar konform vendimit të Gjykatës Komerciale.

“Në lidhje me këtë çështje, kemi edhe vendimin e Gjykatës Komerciale në Prishtinë – Dhoma e shkallës së dytë, sipas Aktvendimit Nr. të lëndës 2025:134825 me nr. dokumenti 07679680. Në përputhje me këtë vendim, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), në bashkëpunim me kompaninë përkatëse, janë duke ndërmarrë përgatitjet për asgjësimin e 35,170 kilogramëve peshk, me qëllim garantimin e sigurisë shëndetësore të konsumatorëve dhe respektimin e standardeve ndërkombëtare. Ky proces është i domosdoshëm për mbrojtjen e shëndetit publik dhe ruajtjen e integritetit të tregut ushqimor në Kosovë. Gjithashtu, ju njoftojmë se sasia e lartëpërmendur e peshkut për asgjësim është aktualisht e bllokuar në depon e kompanisë dhe nuk është vënë në qarkullim në treg. Në momentin e asgjësimit AUV do të ju njoftoj.”, thuhet në përgjigjen e AUV-it.

‘Vox Kosova’ raportoi dje se prej vitesh qytetarët e Kosovës kishin konsumuar peshk të ngrirë të infektuar me krimba dhe parazitë.

Sipas këtij raportimi, institucionet shtetërore si Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës dhe Ministria e Bujqësisë, megjithëse e kishin konstatuar këtë problem, nuk kishin marrë masa efektive për ta ndaluar këtë situatë.

Ganimete Musliut i pengon deklarata e Uran Ismailit: Kandidatët që thonë e ves apo s’e ves Sami Lushtakun s’kanë ide qysh me qeverisë- jeni bë bajat!

“Askush s’ka me mujt mu përzi në udhëheqjen e Prishtinës”, tha Uran Ismaili, kandidat i PDK-së për Prishtinën, në një debat televiziv, kur u pyet nëse do lejoj të ndërhyjë Sami Lushtaku nëse ai bëhet Kryetar i Prishtinës.

Por përmendja e emrit të Sami Lushtakut nga kandidatët, se nëse pyetet apo jo ku qeverisë PDK-ja, nuk i ka pëlqyer shumë deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu.

“Kandidatët për kryetar komunash që s’kanë as program, as ide, as plan qysh me qeverisë, krejt çka dinë me thanë është: “këtu vetet Sami Lushtaku” ose “s’e ves Sami Lushtakun”, tha Musliu ndër të tjera në postimin e saj duke i thumbuar direkt kandidatët e PDK-së.

Tutje, ajo tha se kjo propagandë nuk pi më ujë.

“Grahni punës i keni edhe dy javë përpara deri me 12 tetor, se nuk ju nxjerr dot Sami Lushtaku as në njërin, as në tjetrin version. E keni shtrydhë emrin e tij në çdo mënyrë, nuk ju pin ujë më kjo propagandë. Jeni ba bajat!”, tha ajo.

E për këtë cështje se a e kontrollon apo jo PDK-në Sami Lushtaku është pyetur edhe kandidati i PDK-së për Drenas, Petrit Hajdari.

Ai tha se llogari i jep vetëm Zotit, qytetarëve, PDK-së dhe ligjit.

Postimi i plotë:

Disa thonë “për ty vetet Sami Lushtaku”, e disa tjerë “unë s’e ves Sami Lushtakun”.
Kandidatët për kryetar komunash që s’kanë as program, as ide, as plan qysh me qeverisë, krejt çka dinë me thanë është: “këtu vetet Sami Lushtaku” ose “s’e ves Sami Lushtakun”.
Po pse, për shembull, Agim Aliu kurrë s’e ka pas këtë problem?
Sepse ai ju ka grahë punëve, ka program, ka ide edhe vizion se qysh qeveriset një komunë!
Grahni punës i keni edhe dy javë përpara deri me 12 tetor, se nuk ju nxjerr dot Sami Lushtaku as në njërin, as në tjetrin version.
E keni shtrydhë emrin e tij në çdo mënyrë, nuk ju pin ujë më kjo propagandë.
Jeni ba bajat!/Lajmi.net

Ciklon i fuqishëm drejt Ballkanit – shi i dendur, paralajmërohet dhe reshje bore

Temperaturat kanë shënuar ulje dhe vranësira të dendura kanë përfshirë territoret tona. Në disa vise ka intervale kohore me diell, në veçanti në jug të Kosovës dhe disa rajone të Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut.

Temperaturat do të vazhdojnë të pësojnë ulje graduale edhe gjatë orëve të ardhshme dhe gjatë fundjavës ku herë pas here lokalisht do të ketë edhe periudha me shi vende-vende në formë të rrebesheve me vetëtima dhe bubullimë.

Gjendja sinoptike po ndryshon në favor të vjeshtës së vërtetë gradualisht, por ajo çfarë është interesante është gjendja sinoptike në fillim të Tetorit.

Fillimi i Tetorit

Në Skandinavi parashihet të krijohet një bllok i fuqishëm anticiklonik dhe kjo do të mundësojë që nga verilindja dhe lindja të depërtojnë masa mjaft të ftohta ajrore në drejtim të Ballkanit. Në anën tjetër kemi një potencial real që diku në jug të Italisë dhe Detin Jon të kemi krijimin e një cikloni mjaft të fuqishëm edhe sipërfaqësor që do të sjellë reshje të dendura atmosferike.

Pas reshjeve të herëpashershme, lokale që priten këto ditë, në fillim të muajit Tetor do të fillojnë reshje të reja shiu të cilat me uljen e ndjeshme të temperaturave do të shndërrohen në reshje bore në viset e larta malore. Sipas ecurive aktuale sinoptike gjasat janë rreth 60 për qind që kjo të realizohet nga tani.

Atmosferë e vërtet vjeshtore pritet të përfshijë gati të gjitha viset tona që nga e tërë Shqipëria, Kosova, Maqedonia Veriore dhe Lugina e Preshevës, ndërsa atmosferë e hershme dimërore mund të përfshijë viset e larta malore.

Pasi që kemi disa ditë përpara trajektorja e ciklonit ende mund të pësojë ndryshime, por kemi një sinjal mjaft të fortë, prandaj po e shkruajmë këtë artikull. Ndryshimi i trajektores së ciklonit mund të ndryshojë sasinë e reshjeve në të mirë dhe në të keq.

Pas një vere shumë të gjatë dhe të nxehtë, veshta ka filluar të shfaqet edhe faktikisht me ulje të temperaturave, reshje lokale dhe vranësira.

Sipas ecurive aktuale sinoptike reshje atmosferike më intensive priten në shumë vende të Ballkanit, madje ka disa gjasa që reshje bore të ketë edhe në disa zona të ulëta të Ballkanit dhe kjo mbetet mjaft interesante të ndjeket sepse jemi krejt në fillim të vjeshtës.

Kjo sigurisht se është një ekstrem dhe mund të ndodhë që modelet të zbusin pak situatën në përditësimet e tyre të ardhshme, por mbetet jashtëzakonisht interesante gjendja sinoptike në fillim të Tetorit në aspektin meteorologjik./MeteoBallkan

E dhimbshme: Ndërron jetë në moshë të re Flojera Sahiti

Me dhimbje të thellë është bërë e ditur se ka ndërruar jetë në moshë të re Flojera (Burim) Sahiti, nga Mitrovica me banim në Gjermani.

Varrimi i së ndjerës do të bëhet më 1 tetor 2025, në orën 10:00, në adresën Am Jüdischen Friedhof 1, 68167 Mannheim.

Pamja do të mbahet më 3 tetor 2025, nga ora 08:00 deri në 17:00, në adresën Liegnitzerstraße 7, 69502 Hemsbach.