div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged author author-arben-islami author-6 custom-background wp-custom-logo paged-324 author-paged-324 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Mozzik në pazar për orë, video me Egzon Sahitin shkon virale

Pas lajmit të bërë publik dhe dje reagimit të Noizyt mbi orën falso, reperi ka bërë një lëvizje të re sa i përket këtij lajmi, ndër më të komentuarit të momentit.

Ai ka vendosur të parodizojë e me kë tjetër më mirë sesa me Egzon Sahitin, influencerin e njohur me të cilin ka rikrijuar me humor një situatë të tillë.

Egzoni është në rolin e shitësit të orëve në pazar, teksa Mozzik bën një blerje nga ai.

Momenti po shpërndahet me të madhe në rrjete sociale pak minuta nga publikimi. /Prive By Liberta Spahiu

Jozit nuk po i ecën, i ndodh edhe kjo

Ka disa ditë në rrjet që “zihet” lajmi për lidhjen e Jozit dhe Xhoanës.

Por, duket se as dyshja nuk e di saktë raportin e tyre, shkruan Indeksonline.

Në “instastory”, Xhaona ka publikuar një shkrim në gjuhën angleze ku thotë se nuk e di statusin e saj.

“Disa njerëz mendojnë se jam single, të tjerët mendojnë që jam në lidhje e të tjerë mendojnë se jam zemërthyer. Mos u shqetësoni, as unë nuk e di”, shkruhet në postim./Indeksonline

Sondazhi amerikan: 56% e kosovarëve besojnë se Kosova nuk është në rrugën e duhur

Mbi gjysma e qytetarëve të Kosovës besojnë se vendi po ecën në drejtim të gabuar.

Sipas një sondazhi të Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI), i realizuar mes majit dhe korrikut të vitit 2025, 56 për qind e të anketuarve shprehen se Kosova nuk është në rrugën e duhur. Kjo është rritje e dukshme e pakënaqësisë, krahasuar me vitin e kaluar.

Sondazhi amerikan: 56% e kosovarëve besojnë se Kosova nuk është në rrugën e duhur - Insajderi - image 217

Çmimet e larta dhe papunësia janë identifikuar si problemet më të mëdha që po preokupojnë qytetarët. Nga kampioni prej 1,164 të rriturish të intervistuar mes 13 majit dhe 25 qershorit, 45 për qind e tyre e kanë cilësuar koston e jetesës si sfidën kryesore për vendin, ndërsa 19 për qind kanë përmendur papunësinë dhe 6 për qind korrupsionin.

Edhe pse korrupsioni është përmendur nga një përqindje më e vogël e qytetarëve si “problemi kryesor”, ai vazhdon të renditet mes tri sfidave kryesore me të cilat përballet Kosova, sipas gjetjeve të IRI-së.

Sondazhi amerikan: 56% e kosovarëve besojnë se Kosova nuk është në rrugën e duhur - Insajderi - image 218
Shteti nën “drejtimin” e Dimal Bashës- Osmani e Kurti udhëtuan për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka udhëtuar dje për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vizita e Kurtit do të jetë 10 ditore, e kësisoj përgjatë kësaj kohe ai parashihet t’i zhvillojë disa takime në Amerikë.

Por jo vetëm kaq.

Në Kosovë mungon edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Osmani po ashtu ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës para disa ditëve, në kuadër të Asamblesë së kombeve të Bashkuara.

Edhe pse parashihet që në të shumtën e rasteve vizitat e tyre jashtë vendit të jenë të koordinuara e që vendi të mos mbetet pa drejtues, në Kosovë tani udhëheqësi më i lartë është kryetari i Kuvendit ë Kosovës, Dimal Basha.

Derisa në vend nuk janë as Osmani e as Kurti, Kosova mbetet nën udhëheqjen e Bashës.

Në rast të ndonjë situate të jashtëzakonshëm të krijuar, Dimal Basha do të duhej të merrej edhe me çështje që s’do të merrej në një gjendje normale si kryeparlamentar.

Edhe pse udhëtimi i Kurti dhe Osmanit në të njëjtën kohë nuk është në ndonjë normë të ndaluar, pro parashihet që ata të koordinohen në mënyrë që vendi të mos mbetet pa drejtues- por derisa në vend është kryeparlamentari situata është më e rregullt.

Komfort në Ligjin për Protokollin e shtetit (Ligji Nr. 03/L132) nenit 19 pika 4 e këtij neni në mënyrë decidive thotë ” protokolli i shtetit vihet në dijeni për çdo lëvizje të të personalitete kryesore, Presidentit, Kryetarit të kuvendit dhe Kryeministrit jashtë vendit. Vizitat bashkërendohen në mënyrë që të mos jenë të tre njëkohësisht jashtë vendit.

E hic më larg se dy vite më parë, presidentja Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca patën udhëtuar në të njëjtën kohë.

Presidenca e Kosovës përmes një njoftimit zyrtar pati njoftuar se Osmani me ftesë të Presidentit të Tunizisë, Kais Saied dhe Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, ka udhëtuar për në Djerba të Tunizisë, ku do ta përfaqësojë Kosovën në samitin e krerëve të shteteve të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë.

Kurse Kurti ka udhëtuar për në Estoni, ku ka takuar homologen e tij estoneze Kaja Kallas për një takim bilateral.

Ai gjithashtu zhvilloi një drekë pune me ministrin e Punëve të Jashtme të Estonisë, Urmas Reinsalu.

Nga ana tjetër kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka udhëtuar në Gjermani, ku ka mbajtur takim me bashkatdhetarët.

E tani për tani në udhëtime janë vetëm Kurti dhe Osmani, që i bie se në vend vazhdon të jetë kryeparlamentari Basha

” Ka hypë në veturë për me shku në shtëpi..”, Zhdukja misterioze e veteranit të UÇK-së, flasin familjarët

Kanë kaluar 8 muaj që nga zhdukja e veteranit të UÇK-së, Zylfi Tejeci nga fshati Gorozhup i Hasit, dhe familja ende nuk kanë asnjë gjurmë nga ai.

Sipas familjarëve, Tejeci është zhdukur më 23 janar të këtij viti.

“Babi im, Zylfi Tejeci është i zhdukur nga 23 janari, sot 8 muaj janë bërë dhe ende nuk kemi asnjë informacion për fatin e tij”.

Djali i të zhdukurit, Zylfi Tejecit, Ardian Tejecit, për Insajderin tha se rastin e kanë raportuar në polici, por deri më tani nuk dinë asgjë për të.

“Nuk kemi asnjë informacion, polica thotë vetëm hetimet vazhdojnë”.

Ardian Tejeci ka treguar edhe se si ka ndodhur zhdukja e babait të tij.

“Me datën 23 janar është pa për herë të fundit me një lokal në fshatin Planej të Hasit, pas atij momenti ka hypë në veturë për me shku në shtëpi dhe nga ai moment është zhdukur prej asaj date s’kemi asnjë informacion për të”, tha ai tutje.

Mbledhet qeveria: Në rendin e ditës është edhe vendimi për shkarkimin e…

Të gjithë ministrat e kabinetit Rama ndodhen në selinë e këshillit të ministrave duke nisur mbledhjen e qeverisë.

Priten disa projektvendime për t’u diskutuar, një prej tyre është edhe projektvendimi për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Pas vendimit të Këshillit Bashkiak, prefekti i Tiranës e dorëzoi në Këshillin e Ministrave. Nuk dihet ende se kush është duke e drejtuar këtë mbledhje, kryesocialisti Edi Rama apo zv.kryeministrja Belinda Balluku.

Pritet nëse në vendim do të thyhet që do të hyjë në fuqi menjëherë, apo pas publikimit në fletoren zyrtare.

Më pas ky vendim, do t’i shkojë presidentit Bajram Begaj. Dekretimi i datës së zgjedhjeve të reja pritet të vonohet, pasi avokatët e Veliajt kanë paralajmëruar se vendimin do e dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.
Festë në familjen e Ermal Fejzullahut

Sot, në familjen e Ermal Fejzullahut ka festë.

Vajza e tij ka ditëlindjen dhe këngëtari emocionoi me urimin, shkruan Indeksonline.

Në orët e para pas mesnate ai ndau një fotografi duke ia uruar 6-vjetorin.

“HBD Ana, u bofsh 100 vjeçe çika jem e bukra te ka babi ma tmiren, #6”, shkroi krahas postimit.

 

 

 

 

Shumë urime./Indeksonline/

 

Kurti udhëton në ShBA, zbulohet arsyeja

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të zhvillojë takime bilaterale me liderë në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Gjatë qëndrimit atje, gjithashtu do të takojë pjesëtarë të komunitetit shqiptar në SHBA dhe përfaqësues të shoqatave të diasporës.

Përmes pjesëmarrjes në Javën e Nivelit të Lartë dhe takimeve të parapara synohet thellimi i raporteve bilaterale me vende partnere, fuqizimi i mëtejmë i subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit tonë në raport me vendet mosnjohëse dhe prezantimi i mundësive dhe përparësive që Republika e Kosovës ofron për investitorë të huaj.

E rëndë: Djali rrah nënën e tij

Një rast i rëndë dhune në familje është raportuar dje në fshatin Gllamnik – Podujevë, ku një grua është sulmuar nga djali i saj, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, kur Xh. E. ka deklaruar para policisë se është sulmuar me duar dhe shqelma nga djali i saj, H. E., përdorues i substancave narkotike. Konflikti kishte shpërthyer pasi i dyshuari i kishte kërkuar para dhe, në shenjë revolte, e kishte goditur nënën e tij.

I dyshuari është arrestuar dhe pas procedurave policore është intervistuar në prani të zyrtarëve përkatës. Me urdhër të prokurores kujdestare, atij i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa rasti është iniciuar për veprën penale “Dhunë në familje”.

Ndërkohë, viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor, ashtu siç ka refuzuar edhe urdhrin mbrojtës dhe strehimoren.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar.