Kaderi mbrëmë u pa në shoqërinë e këtij mashkulli (Foto)

Mbrëmë me dasëm dashurinë e tyre kurorëzuan çifti i njohur Adri dhe Iliriana.

Aty, për të celebruar ishin edhe ish- banorë tjerë të Big Brother Vip Kosova, shkruan IndeksOnline.

E pranishme ishte edhe Kader Kicaj e cila muaj më parë i dha fund lidhjes së saj me Lumbardh Salihun, fituesin e fundit të këtij spektakli televiziv.

Mbrëmë, Kaderi është shoqëruar nga ish banorët e BBVK, por edhe miqë tjerë. E njëri nga ta është edhe Meriton Bajrami, grimeri i njohur.

Dyshja duket se kanë raporte të mira shoqërore me njëri- tjetrin.

“Më 28 nëntor sheshet do të mbushen me veteranë, s’mund të iu durojnë”

Shefi i grupit parlametar të AAK-së, Besnik Tahiri ka paralajmëruar se më 28 nëntor sheshet e Prishtinës do të mbushen nga veteranë kundër kësaj Qeverie

S“Unë jam i bindur që kjo situatë nuk do të shkojë kështu. Shpejt vjen 28 nëntori, që është 27-vjetori i daljes publike të UÇK-së. Do të mbushen sheshesh me veteranë, sepse nuk do të munden më të iu durojnë”, u shpreh ai.

Këto komente Tahiri i bëri gjatë kohës kur në Kuvendin e Kosovës po diskutohet për ushqimin për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Në këtë seancë munguan deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje

“Iu q*ft nona”- Luiz Ejlli shpërthen ndaj Dea Mishel pasi blogerja e ofendoi mbrëmë

Mbrëmjen e djeshme Dea Mishel bëri një reagim përsa i përket dënimit me një vit burg të këngëtarit Luiz Ejlli.

Në një postim në InstaStory, pasi shpërndau lajmin ku thuhej se fituesi i “Big Brother VIP Albania” është dënuar me një vit burg, blogerja shkroi:

Thonë shokun zgjidhe më të mirë se vetja. Jam kurioze kush nga këta zgjodhi kë? Pr*stitucioni apo falsifikimi“.

Mirëpo nuk ka vonuar shumë dhe Luiz Ejlli i ka reaguar deklaratës së blogeres, po ashtu nëpërmjet një postimi në InstaStory.

Ai ka postuar një pjesë këngë që thotë: “Kush na ka inatin, iu q*ft nona”, duke shkruar më pas: “Po ma kërkon me sezbën ta këndoj në koncertin e rradhës”.

video

Kujtojmë se kohë më parë, në një koncert në qytetin e Shkodrës, Luizi përmendi deklaratën e Dea Mishel, e cila tha se Shkodra ishte një provincë e Shqipërisë. Ai tha se Shkodra nuk ishte provincë, ndërsa në kor kënduan vargjet “kush na ka inatin iu q*** nona”.

 

Dea Mishel tallet me Luizin pas dënimit me burg të këtij të fundit

Ish-banorja e Big Brother VIP 2, Dea Mishel ka reaguar pas lajmeve se fituesi i këtij edicioni, Luiz Ejlli është dënuar me 1 vit burg.

“Paskemi pas lajme në datën 10, po hiç mendja unë e zënë me eventin”, shkruan Dea duke qeshur.

Ndërsa poston një pjesë të një lajmi, ku shkruhet për Luizin dhe bën edhe një koment të dytë.

Kujtojmë se Dea dhe Luizi nuk kanë patur një marrëdhënie të mirë pas daljes nga Big Brother.

Santiana falë 5 vakte namaz, ndjekësi “kapet” keq me ish- banoren e BBVK-së

Ish-banorja e Big Brother Vip Kosova, Santiana Maloku jo rrallë herë replikon me ndjekësit e saj.

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi të re, e që dukshëm shfaqet provokuese duke nxjerr në pah linjat trupore të saj, shkruan IndeksOnline.

E ka qenë një ndjekës ai që ia ka kujtuar asaj se një praktikuese e fesë islame e që falë namaz nuk zhveshet deri në këtë “pikë”.

Ka qenë Santiana ajo e cila nuk ka përtuar t’i kthente përgjigje.

Që pas ndarjes nga i dashuri i saj i fundit, Santi duket paksa më temperamente.

Ja se si do të duket skena e ‘Big Brother Vip Kosova’

Moderatori i njohur, Alaudin Hamiti duket se po pret me padurim fillimin e spektaklit televiziv “Big Brother Vip Kosova”.

Hamiti i cili edhe do drejtojë këtë format ka publikuar pamje të reja nga skena ku edhe do moderohet ky program.

“Edhe 4 ditë”, ka shkruar ai krahas një video-je të shkurtër në llogarinë e tij në Instagram.

Kujtojmë se në moderim krahas Hamitit edhe këtë vitë do të jetë Jonida Vokshi.


 

TË NGJASHME:

Në prag të “Big Brother VIP Kosova”, Alaudin Hamitit i ndodh e papritura

 

Time Kadrijaj: Kurti flet çdo ditë për luftë, atëherë kush do të luftojë, deputetët e LVV-së?

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj e akuzoi Qeverinë për “degradimin e insitucioneve të sigurisë”.

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit ku po diskutohet për situatën e furnizimit të FSK-së me ushqim, ajo tha se kryeministri Albin Kurti “po shkatërron gjithçka që është ndërtuar me mund për 25 vjet”.

Ajo pyeti se kush do të luftonte në rast të ndonjë lufte, “nëse jo Policia apo Ushtria”.

“Dhe merreni me mend, një kryeministër që çdo ditë thotë ‘do të ketë luftë’. Atëherë kush do të luftojë? Nëse jo Policia, nëse jo Ushtria, a mundemi ne me llogaritë që këta deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë me shku me e mbrojtë atdheun. Kjo nuk do të ndodhë”, tha Kadrijaj.

Haradianaj:Albin Kurti është mashtrues, tradhtar e spiun i Serbisë që e lënë ushtrinë e tij pa bukë

Kuvendi po mban seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga opozita rreth krizës së furnizimit me ushqim.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ushtarët e FSK-së duhet të falënderohen për shërbimin ndaj atdheut.

Ai ka thënë se sot po diskutohet për diçka që është më shumë logjistike.

Më tutje Haradinaj ka thënë se ai është një mashtrues e tradhtar.

‘’I kam thënë mashtrues e tradhtar, por edhe spiun i Serbisë. Po ai i ka të gjitha këto, sepse ka lënë ushtrinë e tij pa bukë, ai punon në dëm të Kosovës’’, ka thënë Haradinaj.

Blero thyen ligjin për kontrollin e duhanit, shfaqet duke pirë cigare në ambient të mbyllur, në dasmë

Këngëtari Blerim Muharremi – Blero mbrëmë ka thyer Ligjin për kontrollin e duhanit, i cili ndalon pirjen e duhanit në ambiente të mbyllura.

Ai mbrëmë u shfaq duke konsumuar cigare në ambient të mbyllur, në ceremoninë e dasmës së këngëtarëve Adri dhe Ilirjana, shkruan Reporteri.net.

Siç mund të shihet në fotot më poshtë, Blero u shfaq duke pirë cigare në disa nga pamjet e mbrëmjes, përkunder se veprimi tij është thyerje e ligjit.




Pirja e duhanit tashmë ndalohet pothuajse në të gjitha ambientet e brendshme publike dhe vendet e punës. Po ashtu, ligji ndalon rreptësishtë të gjitha format e reklamimit, promovimit dhe sponsorimit të duhanit.

Me ligjin e ri për duhanin që pritet të hyjë në fuqi në Kosovë, gjobat për persona fizik do të jenë deri në 200 euro kurse për bizneset ku konsumohet duhan në ambient të mbyllur gjobat deri në 20 mijë euro. /Reporteri.net/.