div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged author author-arben-islami author-6 custom-background wp-custom-logo paged-383 author-paged-383 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Konflikti mes kushërinjve që përfundoi me fatalitet në Ferizaj

Një 38-vjeçar është vrarë mbrëmë nga kushëriri i tij në fshatin Balaj të Ferizajt.

Sipas Policisë së Kosovës, deri te vrasja ka ardhur pas një mosmarrëveshjeje që kishin kushërinjtë mes vete, raporton Zeri.info.

Po ashtu Policia njofton se viktima është vrarë me katër plumba dhe se i dyshuari pas kryerjes së veprës penale e ka thirrur vetë Policinë.

“Sipas hetimeve fillestare, vrasja ka ardhur si pasojë e mosmarrëveshjeve të vazhdueshme mes të dyshuarit dhe viktimës, të cilët ishin në lidhje gjaku (kushërinj). Në ditën kritike, pas një fjalosjeje, i dyshuari kishte nxjerrë pistoletën nga brezi dhe kishte shtënë katër herë mbi viktimën. Pas kryerjes së veprës penale, i dyshuari ka thirrur policinë për rastin dhe vendndodhjen e tij. Ai është arrestuar më pas dhe është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj, në Sektorin Rajonal të Hetimeve”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjithashtu bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur katër (4) gëzhoja, ndërsa në oborrin e shtëpisë së të dyshuarit është gjetur arma e zjarrit (pistoletë), me të cilën dyshohet se është kryer vrasja.

“Gjatë bastisjes së shtëpisë së të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar edhe një pushkë gjahu me 72 fishekë, një pushkë ajrore”, njofton Policia.

Njoftimi i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Vrasja në Ferizaj,

Më datën 15.09.2025, rreth orës 19:42, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në fshatin Balaj të Ferizajt ka ndodhur një rast i vrasjes.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e stacionit policor të Ferizajt, Njësiti i Reagimit të Shpejtë, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, si dhe krimteknikët. Po ashtu, në vendngjarje ka dalë edhe Prokurori i Shtetit dhe nën autorizimin e tij kanë nisur hetimet.

Nga hetuesit dhe krimteknikët është kryer ekzaminimi i vendit të ngjarjes, ndërsa edhe i trupit të viktimës, si dhe janë intervistuar dëshmitarët. Në vendin e ngjarjes janë gjetur katër (4) gëzhoja, ndërsa në oborrin e shtëpisë së të dyshuarit është gjetur arma e zjarrit (pistoletë), me të cilën dyshohet se është kryer vrasja.

Gjatë bastisjes së shtëpisë së të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar edhe :

– Një pushkë gjahu me 72 fishekë;

– Një pushkë ajrore.

Sipas hetimeve fillestare, vrasja ka ardhur si pasojë e mosmarrëveshjeve të vazhdueshme mes të dyshuarit dhe viktimës, të cilët ishin në lidhje gjaku (kushërinj). Në ditën kritike, pas një fjalosjeje, i dyshuari kishte nxjerrë pistoletën nga brezi dhe kishte shtënë katër herë mbi viktimën.

Pas kryerjes së veprës penale, i dyshuari ka thirrur policinë për rastin dhe vendndodhjen e tij. Ai është arrestuar më pas dhe është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj, në Sektorin Rajonal të Hetimeve.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës I.R. (M/K), i lindur në vitin 1987, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Ndërsa i dyshuari B.R. (M/K), i lindur në vitin 1974, është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

Vrasja e 40-vjeçarit në Ferizaj, zbulohen detaje të reja

Një person ka mbetur i vdekur mbrëmë në Balaj të Ferizajt pasi dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga i dyshuari.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur rreth orës 19:42 dhe u iniciua si “Vrasje”, ndërkaq i dyshuari është arrestuar.

Sipas Policisë, deri te rasti dyshohet se erdhi pas një mosmarrëveshje mes të dyshuarit dhe viktimës.

Në vendin e ngjarjes u gjetën katër gëzhoja që dyshohet se janë shkrepur nga i dyshuari.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje që kishte me viktimën mashkull kosovar, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe për pasojë, viktima ka mbetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar pistoletën dhe 4-gëzhoja që dyshohet se janë shkrepur nga i dyshuari”,njofton Policia.

Ndërsa, në shtëpinë e të dyshuarit u gjet një pushkë gjuetie me 72 fishekë.

 

 

“Po ashtu gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur edhe një pushkë gjuetie, me 72 fishekë cal-12 mm, dhe një pushkë ajrore. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar”, njofton Policia.

Vrasje në Ferizaj, ky është 40-vjeçari që u vra në fshatin Balaj

Loredana pjesë e ‘Për’puthen’, ky do jetë roli i saj në formatin e dashurisë!

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Loredana Brrati, është gati për një kapitull të ri televiziv.

Pas eksperiencës së saj në reality show dhe më pas pjesëmarrjes në panelin e “Goca dhe Gra”, ajo këtë sezon do të bëhet pjesë e programit të dashurisë “Për’puthen” në Top Channel.

Ndryshe nga të ftuarit e zakonshëm, Loredana do të ketë një rol krejtësisht të veçantë: atë të matchmaker-it.

Ajo do të jetë trajnere dhe mentore e djemve që do të konkurrojnë në këtë edicion, duke i këshilluar si të sillen, si të vishen dhe si të ndërtojnë marrëdhënie të qëndrueshme. Me përvojën dhe energjinë e saj, ajo do të përpiqet të ndihmojë konkurrentët të tregojnë versionin më të mirë të vetes.

Qëllimi i saj do të jetë i qartë: të kontribuojë që ky sezon i “Për’puthen” të krijojë çifte të vërteta dhe histori dashurie që do të mbeten gjatë në kujtesën e publikut.

Ky rol i ri i Loredanës është pritur me shumë kuriozitet nga ndjekësit e saj, të cilët janë të etur të shohin si do të shndërrohet në udhërrëfyese të dashurisë për konkurentët e rinj.

Ky është personi që u arrestua nga Policia për krime lufte në Kosovë, dyshohet për vrasjen e 25 civilëve në Gjilan

Arrestohet D.N. te Dheu i Bardhë dyshohet se në vitin 1999 ka marrë pjesë në vrasjen e 25 civilëve shqiptarë në Gjilan.“Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës nëpërmjet në njoftimi kanë bërë të ditur se sot në pikëkalimin kufitar Kosovë -Serbi është arrestuar D.N. nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krim lufte kundër popullsisë civile”.

“D.N., dyshohet se gjatë luftës në Kosovë, në periudhën nga 13 prilli deri më 30 prill 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në vrasjen e 25 civilëve shqiptarë në Komunën e Gjilanit” thuhet më tej.ARRESTOHET NJË PERSON NËN DYSHIMET PËR KRIME LUFTE

Prishtinë, 15 Shtator 2025 – Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Policia e Kosovës, përkatësisht hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, të hënën kanë arrestuar personin me inicialet D.N., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krim lufte kundër popullsisë civile”.I dyshuari D.N., është arrestuar në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë, në kufi me Serbinë.

D.N., dyshohet se gjatë luftës në Kosovë, në periudhën nga 13 prilli deri më 30 prill 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në vrasjen e 25 civilëve shqiptarë në Komunën e Gjilanit.Brenda afatit të paraparë ligjor, Prokuroria Speciale do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Special.

Mirena: Çfarë dite e zezë për ata që e duan Serbinë, udbashët, spiunat dhe shpifësit kundër UÇK’së

Gazetari Ilir Mirena e cilësoi dëshminë e ish-zyrtarit të Departamentit të Shtetit, James Rubin, si një ngjarje të rëndë për krejt ata që shpifën dhe hodhën vrer ndaj luftës së UÇK-së.

Mirena tha se dëshmia e Rubin është lajm i mirë për të gjithë që morën pjesë në UÇK dhe që kontribuan për çlirimin e Kosovës.

Por, sipas gazetarit, dëshmia e gjatë e ish-bashkëpunëtorit të Madeleine Albright, kur tregoi gjerë e gjatë për raportet e mira me Hashim Thaçin, është lajm i keq për ata që s’ia duan të mirën Kosovën.

“Çfare dite e zeze per krejt ata qe e duan Serbine, udabashet, jugosllavet me soj e sorollop, spiunat dhe shpifesit kunder luftes se UÇK’se, dhe per krejt bashkepuntoret e sotem te BIA’se serbe…”, shkroi Mirena në Facebook

E rëndë në Podujevë: Shoferi i kamionit pësoi sulm dhe goditi 20 vetura, u gjet i vdekur

Një rast i rëndë ka ndodhur sonte në rrugën “Skenderbeu” në Podujevë.

Një person ka vdekur dhe katër u lënduan në aksidentin mes një kamionit dhe disa veturave që ishin të parkuara.

Llapi Info merr vesh se shoferi që vdiq sonte në Podujevë është i nacionalitetit boshnjak.

Sipas dyshimeve të para, viktima kishte pësuar sulm kardiak dhe si pasojë goditi rreth 20 vetura që gjendeshin të parkuara rreth rrugës “Skenderbeu”.

Policia ka konfirmuar se viktimës është duke iu bërë obduksioni në Institutit e Forenzikës në Prishtinë.

Nga ky aksident katër persona kanë mbetur të lënduar dhe po marrin trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Dëshmia e Rubin në Hagë, reagon burri i Albulenës, sulmon ashpër Thaçin

James Rubin, ish-nëndihmëssekretar amerikan i Shtetit gjatë luftës në Kosovë, ka dëshmuar sot në rastin e Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së në Hagë.

Rubin foli për rolin e Hashim Thaçit dhe të tjerëve, si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm të tyre me SHBA-të.

Megjithatë, nga Lëvizja Vetëvendosje po përpiqen që dëshmisë së tij t’i japin një interpretim tjetër.

Alban Krasniqi, anëtar i VV në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ka thënë se po rezulton se Thaçi nuk ka qenë kreu, por Agim Çeku.

“James Rubin, duke treguar përvojën e tij, dëshmoi që lufta e UÇK-së ishte e drejtë, por shpërfaqi edhe disa të vërteta ndryshe nga ato që i janë servirur publikut për 25 vite: 1. Hashim Thaçi tash po del që nuk paska qenë komandant apo udhëheqës i UÇK-së, por Agim Ceku. Andaj, të ia njohim këtë rol dhe vlerë general Çekut, të cilën ia kanë mohuar në luftë edhe pas luftës. 2. Delegacioni ynë në Rambuje, në krye me Thaçin, paskan qenë të gatshëm të pranojnë një marrëveshje ku nuk përmendet pavarësia, por që fatmirësisht ka pasur presion nga komandantët dhe luftëtarët e UÇK-së në terren për të mos pranuar një zgjidhje që nuk e përmban brenda dokumentit pavarësinë në perspektivë. 3. Është pranuar marrja e përgjegjësisë për çfardo krimi që mund të bëhet pas përfundimit të luftës në emër të saj”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Vrasje në Ferizaj, ky është 40-vjeçari që u vra në fshatin Balaj

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Ferizajt.

Në fshatin Balaj është vrarë një person rreth 40-vjeçar, i identifikuar si B.R

Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur sonte dhe Policia është mobilizuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Rrethanat se si ka ndodhur vrasja dhe motivi i saj ende nuk dihen, por burimet tona konfirmojnë se hetuesit e krimeve të rënda dhe njësitë relevante të Policisë së Kosovës janë duke punuar intensivisht.

Viktima 40 vjeçar, arrestohet i dyshuari – Zbulohen detaje nga vrasja e rëndë në Ferizaj

Një vrasje ka ndodh në fshatin Balaj të Ferizajt, raporton Demos.

Viktima është e moshës 40 vjeçare dhe policia ka arrestuar të dyshuarin.

“Me datën 15.09.2025 rreth orës 19:42 kemi pranuar një informatë se në fshatin Balaj të Ferizajt ka ndodhur një vrasje. Viktimë është një person mashkull, i moshës rreth 40 vjeç. Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe ka sekuestruar një armë zjarri. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante nën udhëheqjen e prokurorit të shtetit. Për informata të detajuara do të njoftoheni me raport vijues.”, tha për “DEMOS” Kanun Veseli, zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.