div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged author author-arben-islami author-6 custom-background wp-custom-logo paged-390 author-paged-390 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Igballe Huduti: Albin Kurtin e kam pas në burg, kam qëndruar në qelinë e Donikës

Teologja Igballe Huduti ka rrëfyer një përvojë personale të lidhur me figura politike në vend, gjatë paraqitjes së saj në programin e mëngjesit në Kanal10.

Gjatë diskutimit mbi rolin e shkollës, fesë dhe mediave në parandalimin e të rinjve nga përdorimi i narkotikëve, ajo tha:

“Albin Kurtin e kam pas në burg, Doniken, aty në burgun e Donikës në qelinë e Donikës kam ndejtë.”

Deklarata e Hudutit u bë pjesë e debatit se sa mund të kenë ndikim rrethanat e ndryshme sociale tek të rinjtë.

Ky është personi që u arrestua nën dyshimin për krime lufte kundër civilëve në Kosovë

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, sot kanë arrestuar personin me inicialet R.D, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krim lufte kundër popullatës civile”.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se R.D., është ndaluar nën dyshimin për krime lufte kundër popullsisë civile, të kryera gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

“Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht hetuesit nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Luftës, është duke ndërmarrë dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe legjislacionin në fuqi”.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës u zotuan për përkushtim në hetimin dhe ndjekjen penale të kryerësve të këtyre veprave penale.

Tensione në Kuvendin e Shqipërisë, Berisha bllokon foltoren

Seanca e parë e legjislaturës së re të Kuvend të Shqipërisë ka nisur me debate dhe tensione nga ana e opozitës, pas kërkesës së kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha për të mbajtur fjalën për procedurë.

Berisha bashkë me deputetët demokratë, Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe të tjerë bllokuan foltoren e Kuvendit, nga ku Berisha vijonte të fliste më gjithë kërkesën e vazhdueshme të drejtuesit të seancës, Vasil Llajo, shkruan Euronews.al.

Mes debatesh u votua komisioni për verifikimin e mandateve ndërsa seanca e radhës u vendos për sot në orë 17:00.

Alketa Vejsiu zbulon veturën e saj luksoze (Foto)

Njëra ndër prezantueset më të mira shqiptare, Alketa Vejsiu kohën e fundit dukshëm ka shpeshtuar paraqitjet e saj në rrjetet sociale.

Këtë herë, Alketa ka zbuluar veturën e saj luksoze të tipit “Mercedes e- Class”, shkruan IndeksOnline.

Vlen të përmendim faktin se Vejsiu është njëra ndër prezantueset më të dashura për publikun shqiptar. /IndeksOnline/

 

 

Rriten sërish çmimet në Kosovë, këto produkte shënojnë rritje ‘enorme’

Çmimet e konsumit në Kosovë kanë shënuar rritje mesatare prej 4,5 për qind në gusht 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak.

Ndërkaq sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), inflacioni mujor, krahasuar me korrikun 2025, ishte 0,5 për qind.

Në raportin e ASK-së thuhet se rritja vjetore u ndikua kryesisht nga ngritja e çmimeve të energjisë elektrike (17,1%), pushimeve të organizuara (17,1%), kafesë, çajit dhe kakaos (16,7%), pemëve (16,6%) dhe mishit (12,4%).

Po ashtu, ndikim të konsiderueshëm kanë pasur edhe shërbimet për mirëmbajtjen e transportit personal (10,7%), shërbimet e tjera lidhur me transportin (10,4%), perimet (9,7%), vajrat dhe yndyrnat (8,6%), shërbimet hoteliere (8,2%) si dhe produktet e qumështit, djathit dhe vezët (8,2%).

Në anën tjetër, ulje e çmimeve është shënuar te biletat e fluturimeve (-7,8%), lëndët djegëse të ngurta si druri dhe pelet (-4,1%), si dhe karburantet dhe lubrifikantët për transportin personal (-3,2%). Këto zbritje patën një ndikim të përbashkët prej -0,4% në indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit.

Në krahasim mujor pra gusht 2025 me korrik 2025, rritja prej 0,5% është shpjeguar kryesisht me shtrenjtimin e biletave të fluturimeve (15,4%), produkteve të qumështit, djathit dhe vezëve (2,4%), perimeve (1,2%) si dhe karburanteve për transportin personal (0,8%).

Forcat e Shqipërisë nisen drejt Kosovës

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu ka nisur mëngjesin e së premtes me disa foto të ushtarëve shqiptarë në misionin e KFOR-it, teksa rrugën e kishin nisur për Kosovë.
Përmes një postimi në Facebook, Vengu thotë se djemtë dhe vajzat e Shqipërisë që janë pjesë e KFOR-it, çdo ditë mbajnë lart flamurin dhe vlerat në shërbim të paqes dhe sigurisë.

“Mirëmëngjes nga Kosova me djemtë dhe vajzat tona në misionin e KFOR ku çdo ditë mbajnë lart flamurin dhe vlerat tona në shërbim të paqes dhe sigurisë”, ka shkruar ai.

Ramiz Lladrovci, PDK-së: Ndalni joshjet dhe presionet, “Dada Razë” s’po ju bën punë, as thesi i premtimeve boshe

Kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci, që këtë herë i hyri garës zgjedhore për të mbetur në këtë pozitë pa logon e partisë ku shërbeu, PDK-së, sot ish-bashkëpartiakëve të tij iu bëri thirrje për “ndalje presionesh”.

Lladrovci tha se është për keqardhje “niveli ku kanë rënë “krerët” aktualë të partisë shtetformuese e shtetndërtuese”, ndërsa tha se “Dada Razë”, duke iu referuar kandidatit të PDK-së për kryetar të Drenasit, nuk po iu bën punë.

““Dada Razë” nuk po bën punë as thesi i premtimeve boshe nuk ju ndihmon. Jam i habitur disa nga miqtë e mi, me shokët që deri dje kishim një synim dhe një qëllim të përbashkët partiak e politik, të cilët nuk po zgjedhin mjete për ta frenuar ortekun e fitores “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”. Është për keqardhje niveli ku kanë rënë “krerët” aktualë të partisë shtetformuese e shtetndërtuese, të themeluar nga heronjtë tanë të luftës dhe paqes. Kot i keni përpjekjet për ta bërë “Dadën Razë” faktor politik në Drenasin krenar, Drenasin e nderit, të sakrificës dhe përkushtimit atdhetar”.

Lladrovci tha se as “hapja e thesit të premtimeve boshe” nuk do t’iu kryjë punë në këtë garë zgjedhore.

“Ndalni joshjet, presionet dhe shantazhet ndaj qytetarëve dhe kandidatëve për Kuvendin e Drenasit, sepse edhe më poshtë po bini. Jeni lehtas të lexueshëm. “Dada Razë” nuk po ju bën punë, as hapja e thesit të premtimeve boshe nuk do t’ju ndihmojë. Qytetarët kampion, Lista e kandidatëve kampion, kanë shtëpinë e vet, numrin 101 “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”. Vazhdojmë +4!”, ka shkruar ai.

Ndeshja me Shqipërinë, serbia marrin këtë vendim

Ekipi serb i futbollit pësoi një humbje të rëndë në kualifikueset për Kupën e Botës, duke humbur në shtëpi kundër Anglisë me rezultatin turpërues 5:0.

Tashmë ata do të përballen me Shqipërinë në një ndeshje vendimtare në garën për vendin e dytë që rrjedhimisht sjell edhe kualifikimin për në finalet e Botërorit.

Ndeshja do të luhet pas një muaji dhe fillimisht ishte planifikuar të zhvillohej në stadiumin “Rajko Mitić” në Beograd, ku u luajt edhe ndeshja e fundit kundër Anglisë. Megjithatë, Federata e Futbollit të Serbisë thotë se po shqyrtohet mundësia e ndryshimit të vendndodhjes, në mënyrë që ekipi vendas të zhvendoset në stadiumin e Leskovcit, raporton TCH.

“Tani tjetër është vetëm pas tre javësh, të paktën atëherë fillon grumbullimi për ndeshjen më të rëndësishme në kualifikuese, për ndeshjen me Shqipërinë, e cila do të vendosë drejtpërdrejt se kush do të shkojë në playoff për Kupën e Botës“, – tha sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Serbisë, Branko Radujko, për Tanjug.

Ai shton gjithashtu se dëshira e Federatës Serbe të Futbollit është që dueli me Shqipërinë të zhvillohet në Leskovc. “Po punojmë intensivisht për të marrë miratimin për ndryshimin e vendndodhjes për atë ndeshje, Leskovci është një mjedis ku kombëtarja është përgatitur gjithmonë në qetësi, ku është pritur me mbështetje të pakursyer në një atmosferë jashtëzakonisht pozitive dhe ku ka regjistruar disa rezultate shumë të rëndësishme pozitive. Kam besim se do të luajmë atje, në Leskovc” – theksoi Radujko.

Stadiumi i Leskovacit i quajtur “Doçica” ka një kapacitet modest prej 8000 vendesh, krahasuar me Marakanën në Beograd që ka një kapacitet prej rreth 52.000 vendesh, ku është përcaktuar fillimisht zhvillimi i ndeshjes me Shqipërinë.

Megjithatë ngjarjet e fundit në ndeshjen ndaj Anglisë pritet të sjellin edhe dënimin e rëndë për zhvillimin e ndeshjes të paktën të radhës pa tifozë, përveç gjobës së majme në euro. Kjo me sa duket, por edhe frika nga përsëritja e ngjarjeve të së shkuarës dhe pamundësia për të kontrolluar huliganët e tyre edhe vetë organizatorët kërkojnë të largohen sa më shumë nga ata.