div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged author author-arben-islami author-6 custom-background wp-custom-logo paged-391 author-paged-391 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Mediat gjermane: Kosovari që theri mësuesen me thikë ishte pjesë e një sulmi islamist

Javën e kaluar, në kolegjin profesional të Essenit, një i ri kosovar, Erjon S. (17), e goditi papritur me thikë në stomak mësuesen e tij (45), duke e plagosur rëndë.

Hetuesit tani dyshojnë se sulmi ishte pjesë e një sulmi islamist në të cilin autori sulmoi edhe një burrë të pastrehë dhe regjistroi video duke marrë përgjegjësinë.

Sipas BILD, sulmuesi është kosovar. Ai ishte nxënës në shkollë. Dyshohet se ai iu afrua mësueses dhe e goditi me thikë. Ai iku menjëherë pas sulmit.

Menjëherë pas krimit, policia mori një raport për një person të dyshimtë në një park që përputhej me përshkrimin e autorit. Kur policia u përpoq ta kontrollonte të dyshuarin, ai dyshohet se vrapoi drejt e në drejtim të oficerëve me një thikë. Më pas, policia dyshohet se e qëlloi.

Çupi: “Ca budallenj të Kosovës kërkojnë flamur në stadium”

Në një shkrim të fundit, publicisti Frrok Çupi ka komentuar zhurmën e krijuar për moslejimin e flamurit të UÇK-së në ndeshjen Shqipëri–Letoni, të zhvilluar më 9 shtator në stadiumin “Air Albania”.

Sipas Çupit, polemikat për flamurin nuk lidhen vetëm me sportin, por me krizën e thellë politike në të cilën ndodhet Kosova. Ai thekson se lidershipi aktual në Prishtinë, i paaftë të zgjidhë problemet e brendshme si mungesa e Kuvendit funksional dhe sanksionet nga BE, po përdor simbolet për të tërhequr vëmendjen dhe për të përfshirë Tiranën në debatet e saj të brendshme.

Çupi nënvizon se leja për flamurin e UÇK-së në stadium do të hapte një precedent të rrezikshëm, pasi atëherë grupe të tjera do të kërkonin vendosjen e simboleve të tyre politike e historike, duke e kthyer sportin në arenë totemësh dhe jo të lojës së futbollit.

Postimi i publicistit Frrok Çupi

Tirana s’ ka dëgjuar gjë, por në mediat e Kosovës ka plasur zhurma për ‘flamurin e UÇK-së’. Zhurma bëhet për Tiranën. Tirana tradhtare nuk ka lejuar flamurin e UÇK të valëvitet në ndeshjen e futbollit mes Shqipërisë dhe Letonisë, të martën mbrëma, datë 9.

-Madje është parë një fëmijë i vogël që kërkonte flamurin e UÇK, por këta njerëz të pa shpirt nuk ia kanë lejuar!, tha para meje një gazetar I televizionit në Prishtinë.

×

-Ai Duka i krimit, vëllau i Vucic, ai nuk e lejon flamurin e UÇK, tha

Tjetri akuzoi rëndë Edi Ramën se ‘ ky e ka hequr flamurin e UÇK.

E trajtuan gjithnjë si ‘tradhti kombëtare’, si ‘përdhosje të simboleve të luftës heroike’, etj. Dëgjova në studio se dikush përmendi një frazë të Shkëlzen Maliqit që paska thënë ‘dale dale, se Shqipëria po hyn në BE, e keni me pa a do tua hapë kufirin BE në Morinë, apo nuk do tua hapë!?”.

Sa më shumë tirrej ideja se ‘Shqipëria europiane’ ashtu ashtu, aq më keq ndizej nervi në televizion. “Dun me na thanë se do të na venë edhe kufi, a asht kshtu, a!’.

-Po edhe mundet, jemi dy shtete, fund i fundit, njëri BE e tjetri jo- nisa të luaj me nervin e tyre.

Por problemi mbetet te stadiumi Arena në Tiranë dhe flamuri i UÇK

U  tmerrova, mendova se kisha hyrë pa dashur në një teatër absurd. Desha të pyes se cila palë do ta mbante flamurin e UÇK, letonezët apo shqiptarët? Mirëpo do të më merrej si ironi, këta edhe mund ta kuptonin.

Mendova se biseda për flamurin e UÇK në stadium, që këta e kërkonin ‘ me këmbë të kalit’, mund të ngitej vetëm përmes ironisë, ndryshe bëheshin dy palë budallenj ballë përballë tek do të flisnin për të njëjtën gjë. Ironia e zgjidh kudo absurdin dhe marrëzinë.

Po, mirë, vëlla, po e vëmë flamurin e UÇK. Letonezët s’ besohet se kuptojnë gjë çfarë është ai. Edhe një budallallëk tjetër pat ndodhur në Beograd me një dron kur ngritën një sajesë me fushë të zezë si ‘flamur shqiptar’, që askush nuk e njihte. Kësaj radhe nuk do ta njihte protokolli i FSHF as i UEFA. UÇK nuk ka qenë skuadër futbolli. Por ky nuk do të ishte tërë problemi.

Problemi, se do të merrej si një totem i dikujt.

Atëherë do të kërkonin edhe të tjerë totemët e tyre. Veteranët e Luftës së Dytë do të kërkonin Yllin Partizan; por në këtë rast duheshin një UÇK dhe dhjetëra Yje Partizane se ashtu janë përmasat. Komunistët do të ngrinin totemin me flamurin e Enver Hoxhës. Ballistët do të ngrinin Pulën e Pjekur. Zogistët, mbretin me dorë në zemër. Qemalistët, burrin me kartën e Pavarësisë. Esat Toptanasit do të nxirrnin figurën e Avni Rustemit të dhunuar. Pezakët foton e babë Myslimit. Ata të Haxhi Qamilit me parullën ‘Dum Babën’. Princ Vidin në anën tjetër…

Nuk mund t’u thuhej ‘ Jo, s’u lejojmë në stadium!’ as princave të Skënderbeut: Oxhaqet Feudalë, Principata e Arbrit me disa simbole, Balshajt me Veladonin e Kuq, Araniti, Zenebishti, Dukagjini, Shpata dhe Bua, Gropa dhe Muzaka…

Mirë, se të gjithë këta totemë i takojnë racës arbnore shqiptare, dhe do të vendoseshin në fushë. Po futboll ku do të luhej?

Por këtë pyetje ‘ ku do të luhet futboll?’  nuk e bëjnë kurrë budallenjtë, as ata në Kosovë. Sepse nuk janë edhe aq budallenj. ‘Budallenjtë’ përdoren për të ‘shirë lëmin’ e të mençurit. I mençuri, në këtë rast, është lidershipi politik i Kosovës. Kurti dhe Osmani e kanë futur Kosovën në një krizë politike të thellë politike. Po bëhet viti pa Kuvend dhe pa Qeveri. Por bëhet më shumë se viti me sanksione dhe pa pikë vëmendjeje nga BE. Po thellohet kriza ekonomike. Po dëshmojnë para të gjithëve se ‘nuk mund të bëjnë shtet’. Mund të përfshihen në krizat e Serbisë dhe të botës, e atëherë ‘ku ishim? Asgjëkund!’. Për të mos e lëshuar qeverinë ‘gjallë a dek’, ata aktivizojnë budallëkun emocional të flamujve (totemëve). Mendojnë se njerëzit ngopen me bar. Siç u ngopen me bar shqiptarët në kohë izolimi.

Me këtë rast, qeveria e Prishtinës ka menduar që të tërheqë edhe Tiranën në krizën e saj. Në dekada të tëra të shkuara kishte ndodhur kështu. Kishte ndodhur edhe kështu edhe ashtu. Lideri komunist i Shqipërisë qante me lot ‘ për fatet e Kosovës’. Ndërsa kosovarët e robëruar por edhe të mashtruar afroheshin te televizorët e qanin bashkë me Udhëheqësin. Edhe në ndeshjet e futbollit qanin. Për sebep të Kosovës kishte shpërthyer armiqësia Enver- Tito. Por cili po përdorte cilin? Politikanët e Kosovës mendonin se po përdornin Enverin. Ndërsa ky përdorte Kosovën. “Krahët tanë janë të sigurt- pat thënë Hoxha- Në Veri kemi vëllezërit kosovarë, në Lindje kemi Vardarin, ndërsa në Perëndim Otranton”. Përdorime të pa qarta, deri tani kur Shqipëria ka marrë  drejtimin Europë.

Megjithatë qeveria e Kosovës mendon të ‘shuajë krizën’ e vet, me stadiumet e Shqipërisë në Jug.

Me krijo nje lajm te till per portal, jo fort te gjate

Dj Geek feston ditëlindjen vet i dyti, zbulon partneren

Ka kohë që nuk kemi dëgjuar të reja nga Dj Geek.

Ditën e djeshme, Geek festoi ditëlindjen e tij, një ditë e cila u shoqërua me urime të shumta nga miq, kolegë dhe ndjekës në rrjete sociale.

Megjithatë, përtej mesazheve të pafundme që mori, ishte një detaj që mori të gjithë kureshtjen e publikut.

Geek ndau një foto të veçantë nga mbrëmja e tij, ku shihej i përqafuar me një vajzë misterioze, duke lënë të kuptohet se ai tashmë është në një lidhje dashurie.

Festa duket se nuk u shënua me zhurmë e madhështi, por me intimitet, pasi DJ Geek vendosi ta festojë këtë ditë të rëndësishme vetë i dyti, pranë personit që i ka fituar zemrën.

Në foto, ai u kujdes që identiteti i të dashurës të mos zbulohej, duke shtuar edhe më shumë misterin rreth saj.

Rama shkarkon Veliajn, propozon Manastirliun

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama njoftoi zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë e Tiranës, duke propozuar Ogerta Manastirliun si kandidaten e PS-së.

Në Asamblenë e PS-së që po mbahen të enjten ku edhe do ta njoftojë përbërjen e qeverisë së re, Rama u shpreh se sot duhet marrë një vendim politik për t’i hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë.

Edi Rama: Pjesë e jonë është ta mbështesim përmirësimin e sistemit të drejtësisë. Asnjë ndryshim në legjislacionin e drejtësisë, sa i nevojshëm të duket nga ne, nuk do të merret me votat tona, pa marrë dritën jeshile nga Komisioni Europian. Kjo që kemi është ende larg nga drejtësia që i duhet Shqipërisë 2030 në BE dhe që meritojnë njerëzit e këtij vendi të sakatuar nga drejtësia. Nuk do të kemi asnjë iluzion, nuk ka asnjë rrugë tjetër përveç asaj të vendosmërisë. Të gjitha rrugët e tjera nxjerrin mbrapsht, te gropa thithëse e drejtësisë.

Sot kemi një kryetar bashkie i zgjedhur tre herë, i dënuar jo për detyrën si kryetar. I janë nxjerrë edhe biseda me familjarët nga telefoni i burgut. Kjo nuk ndodh në asnjë vend demokratik. Diktatorial, jo e jo. Është shkelja më e hapur dhe më flagrante në shpërdorim të detyrës, nga ana e tyre që duhet të mbajë nën kontroll hetimet. Tirana ka punë të mëdha dhe të panumërta, përditë e përnatë. Nuk i heq asnjë meritë kryetares në detyrë për sa ka bërë në këto 7 muaj. E falënderoj për përkushtimin. Por sot ne duhet të marrim një vendim politik, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve për kryetarin e bashkisë në Tiranë.

Mendoj se Ogerta Manastirliu është njeriu i duhur për drejtimin e Bashkisë Tiranë.

Rama shpall emrat e kabinetit të ri qeveritar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka nisur të shpallë emrat e kabinetit të ri qeveritar që do të drejtojë vendin pas zgjedhjeve të 11 majit.

Zv/ kryeministre, Belinda Balluku si edhe ministre e Infrastrukturës

Kryetar i Kuvendit, Niko Peleshi

Nënkryetar i Kuvendit,  Klodiana Spahiu

Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla

Ministre e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu

Ministre e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali

Ministër i Financave, Petrit Malaj

Ministër Turizmi, Blendi Gonxhja

Ministria e Arsimit, Mirela Kumbaro

Ministria e Shëndetësisë, Evis Sala

Ministre e Ekonomisë, Delina Ibrahimi

Ministër i Drejtësisë, Besfort Lamallari

Ministër i Mbrojtjes, Pirro Vengu

Ministër i Bujqësisë Andis Salla

Ministër për Marrëdhënie me Parlamentin, Toni Gogu

Koci fton deputetët që të ndajnë 100 euro nga paga mujore për njerëzit në nevojë
Avokati, Arianit Koci, i ka ftuar deputetët që të nga 100 euro nga paga mujore.

Koci tha se këto mjete mund t’iu jepen drejtpërdrejt njerëzve në nevojë, individëve që kanë nevojë për përkrahje, ose përmes organizatave.

“Edhe unë, me të njëjtën shumë, kontriboj. A po fillojmë menjëherë, të dashur deputetë? ” shkruan koci raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Deputetë të nderuar,

ju ftoj publikisht që secili prej jush të ndajë nga 100 euro nga paga mujore.

Këto mjete mund t’i japim drejtpërdrejt NJEREZVE NË NEVOJË, individëve që kanë nevojë për përkrahje, ose përmes organizatave serioze si SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, që kujdesen për fëmijët e braktisur dhe në nevojë – apo Linja e Jetës, qendra për parandalimin e vetëvrasjeve, që ofron ndihmë anonime dhe pa pagesë për këdo që ka nevojë.

Edhe unë, me të njëjtën shumë, kontriboj.

A po fillojmë menjëherë, të dashur deputetë?

Ju ftoj që të deklaroheni këtu, në komentet e mia.

Mehmetaj i reagon Osmanit pasi tha që po i përndiqen fëmijët: Hashim Thaçi e ka pas djalin e mitur kur Kurti dojke me ia martu me çikë të Vuçiqit

Një kameraman u arrestua sot dhe iu konfiskua kamera, në hapësirat afër shkollës ku kanë filluar mësimin vajzat e presidentes Vjosa Osmani.

Osmani reagoi duke thënë se për 5 vjet po i përndiqen vajzat e saj të mitura nga disa media dhe po i rrezikohen ato.

Gazetari Lirim Mehmetaj i përmendi Osmanit sulmet që janë bërë ndaj fëmijës së ish-Presidentit Thaçi, kur kryeministri i tanishëm në detyrë, Albin Kurti, kishte propozuar që ai të martohet me vajzën e mitur të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

“Hashim Thaçi e ka pas djalin e mitur kur Albin Kurti dojke me ia martu me çikë të Aleksandër Vuçiç-it.

Vjosa Osmanit atëherë nuk i ngjante kjo as e rrezikshme, as kundërligjore as e turpshme”, shkroi Mehmetaj

“Lista Serbe po e shuan Kosovën, opozita i jep krah” – Halil Geci me reagim të ashpër

Veprimtari Halil Geci ka reaguar ashpër kundër Listës Serbe dhe partive opozitare shqiptare, duke i akuzuar se po bllokojnë proceset shtetërore dhe po minojnë integritetin e Kosovës.

Në një postim në Facebook, ai tha se Lista Serbe vepron për llogari të Beogradit dhe Moskës, ndërsa opozita shqiptare e ka fuqizuar atë me privilegje e pazare politike.

“Kosova nuk është për tradhtarë! Kosova është e jona – çdo centimetër i saj do të mbrohet. Populli do t’ua tregojë vendin me votë,” – theksoi Geci.

Postimi i plotë:

“KOSOVA NUK ËSHTË PËR TRADHTARË!

KOSOVA ËSHTË E JONA – ÇDO CENTIMETËR I SAJ DO TË MBROHET!”

Lista Serbe dhe aleatët e saj po përpiqen të fshijnë emrin dhe simbolet e shtetit tonë.

Kjo listë është mbrojtur e përkrahur nga tradhtarët shqiptarë, të cilët sot bllokojnë çdo proces legjitim dhe sfidojnë shtetin e Kosovës.

Ish-pushtetarët dhe opozitarët që i mundësuan këto privilegje u pasuruan duke favorizuar armiqtë e Kosovës.

Çdo kërkesë që ka bërë Lista Serbe – nga “zajdnica” me kompetenca ekzekutive, deri te falja e 40 kishave shqiptare – iu është plotësuar nga ata që sot po bërtasin për patriotizëm.

Sipas Planit të Ahtisaarit, Listës Serbe iu dhanë 10 vende të garantuara në Parlament, edhe pse serbët përbëjnë vetëm rreth 4% të popullsisë së Kosovës. Kjo duhej të ishte fazë kalimtare, por opozitarët e mbajtën gjallë këtë mekanizëm në bashkëpunim me Beogradin dhe e përdorën për interesa të tyre politike.

Sot, Lista Serbe nuk i përgjigjet Kosovës, por Beogradit dhe Moskës. Qëllimi i tyre është i qartë: të fshijnë nga Kushtetuta dhe dokumentet zyrtare emrin “Republika e Kosovës”, stemën dhe çdo simbol të shtetit që ata nuk e njohin.

Fuqinë juridike kësaj liste ia dhanë opozitarët e djeshëm, që sot bashkë me të bllokojnë Parlamentin dhe proceset e shtetit. Ata heshtin për krimet e luftës dhe pasluftës, ndërsa përpiqen të kontrollojnë jetën dhe pasurinë e qytetarëve shqiptarë.

Një pyetje për opozitën:

A keni guxim t’u tregoni qytetarëve se çfarë po kërkoni me votën tonë?

Kur ishit në pushtet, ndihmuat serbët të ndërtonin koloni dhe shtëpi në Luginën e Dillit e në Mitrovicë, hapët tendera me Listën Serbe dhe Radojçiq, u pasuruat dhe u bëtë milionerë, ndërsa sot po tentoni të paraqiteni si shpëtimtarë.

Populli po ju sheh qartë: veprimet tuaja e dobësuan shtetin, fuqizuan Listën Serbe dhe minuan integritetin e Kosovës.

“Ne, si popull dhe si votues, do t’i përballojmë këto sfida. Nuk do të lejojmë askënd ta shesë atdheun tonë. Sot është koha ta mbrojmë Kosovën me votë.

Pikërisht vota do t’ua tregojë opozitës vendin dhe vlerën e saj.”

Abdixhiku paralajmëron protestë nëse s’respektohet Kushtetuta: Braktisim institucionet, dalim në rrugë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova tha nëse nuk respektohet Kushtetuta e vendit, atëherë do të dalin në protestë dhe siç u shpreh ai, do të largohet nga rruga institucionale.

Abdixhiku tha se në momentin që e vlerësojnë se duhet të ndërmarrin një hap të tillë, atëherë sipas tij, do të braktisin institucionet dhe do të dalin në rrugë.

“LDK-ja e ka konsideruar veprimin e vetë politik tash e 25 vite, brenda institucioneve të Kosovës. Ende nuk është ardhur në atë pozitë që të konsiderojë veprimin jashtë institucioneve të Kosovës. Nuk e përjashtojmë si alternativë, nuk kemi ardhur në atë pikë dhe pajtohem me këtë fakt, sepse LDK-ja nuk do të jetë ndryshe prej asaj se çfarë është”.

“Pra, në momentin që ne e vlerësojmë se duhet të dalim në protesta dhe të largohemi prej rrugës institucionale, në atë moment mbledhim organet e partisë, braktisim institucionet, dalim në rrugë. Në qoftë se nuk respektohet Kushtetuta e Kosovës, për çfarëdo arsye, nuk ka kuptim më të veprojmë brenda institucioneve të Kosovës”.

“Institucionet e Kosovës operojnë me një rregull kushtetues, që është një lloj referi dhe në qoftë se nuk ka refer dhe nuk ka rregulla kushtetuese, nuk ka kuptim ne të presim në Parlament, e të ulemi aty, e të themi ‘hajde po vazhdojmë tutje, s’po respektojmë rregullat e parlamentit’”, u shpreh kreu i LDK-së.