div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged author author-arben-islami author-6 custom-background wp-custom-logo paged-402 author-paged-402 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Aktakuzë për spiunazh ndaj gruas së arrestuar muaj më parë në Jarinjë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të enjten aktakuzë kundër të pandehurës J.GJ. – nga komuniteti serb – nën dyshimet për kryerje të veprës penale të “spiunazhit”.

E pandehura, e cila ka punuar në misionin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), në degën në Mitrovicë, është arrestuar më 28 shkurt të këtij viti në Jarinjë, pikë e kalimit mes Kosovës dhe Serbisë.

Prokuroria ka thënë se për një afat të pacaktuar e deri në ditën e arrestimit, e pandehura “me vetëdije ka kryer veprime të përsëritura që përbëjnë ndihmë aktive për veprimtarinë informative të një shërbimi të huaj, konkretisht të Agjencisë për Inteligjencë dhe Siguri të Republikës së Serbisë (BIA)”.

Sipas Prokurorisë, ajo ka bashkëpunuar me Aleksandar Vllajiqin, dhe duke marrë udhëzime prej tij, ka përpiluar raporte të OSBE-së për pasqyrim të situatës politike dhe sigurisë në Kosovë, dhe ka kontribuuar në krijimin e një narrative armiqësore ndaj institucioneve të sigurisë, shtetësisë dhe integritetit të Kosovës.

Autoritetet e Kosovës e kanë dënuar Vllajiqin në qershor të këtij viti me pesë vjet burgim, pasi ai e kishte pranuar fajësinë, duke thënë se është përfshirë në spiunazh si anëtar i BIA-s serbe. Ai është dënuar edhe për posedim të paligjshëm të armëve.

Prokuroria ka thënë se J.Gj. ka siguruar dhe shpërndarë dokumente të ndjeshme për interesa të BIA-s, dhe që këto veprime kanë cenuar rendin kushtetues, sigurinë kombëtare të Kosovës, dhe kanë vënë në rrezik jetën dhe sigurinë e zyrtarëve shtetërorë, qytetarëve dhe personelit ndërkombëtar të OSBE-së në Kosovë.

“Sipas provave të siguruara gjatë hetimeve, informacionet e siguruara nga J.GJ, janë transmetuar te zyrtarët e lartë të BIA-s, përkatësisht R.G., përgjegjës i BIA-s për Rajonin e Novi Pazarit në Serbi, dhe zyrtari L.B., ku me këtë të fundit, e pandehura në disa raste edhe është takuar në Beograd të Serbisë”, është thënë mes tjerash në komunikatën e Prokurorisë.

“500 mijë turistë më shumë se një vit më parë”, Rama: Prioritet cilësia, jo rritja në numër

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë zërat për uljen e numrit të turistëve në vendin tonë. gjatë aktivitetit “Shqipëria Turistike 2030”, për të vendosur piketat e rrugëtimit turistik, duke reflektuar mësimet e reja të këtij sezoni. Në fjalën e tij kreu i qeverisë theksoi se në këtë sezon vendi ynë ka pritur 9 milionë turistë, gjysmë milionë më shumë se një vit më parë.

“Sezoni turistik veror ka sjellë që për periudhën e tanishme të kemi mbi 9 milionë vizitorë 500 më shumë se viti i kaluar. Kjo është në thonjëza rënia e komentuar gabimisht. Nuk është e vërtetë që numri i vizitorëve nga Kosova ka rënë, nuk figuron në asnjë shifër konkrete, përkundrazi ka rritje e cila nuk është e madhe, pasi ka pak, ose aspak shqiptarë në Kosovë që nuk kanë qenë më parë në Shqipëri, ka rritje Italia, Mali i zi e RMV dhe Greqia, por vlen të theksohet rritja e madhe nga Franca e Gjermania, rritja nga Kina, India Brazili Australia dhe Turqia dhe Izraeli”.

Sipas kreut të qeverisë prioritet nuk është rritja e numrit të turistëve, por cilësia.

“Në tërësi destinacioni po sjell rritje. Rritja në numër nuk është më prioriteti ynë por rritja e cilësisë dhe rritja e turistëve dhe vizitorëve që konsumojnë më shumë në vendin tonë”.

Gjykata merr vendim për ish-drejtorin e Policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi

Gjykata Themelore në Prizren ua ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për nga një muaj ish-drejtorit të Policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi- aktualisht drejtor rajonal i kufirit perëndimor, që përfshin rajonet e Gjakovës, Pejës dhe Prizrenit, si dhe ndaj Xhevat Sallaukës, Ramadan Paçarizit dhe Liman Sallaukës.

Kështu bëjnë të ditur burime të “Betimi për Drejtësi” brenda Gjykatës në Prizren.

Fillimisht, Gjykata Themelore në Prizren, përmes vendimit të 6 gushtit 2025, kishte caktuar masën e paraburgimit ndaj katër të dyshuarve nën dyshimin për detyrim, armëmbajtje pa leje dhe shmangie nga tatimi.

AAK garon me numrin 174, Haradinaj: Për ne flet puna, jo premtimet

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet lokale të 12 tetorit do të garojë me numrin 174.

Kryetari Ramush Haradinaj ka thënë se AAK gjithmonë ka treguar se është shembull për të gjithë.

“Ky është angazhimi ynë: punë, jo premtime, dhe këtë e kemi vërtetuar kudo ku kemi marrë përgjegjësi”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:

174 është numri i Aleancës në fletëvotim!

Më 12 tetor, qytetarët do të kenë mundësinë të zgjedhin njerëz të dëshmuar në komuna dhe vizionin tonë për fitore të reja.

Aleanca gjithmonë ka treguar se është shembull, shembull për të gjithë, sepse për ne flet puna, jo premtimet.

Ky është angazhimi ynë: punë, jo premtime, dhe këtë e kemi vërtetuar kudo ku kemi marrë përgjegjësi.

 

Luizi dhe Kiara ndajnë lajmin e madh

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito vazhdojnë të jenë një nga çiftet më të ndjekura dhe të komentuar në botën e showbizit shqiptar.

Së fundmi Luizi ka ndarë një lajm të madh me ndjekësit përmes një postimi në Instagram. Ai ka zbuluar se së bashku me Kiarën janë në përgatitje për një film të ri, shkruan “Kosovarja”.

Sipas Luizit xhirimet pritet të nisin shumë shpejt dhe ai do të luajë një rol krejtësisht ndryshe nga ai që kishte në filmin e kaluar.

Detaje të tjera nuk janë bërë ende publike, por pritet që projekti të sjellë surpriza të bukura për publikun.

Vdiq në moshë të re e afërmja e Jasharëve, Bekim dhe Besarta Jashari shprehin pikëllimin

Vdiq në moshë të re e afërmja e Jasharëve, Bekim dhe Besarta Jashari shprehin pikëllimin

Postimi i plotë:

Me pikëllim të madh morëm lajmin e ndarjes nga jeta të tezakës sonë të dashur, Donjetës.

Ajo u largua nga kjo botë shumë herët, duke lënë pas dy engjëjt e saj të vegjël, prindërit, vëllanë dhe dy motrat.

Sot në Prekaz do ta përcjellim në banesën e fundit, por kujtimi dhe buzëqeshja e saj do të mbeten gjithmonë të gjalla në zemrat tona.

Allahu e mëshiroftë, e shpërbleftë me Xhenet, e familjes sajë të dashur i dhëntë forcë e durim për ta përballuar këtë humbje kaq të rëndë 🤲

Të pikëlluar, Besarta dhe Bekimi.

EKSKLUZIVE: Gjykata Kushtetuese merr masën e përkohshme për konstituimin e kuvendit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë masën e përkohshme në lidhje me rastin e konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Burime të IndeksOnline brenda Kushtetueses kanë bërë të ditur se vendimi është marrë pak më parë dhe pritet të bëhet publik gjatë ditës së sotme.

Me këtë vendim, deri në shqyrtimin përfundimtar të çështjes, puna e kuvendit mbetet e bllokuar.

Ky hap pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimet politike të vendit, duke shtyrë përkohësisht funksionimin normal të legjislativit.

Ndodh edhe kjo: Dy gra rrahin një grua tjetër

Një përleshje fizike mes tri femrave është raportuar në qytetin e Pejës. Sipas Policisë së Kosovës, dy gra dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një grua tjetër, e cila ka pësuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore, ndërsa rasti është duke u hetuar nga autoritetet përkatëse.

Ngjarja ka ndodhur më 3 shtator 2025, rreth orës 14:00. Dy gra dyshohet se janë sulmuar për shkak të një mosmarrëveshjeje nga një grua tjetër. Njëra prej viktimave ka kërkuar trajtim mjekësor pas lëndimeve të marra.

Koci për Kurtin: Nuk u ngrit në këmbë gjatë deklarimit në gjykatë, shumë keq

Avokati Arianit Koci e ka kritikuar paraqitjen e djeshme të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në gjykatë.

Ai ka deklaruar se gjatë deklarimit të tij para gjykatës Kurti ka qëndruar ulur.

Sipas tij, një gjë e tillë është fyerje për gjykatën.

Në profilin e tij në “Facebook”, Koci ka shkruar se Kurti është dashur të ngrihet në këmbë.

“Në komunikim me gjykatën, të gjitha palët ngritën në këmbë – përveç atyre që nuk e pranojnë gjykatën. “Nuk ngritëm në këmbë, se e pranoj vetëm gjykatën e Allahut” – ka pas deklaruar një i akuzuar për terrorizëm. Kryeministri po rrin ulur, e po deklarohet. Keq. Shumë keq! Nuk po aludoj asgjë. Faji është i gjykatës. Është dashtë ta këshillojë të dëmtuarin. Të kërkoj të ngrihet në këmbë kur flet. P.S. Albin Kurti ka nevojë për këshilltarë që nuk i vardisën; që nuk ia bëjnë qejfin”, ka shkruar Koci.