div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged author author-arben-islami author-6 custom-background wp-custom-logo paged-419 author-paged-419 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Vrąsje me armë zjarri, viktima një 61-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të enjten në mbrëmje në fshatin Abat të Shkodrës, ku një person dyshohet se ka vrarë me armë zjarri një 61-vjeçar.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, ngjarja ndodhi rreth orës 20:00. Pasi janë informuar për krimin, njësitet policore janë nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes.

Mediat raportojnë se autori është ende në kërkim, ndërsa është ngritur një grup i posaçëm hetimor për të zbardhur rrethanat e vrasjes dhe për të identifikuar përgjegjësin.

Hetimet janë në vazhdim dhe pritet më shumë informacion në orët në vijim.

Italia tronditet nga skandali i fotove intime të lidereve politike, mes të cilëve edhe kryeministrja italiane Meloni dhe motra e saj

Një forum online ka publikuar foto të lidereve politike nga të gjitha partitë italiane, duke shkaktuar indinjatë dhe reagime të shumta në skenën politike të Italisë.

Denoncimi i parë erdhi nga Valeria Campagna, nënsekretare e Partisë Demokratike në Lacio, e cila deklaroi: “Ka nga ata që e minimizojnë, por ngacmimet nuk janë komplimente.”

Meloni dhe Schlein mes të ekspozuarave

Mes emrave të përfshirë në të ashtuquajturin “seksioni VIP” të portalit Phica.eu, shfaqen edhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, motra e saj Arianna, si dhe sekretarja e Partisë Demokratike, Elly Schlein.

Forumi, i krijuar në vitin 2005, me mbi 200 mijë anëtarë, përmban mijëra imazhe të vjedhura nga rrjetet sociale të grave të zakonshme dhe figurave publike, shpesh të retushuara e të shoqëruara me fraza fyese e vulgare.

Edhe pse e pyetur, kryeministrja Meloni zgjodhi të mos komentojë, duke lënë të hapur mundësinë e një reagimi në ditët në vijim.

Politikanet e tjera të përfshira

Në listën e gjerë të forumit shfaqen gjithashtu politikanet Mara Carfagna dhe Mariastella Gelmini (Noi Moderati), Maria Elena Boschi (Italia Viva), Chiara Appendino (M5S), si edhe ministrja e Arsimit, Anna Maria Bernini dhe ajo e Turizmit, Daniela Santanché.

Ky skandal vjen pas një tjetër rasti të ngjashëm, grupit në Facebook “My Wife”, ku shpërndaheshin imazhe të vjedhura të grave nga partnerët e tyre, duke krijuar një “arkiv dixhital”.

Campagna: “Privatësia ime u shkel dhe u ofendova”

Kryetarja e grupit të PD-së në këshillin bashkiak të Latinës, Campagna, tregoi se fotot e saj ishin publikuar pa pëlqimin e saj: “Jo vetëm imazhe me rroba banje, por edhe momente nga jeta ime publike dhe private. Privatësia ime u shkel dhe u shoqërua me komente fyese si: ‘Do doja t’i shihja këmbët, por gjoksi duket i shkëlqyer’ ose ‘Sa seksi duket në këtë veshje të ngushtë’.”

“Sot ndihem e neveritur, e zemëruar, e zhgënjyer. Por nuk mund të rri në heshtje, sepse kjo histori nuk ka të bëjë vetëm me mua, por me të drejtën tonë për të qenë të lira dhe të respektuara”, tha Campagna e zemëruar.

Policia postare italiane ka hapur një hetim mbi portalin Phica.eu. Campagna theksoi se kishte zbuluar një seksion të tërë të dedikuar për të në pjesën “gratë në politikë”, duke theksuar se shumë nga komentuesit duket se ishin njerëz nga qyteti i saj, që ndiheshin të lirë të flisnin për trupin e saj si të ishte “pronë e tyre”.

Denoncime të tjera nga politika

Në vijim edhe eurodeputetja, Alessandra Moretti denoncoi forumin, pasi zbuloi se prej vitesh i ishin vjedhur dhe modifikuar fotot e programeve televizive.

Të njëjtën gjë raportoi deputetja Lia Quartapelle, ndërsa ish-deputetja Alessia Morani paralajmëroi se është gati të ndërmarrë veprime ligjore, duke e quajtur publikimin e fotove pa pëlqim një sulm ndaj dinjitetit të grave.

“BE izolon Kurtin, Kurti po izolon Kosovën“

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit në raportet ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Ajo tha se BE ka vendosur të mos takohet më me Kryeministrin Kurti dhe ministrat e tij, për shkak të siç theksoi, mosrespektimit të rendit kushtetues në vend, transmeton IndeksOnline.

Njoftimi i plotë:

 

Fëmija 7-vjeçar përplaset nga vetura

Mesditën e sotme në Mallakastër ka ndodhur një aksident rrugor ku një automjet ka përplasur një vajzë 7-vjeçare.

Sipas raportimeve të Abc News, vajza është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Bajrami: Kurti po çon Kosovën drejt kolapsit

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka reaguar pasi BE ka vendosur të mos e takojë në objektin e Qeverisë Albin Kurtin, e as deputetët tjerë që mbajnë pozita ekzekutive në Qeveri.

Bajrami ka thënë se LDK më 8 maj ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale 17 kallëzime penale ndaj gjithë deputetëve që ushtrojnë edhe pozitë ministri.

Ajo ka thënë se Kurti ka dështuar ta jetësojë besimin e 9 shkurtit.

“Albin Kurti me shpejtësi po e çon drejt kolapsit Shtetin e Kosovës. Sot u publikua edhe letra e nënshkruar nga ambasadori i BE-së në Kosovë që izolon deputetin Albin Kurtin dhe gjithë shkelësit e tjerë të ligjit e Kushtetutës që po mbajnë kundërligjshëm pozitat qeveritare. Pra, BE ka vendosur të mos e takojë në objektin e Qeverisë as deputetin Kurti dhe asnjë deputet tjetër që mbajnë edhe pozita ekzekutive në Qeverinë në largim.  LDK më 8 maj ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale 17 kallëzime penale ndaj gjithë deputetëve që ushtrojnë edhe pozitë ministri. Ende nuk kemi parë asnjë veprim të Prokurorisë Speciale por besojmë se do të ketë mbrojtje të ligjshmërisë dhe rendit ligjor e Kushtetues të Republikës”,ka shkruar Bajrami.

A po hetohet Rina për rastin e Festimit? Ky është zhvillimi i fundit

Kanë kaluar më shumë se katër muaj nga vdekja tragjike e dizajnerit të njohur kosovar, Festim Isufi, i cili u gjet pa shenja jete më 9 maj në banesën e tij në Rrugën B të Prishtinës, por hetimet rreth rastit ende nuk kanë çuar në ndonjë përfundim konkret.

Familjarët dhe opinioni publik mbeten në pritje të së vërtetës.

Përveç Isufit, i cili ndërroi jetë nga plagët e marra me mjet të mprehtë, bashkëshortja e tij, Rina Maloku-Isufi, u gjet në banesë me lëndime trupore dhe u dërgua për trajtim mjekësor.

Në lidhje me hetimet, avokati i Rina Malokut, Arianit Koci, ka deklaruar për media se klientja e tij nuk është në cilësinë e të dyshuarës dhe se nuk ka pranuar asnjë informacion zyrtar nga organet e drejtësisë.

“Po besojë që policia po vazhdon hetimet, me punët e veta. Unë nuk kam informacion as që e kanë mbyll as që s’e kanë mbyll. S’kemi më informacione. Policia s’kanë dhënë asnjë informacion. Dua të theksoj se Rina nuk është në cilësinë e të dyshuarës.”, ka thënë avokati i Rina Malokut, Arianit Koci për IndeksOnline.

Vlen të përmendim faktin se më 23 maj është finalizuar autopsia e trupit të Festim Isufit, e cila është dorëzuar familjes dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Sipas raportit zyrtar, Isufi ka pësuar shtatë plagë në trup, ndërsa vdekja e tij është shkaktuar nga plagët fatale në zonën e qafës, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga një mjet i mprehtë – thikë.

BE “e leqit” Kurtin: I çon letër se nuk do t’i shkojnë më në zyre(DOKUMENT)

Kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, është qortuar ashpër mbi zhvillimet e ngërçeve aktuale institucionale.

Siç raporton KlanKosova shefat e Misioneve të BE-së i ka shkuar një letër Albin Kurtit, ku në të flitet për pakënaqësitë ndaj ekzekutivit në detyrë, referuar mosrespektimit të aktgjykimit të Gjykatës Supreme të datës 25 qershor 2025.

”Në interes të qëndrueshmërisë institucionale dhe respektimit të sundimit të ligjit, vizitorët e nivelit të lartë nga Shtetet Anëtare të BE-së dhe institucionet e BE-së do të përmbahen, përkohësisht, nga mbajtja e takimeve me Kryeministrin në detyrë dhe ministrat brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, derisa të jetë në funksion një Qeveri me mandat të plotë”, theksohet ndër tjera në letrën ekskluzive që ka siguruar Klan Kosova.

Heroina, Besarta Jashari sot feston ditëlindjen!

Në familjen legjendare të Jasharajve sot ka festë.

E mbijetuara e sulmeve serbe ndaj familjes Jashari në Prekaz, Besarta Jashari sot feston ditëlindjen e radhës, shkruan IndeksOnline.

 

Janë familjarë e miqë të shumtë të Besartës që e kanë uruar atë me fjalët më të mira.

 

Besarta është e martuar dhe është nënë e tre fëmijëve. E bija e Hamëz Jasharit, Besarta Jashari është e mbijetuara e vetme e kësaj familje legjendare, që i shpëtoi masakrës së 5 marsit të vitit 1988.

Besarta atë kohë ishte vetëm 10 vjeçe.

Lidhjet me spiunen serbe, reagon Qeveria e Kosovës

Përparim Kryeziu, zëdhënës në Qeverinë e Kosovës, ka reaguar në lidhje me pretendimet se personi me inicialet A.M., serbe nga Mitrovica, e cila është arrestuar nga autoritetet kroate për dyshime për spiunazh për Serbinë, ka pasur lidhje edhe me Zyrën e Kryeministrit të Kosovës.”

No photo description available.

“… në krye të herës duam ta bëjmë të qartë për publikun se Zyra e Kryeministrit përbëhet nga stafi civil i përhershëm dhe kabinetet e kryeministrit dhe zëvendëskryeministrave të cilat përbëhen nga të emëruar politikë. Më tej, duam të theksojmë se qasja në informacione të rëndësishme dhe konfidenciale të Zyrës së Kryeministrit është strikt e kufizuar.

Andaj ne hedhim poshtë çdo pretendim se personi në fjalë mund të ketë siguruar informacione të rëndësishme dhe konfidenciale të Zyrës së Kryeministrit.

Viteve të fundit, si pasojë e humbjes së kontrollit në veri përmes rrjetit kriminal të udhëhequr nga Millan Radojiçiq, Serbia ka rritur aktivitetet e spiunazhit dhe ne vazhdimisht kemi ngritur në publik shqetësimet tona mbi aktivitetet e inteligjencës serbe në territorin e Republikës së Kosovës. Ju kujtojmë se në muajin korrik një toger i Policisë së Kosovës, i etnisë serbe, ishte arrestuar mbi dyshime të bazuara për veprimtari spiunazhi në Republikën e Kosovës, për interesa të Agjencisë për Siguri dhe Informim (BIA), me synim rrezikimin e sigurisë në përgjithësi dhe operacionet e Policisë së Kosovës në veçanti. Kurse në shkurt ishte arrestuar një person tjetër mbi dyshime për spiunazh, po ashtu e etnisë serbe, e cila punonte në misionin e OSBE-së në Kosovë. Institucionet tona të sigurisë dhe inteligjencës po punojnë në vazhdimësi e me vigjilencë të lartë, dhe suksesshëm po i kundërvihen përpjekjeve të dashakeqe dhe destabilizuese të Serbisë në Kosovë.

Duke qenë se veprimtaria e A.M. dhe shtetasit kroat, të dy të arrestuar në Kroaci, është zhvilluar në Kosovë, institucionet tona janë në gatishmëri të plotë që të bashkëpunojnë me institucionet e Kroacisë për zhvillimin e mëtejmë të hetimeve dhe zbardhjen e plotë të aktiviteteve dhe rrjetit të veprimit”, thuhet në reagim.

Pa vaksina, fëmijët s’mund të regjistrohen në çerdhe, kopshte dhe shkolla fillore

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se të gjithë fëmijët që regjistrohen në çerdhe, kopshte dhe shkolla fillore duhet të pajisen me dëshmi vaksinimi, në përputhje me ligjin për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse dhe udhëzimet administrative të MAShTI-t dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas IKShPK-së, kjo masë synon të mbrojë shëndetin e fëmijëve dhe të komunitetit shkollor, duke parandaluar përhapjen e sëmundjeve ngjitëse dhe duke garantuar një mjedis të sigurt arsimor.

Instituti thotë se prindërit që kanë paqartësi ose pyetje mund të drejtohen në Qendrën më të afërt të Mjekësisë Familjare për ndihmë dhe këshillim.

IKShPK thekson se mbrojtja e shëndetit të fëmijëve është përgjegjësi e përbashkët e gjithë shoqërisë.