div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged author author-arben-islami author-6 custom-background wp-custom-logo paged-446 author-paged-446 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
E jashtëzakonshme: VV, PDK, LDK, AAK, bëhen bashkë për të garuar kundër Listës Serbe në Graçanicë

Pas gati katër vitesh si nënkryetar i Komunës së Graçanicës, Leutrim Ajeti ka njoftuar kandidimin e tij për Kryetar të Komunës në zgjedhjet lokale të ardhshme, si përfaqësues i listës së përbashkët shqiptare “Aleanca Shqiptare”, e mbështetur nga të gjitha partitë shqiptare: VV, LDK, PDK, AAK.

Ai theksoi se kjo iniciativë unifikuese lë anash dallimet partiake për të bashkuar të gjithë shqiptarët nën një vizion të përbashkët për zhvillimin e Komunës së Graçanicës.

“Me shumë përgjegjësi dhe përulësi kam pranuar kandidaturën si kryetar i kësaj liste të bashkuar. Premtoj se do të shërbej me përkushtim të plotë, për të sjellë investime e zhvillim në çdo vendbanim të komunës, pa dallim etnie apo feje,” u shpreh ai.

I plotë:

Të nderuar familjarë, miq e bashkëqytetarë të Komunës së Graçanicës,

Pas gati katër vitesh si nënkryetar në Komunë të Graçanicës, pozitë kjo e garantuar me ligjet në fuqi, tash ka ardhë koha për një sfidë të re. Me shumë kënaqësi ju njoftoj që bindjet tona partiake për këto zgjedhje kemi vendosur t’i lëmë anash dhe të bashkohemi të gjithë shqiptarët në një iniciativë që quhet, ALEANCA SHQIPTARE, prandaj bashkarisht me të gjitha partitë: VV, LDK, PDK dhe AAK do të garojmë në këto zgjedhje lokale me një listë. Përveç partive që kane deleguar anëtaret e tyre, pjesë e listës do të jenë edhe pjestarë e aktivistë me profile të ndryshme e me ndikim në Komunën tonë. Nga dhjetë kandidatë për Asamble Komunale, katër do jenë të gjinisë femërore.

Të dashur bashkëqytetarë të Komunës së Graçanicës,

Përveç listës së përbashkët shqiptare për Asamblenë Komunale, këto zgjedhje kandidojmë edhe për Kryetar të Komunës. Me kënaqësi të madhe e përgjegjësi të lartë ndihem skajshmërisht i priveligjuar që emri im ështëi përzgjedhur si kandidat për kryetar të Komunës, i listes së përbashkët shqiptare.

Ashtu siç besoj kam kontribouar e shërbyer këtë mandat si nënkryetar, zotohem që do të shërbej shumëfish më shumë për të rregulluar jetën e qytetarëve tanë, prandaj me përulësi kërkoj besimin tuaj për të çuar përpara projekte madhore në çdo vendbanim të Komunës. Juve të dashur qytetarë ju kisha mbështëtës kur kisha nevojë, dhe ju jam përherë mirënjohës, dhe jeni sërish ju që do të vendosni me besimin tuaj që Komunën tonë ta radhisim në mesin e komunave më të rëndësishme në vend! Bashkë, pa dallim, Graçanicën do ta transformojmë, me ide të përbashkëta bashkë me ndihmën e nivelit qëndror e akterë të tjerë të rëndësishëm!

Ditëve në vijim do të dalim edhe me programin tonë qeverisës për katër vitet e ardhshme, program që do të përfishij investim në çdo pjesë të Graçanicës, pa dallim etnie e feje, sepse ALEANCA SHQIPTARE do t’ju shërbej të gjithëve.

Po ashtu, këto ditë do të njoftoheni me listën e kandidatëve për Asamblenë Komunale, e cila do t’jetë listë fituese e këtyre zgjedhjeve.

Na priftë e mbara!

 

 

LAJM I MIRË: Gjendet shëndosh e mirë kosovari që kishte humbur në Angli

Një lajm i mirë ka ardhur sot për familjen e 24-vjeçarit shqiptar nga Kosova, Veton Canolli, i cili ishte raportuar i zhdukur prej 10 ditësh në Londër.

Vëllai i tij ka kontaktuar redaksinë e JOQ Albania, duke njoftuar se Vetonin e kanë gjetur dhe aktualisht ndodhet në një kamp në Angli.

Ende nuk dihen detaje të tjera mbi rrethanat e gjetjes së tij, por lajmi ka sjellë lehtësim të madh te familjarët dhe miqtë, të cilët gjatë ditëve të fundit kanë jetuar me ankth dhe pasiguri për fatin e tij.

Kujtojmë se Veton Canolli kishte humbur çdo kontakt me familjen që prej 10 ditësh, ndërsa punonte në ndërtim në zonën e Seven Kings në Londër. Apeli për ndihmë i bërë publikisht dje u shpërnda gjerësisht, duke mobilizuar komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar.

Aktorja e njohur e “Familja Moderne” i futet politikës, i bashkohët VV-së

Për shumë vite, roli i saj si Alma në serialin vendor “Familja Moderne” e bëri një nga aktoret më të dashura për publikun shqiptar.

Megjithatë, prej një kohe të gjatë, Vlora Merovci është distancuar nga skena dhe angazhimet artistike, duke u shfaqur rrallë edhe në intervista.

Tani, aktorja e njohur prishtinase po rikthehet në qendër të vëmendjes, por jo për një rol të ri në ekran, por në një sferë krejt tjetër që nuk ka lidhje me artin – këtë herë ajo ka zgjedhur të angazhohet në politikë.

Foto: RTK/YouTube

Vlora Merovci ka vendosur të garojë për këshilltare komunale në Asamblenë e Prishtinës, nën patronatin e Lëvizjes Vetëvendosje!, ku mban numrin 25 në listën zgjedhore.

Përveç karrierës së saj artistike, Vlora ka një eksperiencë të gjatë në administratën publike. Prej kohësh, ajo shërben si zyrtare në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, duke qëndruar pranë aktiviteteve dhe zhvillimeve kulturore në vend.

Kandidatët nga VV për zgjedhjet lokale 2025 në Prishtinë (Foto: Hajrulla Çeku/Facebook)

Ky hap i ri në politikë pritet ta rikthejë Vlorën më afër publikut, kësaj here në një rol krejtësisht të ndryshëm – atë të përfaqësueses së qytetarëve të kryeqytetit.

Apeli lë në fuqi paraburgimin për rreshterin Nexhmi Krasniqi dhe tre të dyshuarit për shmangie nga tatimi

Departamenti i Përgjithshëm, ka refuzuar si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të të pandehurve Liman Sallauka, Xhevat Sallauka, Nexhmi Krasniqi dhe Ramadan Paçarizi, duke vërtetuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prizren të datës 6 gusht 2025, me të cilin të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, nga data 4 gusht deri më 4 shtator 2025.

Aksionin e arrestimit dhe hetimet i ka udhëhequr kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Petrit Kryeziu.

Gjykata Themelore në Prizren, përmes vendimit të 6 gushtit 2025, kishte caktuar masën e paraburgimit ndaj Liman Sallaukës, Xhevat Sallaukës, Nexhmi Krasniqit dhe Ramadan Paçarizit, të arrestuar nën dyshimin për detyrim, armëmbajtje pa leje dhe shmangie nga tatimi.

Sipas Apelit, vendimi i Themelores është i drejtë dhe nuk përmban shkelje të dispozitave ligjore, ndërsa ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen, në bazë të provave materiale dhe shkresave të lëndës.

Gjykata ka vlerësuar se lënia e tyre në liri do të rrezikonte asgjësimin, fshehjen, falsifikimin apo ndryshimin e provave, si dhe do të ndikonte në dëshmitarë dhe të dëmtuar. Duke marrë parasysh peshën e veprave penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes, si dhe karakteristikat personale të të pandehurve, Apeli ka konstatuar se masa e paraburgimit është e domosdoshme dhe e arsyeshme në këtë fazë të procedurës.

Sipas vendimit të Themelores, ekziston dyshimi i bazuar se Liman Sallauka, Xhevat Sallauka, Nexhmi Krasniqi dhe Ramadan Paçarizi, gjatë muajve nëntor–dhjetor 2024, kanë vepruar si anëtarë të një grupi për të detyruar të dëmtuarin E.M. të tërhiqej nga një marrëveshje shitjeje toke, duke i shkaktuar atij dëm pasuror dhe duke përfituar në mënyrë të kundërligjshme. Gjithashtu, ndaj Ramadan Paçarizit rëndon edhe dyshimi për shmangie nga tatimi, pasi dyshohet se nuk ka deklaruar qarkullimin real të një transaksioni prej 250 mijë eurosh, duke iu shmangur detyrimeve tatimore për 130 mijë euro.

Ndryshe në njoftimin e Prokurorisë thuhet se gjatë kontrollit u sekuestruan përveç armëve edhe telefona mobil e elektroshok..

Krasniqi viziton Thaçin e Veselin: Drejtësia për çlirimtarët po afrohet

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vizituar në Hagë ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e kuvendit, Kadri Veselin.

Krasniqi tha se edhe në këtë vizitë, në çdo fjalë të tyre e ndjeu të gjallë bindjen e palëkundur se drejtësia për çlirimtarët po afrohet.

“Nuk mund të jetë ndryshe për ta dhe shokët e tyre, që mbi supet e veta bartën vetëm atë që populli kërkoi: luftën për liri. Liria, askund e asnjëherë, nuk është as mëkat e as faj. Ata janë mirë, optimistë dhe, si gjithmonë, dërgojnë përshëndetjet më të ngrohta për secilin prej jush”.

“Janë me Kosovën në çdo orë e çdo ditë. Gëzojnë për çdo lajm të mirë dhe ndajnë dhembjen me ne kur lajme të tjera rëndojnë mbi popullin tonë. Por, mbi të gjitha, besojnë fuqimisht në një të ardhme më të ndritur për vendin tonë, një të ardhme që ndërtohet me punë, me vizion dhe me vullnet të pathyeshëm”, shkroi Krasniqi.

Tutje, ai shkroi se koha do ta nxjerrë të vërtetën në dritë dhe sipas tij, drejtësia, sado e vonuar, do të triumfojë mbi çdo paderjtësi.

“Në fjalët e Presidentit Thaçi: Dielli do të lind përsëri”, shkroi Krasniqi.

Shpat Kasapi u rrah në një dasmë, vjen reagimi i ish-gruas së tij: Zoti është i madh

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka qenë i përfolur këto ditë, pas një incidenti që ndodhi gjatë një dasme ku ai ishte i ftuar për të performuar.

Ai dyshohet se u rrah nga disa dasmorë në Shkabaj, pasi siç u raportua këngëtari ishte vonuar për të performuar në dasmë.

Tani, ish-gruaja e tij, Selvija ka bërë një reagim në rrjete sociale. Ajo ka publikuar një InstaStory të shoqëruar me një mesazh:

“Nuk ka nevojë për hakmarrje sepse Zoti është më i madh, karma ekziston dhe njerëzit e shëmtuar nga brenda përfundojnë duke shkatërruar vetë jetën e tyre”.

Milaim Zeka: Laban nuk është kërcënim, kërcënim është burri i Osmanit, familja e Prindonit ka qenë pjesë e partisë së Millosheviqit

Pas akuzave që presidentja e Kosovës pati ndaj gjyqtarit serb në Kushtetuese, Radomir Laban, nga personazhet e mediave dhe të politikës pati mjaft shumë kritika në drejtim të Osmanit. Edhe Milaim Zeka, gazetar i kahmotshëm, vendosi ta thumbojë presidenten dhe burrin e saj, shkruan Gazeta Metro.

 


Vjosa Osmani tha se Laban përbën rrezik për sigurinë kombëtare dhe se duhet të shkarkohet nga kjo pozitë, por më pas doli që ajo e kishte ftuar gjyqtarin serb në organizimin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

 

Për këto akuza të Osmanit ndaj Laban, Milaim Zeka the se ky gjyqtar në asnjë mënyrë s’mund të jetë rrezik më i madh për sigurinë kombëtare sesa burri i presidentes, Prindon Sadriu.

 

“Nuk mundet me qene Radomir Llaban rrezik per sigurine kombetare me shume se sa burri i presidentes. AKI-ja, une, plot njerez ne Gjilan e Kosove e dine se familja e burrit te presidentes kane qene anetar, madje edhe kane votuar per SPS-in, Partine e Sllobes. Ai zoteriu eshte ne presidence”, shkroi Zeka në Facebook.

Madje, Zeka pati akuza edhe më të rënda ndaj presidentes Osmani, duke thënë se ka dorëzuar në EULEX dokumente me sekrete shtetërore në kohën e Hashim Thaçit.

“Te gjithe e dime qe Vjosa Osmani i ka thirrur hetuesit e Eulexit, gjysma bashkepunetor te BIA-s serbe, edhe u ka dorezuar kasaforten me dokumenta topsekret te kohes se Hashim Thaçit. A nuk eshte kjo tradheti ndaj vendit? A mendoni se nje dite Vjosa Osmani nuk do te pergjigjet per kete perpara drejtesise?!”, vazhdoi më tej Zeka.

 

Në fund, gazetari tha se Osmani në njërën anë e akuzon Labanin, e në tjetrën i çon ftesë për Pavarësi. Sipas tij, në Kosovë ka plot lopë që i hanë foret e saj, por jo të gjithë./gazetametro.net

 

Gaxherri: VV i ka kapur të gjitha institucionet e pavarura, po bën shkelje ligjore që s’kanë ndodhë më herët në Kosovë

Besa Gaxherri nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas emërimit të Mentor Hysenit si drejtor i Administratës Tatimore të Kosovës.

Ajo, në një prononcim për Gazeta Blic, tha se këto veprime të nepotizmit në Vetëvendosje tashmë janë bërë normë dhe se VV i ka kapur të gjitha institucionet e pavarura.

“Këto veprime të nepotizmit dhe të politizimit të institucioneve me eksponentë politikë për VV-në janë bërë normë. VV i ka kapur të gjitha institucionet e pavarura me familjarë dhe eksponentë politikë. Aty ku nuk ka mundur të jetë personi i tyre, i kanë lënë me ushtrues detyre deri në katër vite. Këto janë shkelje ligjore dhe etike që nuk janë parë më herët në Kosovë,” tha ajo.

Detaje të reja nga vrąsja në Prizren – Pak orë para tragjedisë, viktima dhe i dyshuari kishin ngrënë bashkë

Më 10 gusht, një ngjarje e rëndë ndodhi në lagjen “Tusuz” të Prizrenit.

Një konflikt i mëhershëm mes dy personave u përshkallëzua mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Lapidari”, kur Erolind Badalli dhe Hekuran Shala u përplasën në rrugë, ndërsa ishin duke shëtitur qentë e tyre.

Sipas hetimeve, pas një fjalosjeje të shkurtër,Batalli dyshohet se ka nxjerrë një thikë dhe e ka goditur viktimën me plagë të rënda.

 

 

Hekuran Shala u dërgua me urgjencë në QKUK në Prishtinë, por nuk arriti të mbijetojë.

I dyshuari u arrestua dhe ndaj tij është kërkuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga Prokuroria Themelore në Prizren, për vrasje të rëndë dhe mbajtje të paautorizuar të armës – në këtë rast, thikës që u përdor në krim.

Avokati i të dyshuarit, Valdrin Gashi, tha se viktima dhe i dyshuari kishin qenë miq të ngushtë, që shpesh kalonin kohë bashkë.

 

 

Sipas tij, ditën kritike ata kishin ngrënë dhe kishin pirë së bashku, përpara se të shkonin, me disa persona të tjerë, në një vend ku do të përlesheshin qentë. Pikërisht aty nisi debati që, sipas avokatit, u shndërrua në afekt dhe përfundoi tragjikisht.

“Inati nisi për shkak të përleshjes së qenve”, u shpreh Gashi.

Tjetër shkelje e Kushtetutës – Gjykata rrëzon vendimin e miratuar nga Qeveria

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka hedhur poshtë një pjesë të Statutit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, të miratuar nga Qeveria në dhjetor të vitit 2023, duke e shpallur atë në kundërshtim me Kushtetutën.

Konkretisht, paragrafi i parë i nenit 11 është vlerësuar si jokushtetues, pasi nuk përfshinte shërbimet e kujdesit mendor në spitalet e përgjithshme.

Rasti u dërgua në Gjykatë nga Avokati i Popullit, i cili argumentoi se përjashtimi i kujdesit mendor cenon të drejtat themelore të qytetarëve, duke prekur nenet kushtetuese që lidhen me barazinë para ligjit, mbrojtjen shëndetësore dhe kufizimin e lirive themelore.

Në vendimin e saj, Gjykata ka urdhëruar Qeverinë që të përmirësojë Statutin dhe ta përshtasë atë me kërkesat e Kushtetutës, duke siguruar se shërbimet e shëndetit mendor trajtohen me rëndësinë dhe dinjitetin që meritojnë.

Komunikata:

Njoftim për publikimin e aktgjykimit KO141/24

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka publikuar aktgjykimin në rastin KO141/24, të parashtruar nga Avokati i Popullit, të dorëzuar në Gjykatë bazuar në autorizimet e përcaktuara në nënparagrafin 1 të paragrafit 2 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së paragrafit 1 të nenit 11 (Organizimi i shërbimeve shëndetësore në spitalet e përgjithshme) të Statutit (QRK) nr. 01/2023 të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, të miratuar përmes Vendimit [Nr. 29/180] të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të 27 dhjetorit 2023, i cili statut ka hyrë në fuqi më 8 janar 2024.

Gjykata, njëzëri, ka vendosur që (i) kërkesa është e pranueshme; (ii) të konstatojë se paragrafi 1 i nenit 11 (Organizimi i shërbimeve shëndetësore në spitalet e përgjithshme) të Statutit (QRK) nr. 01/2023 për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar, i miratuar përmes Vendimit [Nr. 29/180] të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të 27 dhjetorit 2023, nuk është në pajtueshmëri me paragrafin 1 të nenit 51 [Mbrojtja Shëndetësore dhe Sociale] në lidhje me paragrafin 1 të nenit 7 [Vlerat] dhe paragrafin 4 të nenit 92 [Parimet e Përgjithshme] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; (iii) të urdhërojë Qeverinë e Republikës së Kosovës, që në pajtim me paragrafin 1 të nenit 116 [Efekti Juridik i Vendimeve] të Kushtetutës, të ndërmarrë veprimet e nevojshme për plotësimin dhe ndryshimin e paragrafit 1 të nenit 11 (Organizimi i shërbimeve shëndetësore në spitalet e përgjithshme) të Statutit (QRK) nr. 01/2023 për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar, i miratuar përmes Vendimit [Nr. 29/180] të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të 27 dhjetorit 2023, në pajtim me Kushtetutën, legjislacionin në fuqi dhe këtë Aktgjykim; (iv) të konstatojë se deri në plotësimin dhe ndryshimin e paragrafit 1 të nenit 11 (Organizimi i shërbimeve shëndetësore në spitalet e përgjithshme) të Statutit (QRK) nr. 01/2023 për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar, i miratuar përmes Vendimit [Nr. 29/180] të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të 27 dhjetorit 2023, spitalet e përgjithshme të ofrojnë shërbimet shëndetësore siç janë të përcaktuara në nënparagrafin 1.1 të paragrafit 1 të nenit 12 (Shërbimi i kujdesit shëndetësor dytësor) të Ligjit Nr. 05/L-025 për Shëndetin Mendor; si dhe (v) të refuzojë kërkesën për masë të përkohshme.

Avokati i Popullit kontestoi kushtetutshmërinë e paragrafit 1 të nenit 11 (Organizimi i shërbimeve shëndetësore në spitalet e përgjithshme) të Statutit (QRK) nr. 01/2023 të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, i cili përcakton që spitalet e përgjithshme ofrojnë shërbimet shëndetësore si në vijim: (i) kirurgji e përgjithshme; (ii) interno; (iii) pediatri; (iv) gjinekologji dhe obstetrikë; dhe (v) emergjenca mjekësore. Avokati i Popullit pretendoi se kjo dispozitë e Aktit të kontestuar, pasi që nuk përcakton “kujdesin mendor” si shërbim dytësor shëndetësor që ofrohet nga spitalet e përgjithshme, “redukton” (i) shërbimet shëndetësore për kujdes mendor për qytetarët; dhe (ii) stafin shëndetësor dhe administrativ në këto spitale, në kundërshtim me frymën e Ligjit Nr. 04/L-125 për Shëndetësi, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjet Nr. 08/L-043 dhe Nr. 08/L-176 dhe Ligjin Nr. 05/L-025 për Shëndet Mendor; dhe se rrjedhimisht (iii) si akt i miratuar nga Qeveria kufizon të drejtat kushtetuese të përcaktuara në nenet 7 [Vlerat], 24 [Barazia para Ligjit], 51 [Mbrojtja Shëndetësore dhe Sociale] dhe 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore] të Kushtetutës, respektivisht. Pretendimet e Avokatit të Popullit u mbështetën nga: (i) deputeti i Kuvendit, z. Armend Zemaj; (ii) Kryetarja e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës; dhe (iii) Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, ndërsa u kundërargumentuan nga Kryeministri i Republikës së Kosovës.

Aktgjykimi i Gjykatës fillimisht sqaron që bazuar në nënparagrafin 1 të paragrafit 2 të nenit 113 [Jurisdiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, Avokati i Popullit është i autorizuar të kontestojë kushtetutshmërinë e ligjeve, të dekreteve të Presidentit e të Kryeministrit dhe të rregulloreve të Qeverisë. Gjykata, në vlerësimin e pretendimeve të Avokatit të Popullit, iu referua parimeve të përgjithshme kushtetuese dhe atyre të Komisionit të Venecias për parimin e sundimit të ligjit dhe kufizimit të të drejtave dhe përcaktimit të detyrimeve me “ligj”, të përcaktuara ndër të tjera në nenin 3 [Barazia para ligjit], nenin 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit], nenin 7 [Vlerat], paragrafin 1 të nenit 51 [Mbrojtja Shëndetësore dhe Sociale] dhe nenin 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore] të Kushtetutës. Në kontekst të kompetencave të Qeverisë, si organ që ushtron pushtetin ekzekutiv, Aktgjykimi sqaron se kompetenca e saj për “nxjerrjen e akteve juridike ose rregulloreve” kufizohet në përcaktimet kushtetuese si në vijim: a) “pajtueshmërinë me Kushtetutën dhe ligjet”, të përcaktuar në paragrafin 4 të nenit 92 të Kushtetutës; dhe b) “të nevojshme për zbatimin e ligjeve”, të përcaktuar në paragrafin 4 të nenit 93 të Kushtetutës.

Në dritën e parimeve të lartcekura, Aktgjykimi konstaton se Akti i kontestuar është nxjerrë për “zbatimin e ndonjë ligji”, siç kërkohet në paragrafin 4 të nenit 93 të Kushtetutës, pasi që bazohet në nenin 23 (Shërbimet profesionale shëndetësore), si dhe paragrafët 2 dhe 3 të nenit 63 (Themelimi i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës) të Ligjit të lartcekur për Shëndetësi. Në kontekst të vlerësimit nëse Akti i kontestuar është nxjerrë në “pajtueshmëri me Kushtetutën dhe ligjet”, Gjykata sqaron se nënparagrafi 1.1 i paragrafit 1 të nenit 12 të Ligjit Nr. 05/L-025 për Shëndetin Mendor, përcakton shprehimisht që shërbimet e kujdesit mendor ofrohen në nivel të kujdesit dytësor shëndetësor përmes Departamenteve të Psikiatrisë në spitalet e përgjithshme, ndërsa paragrafi 1 i nenit 11 të Aktit të kontestuar ka përcaktuar llojet e shërbimeve shëndetësore që ofrohen në spitalet e përgjithshme sipas një liste shteruese, e ku bëjnë pjesë vetëm: (i) Kirurgjia e përgjithshme; (ii) Interno; (ii) Pediatria; (iii) Gjinekologjia dhe Obstetrika; (iv) Emergjenca mjekësore. Duke qenë se Akti i kontestuar nuk ka përfshirë shërbimet e kujdesit mendor në këtë listë të ofrimit të shërbimeve, ashtu siç përcaktohet me “ligj”, Gjykata vlerësoi se e drejta e qytetarëve për kujdes shëndetësor, e garantuar me nenin 51 [Mbrojtja Shëndetësore dhe Sociale] të Kushtetutës, e cila dispozitë garanton se kjo e drejtë rregullohet me ligj, është kufizuar përmes paragrafit 1 të nenit 11 të Aktit të kontestuar.

Rrjedhimisht, Gjykata konstatoi se paragrafi 1 i nenit 11 (Organizimi i shërbimeve shëndetësore në spitalet e përgjithshme) të Aktit të kontestuar është në kundërshtim me paragrafin 1 të nenit 51 [Mbrojtja Shëndetësore dhe Sociale] në lidhje me paragrafin 1 të nenit 7 [Vlerat] dhe paragrafin 4 të nenit 92 [Parimet e Përgjithshme] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.