div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged author author-arben-islami author-6 custom-background wp-custom-logo paged-448 author-paged-448 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Largohet terasa ilegale e kafiterisë së Radojçiqit

Sot filloi heqja e kopshtit të kafenesë “Wolf” në shëtitoren në veri të Mitrovicës, pasi inspektorët komunalë urdhëruan heqjen e saj. Kafeneja, e njohur më mirë me emrin “Grey”, u gjend në qendër të vëmendjes pasi Lista Serbe akuzoi autoritetet e Kosovës për sulm ndaj biznesmenëve serbë.

Sipas informacionit që morëm dje, inspektorët e Komunës së Mitrovicës Veriore kanë vizituar kafenenë dhe kanë lëshuar një urdhër për largimin e kopshtit. Nuk specifikohet nëse po largohet vetëm çatia apo e gjithë struktura e kopshtit.

Lista Serbe reagoi ashpër ndaj këtij vendimi, duke pretenduar se ishte presion i motivuar politikisht dhe “një sulm nga regjimi i Albin Kurtit ndaj biznesmenëve serbë”. Ata deklarojnë se pronari ka një leje të rregullt dhe i paguan rregullisht detyrimet e tij, dhe se vendimi për largim është shkruar vetëm në gjuhën shqipe, të cilën e konsiderojnë shkelje të së drejtës për të përdorur gjuhën serbe.

Kjo kafene ka qenë objekt inspektimesh edhe më parë. Vitin e kaluar, në prill, inspektorët kërkuan heqjen e platformës mbi të cilën ndodhet kopshti

Lajm i kobshëm: Vdes në moshë të re, zyrtarja e Komunës së Mitrovicës

Me dhimbje të thellë është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të zyrtares së Komunës së Mitrovicës, Besa Hasani.

Ajo ndërroi jetë në moshë të re, duke lënë pas dy fëmijë, shkruan Jepi zë

Në një postim prekës në rrjetet sociale, nëna e të ndjerës i dha lamtumirën vajzës së saj me këto fjalë:

“BESË – arteria e zemrës sime!
U mundova që në këtë botë të jesh diell që shëndrit gjithmonë, me rreze që depërtojnë larg… por Allahu i deshi më shumë cilësitë e tua të pastra, shembull për të gjithë ata që të njohën dhe të mori nga kjo botë mizore.
BESË – evlad, shpërtheve një vullkan të pashuar përjetë në zemrën e mamit, që kishte për ty një dashuri e sevda ndryshe nga gjithçka tjetër në këtë botë!
Lus Allahun e Madhërishëm të të bëjë lule në kopsht prej Xhennetit Firdeus dhe të na bashkojë atje ku nuk ka ndarje më.
Përjetë me lot në zemër!”

A do të ndryshojnë qëndrim PDK-ja në seancat e radhës, flet deputetja e kësaj partie

Partia Demokratike e Kosovës nuk do të ndryshojë qëndrim sa i përket zgjedhjes se kandidates se VV’së për kryeparlamentare.

Kështu ka bërë të ditur për GazetaBlic deputetja e kësaj partie, Vlora Çitaku.

Ndër të tjera, ajo tha se Lëvizja Vetëvendosje duhet të reflektojë dhe të sillet me përgjegjësi.

“Qëndrimi ynë është i qartë dhe i pandryshueshëm. Është LVV ajo që duhet të reflektojë dhe të fillojë të sillet me përgjegjësi”, tha ajo për Gazeta Blic.

Kujtojmë se pas dështimit të 54 seancave për konstituimin e Kuvendit, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se kryesuesi i Seancës Konstituive të Kuvendit “nuk ka vepruar në pajtueshmëri me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovë

Merret vendimi për Top Kolshi’n, i dyshuari për vrasjen e Enver Bajraktarit dhe groposjen e tij

I është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji Top Kolshit, të arrestuarit për vrasjen e Enver Bajraktarit në Baicë të Lipjanit.

Kaltrina Shala, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë ka konfirmuar për Sinjalin se Prokuroria ka kërkuar caktimin e kësaj mase dhe ajo është vendosur nga Gjykata në seancën e mbajtur.

Një person është arrestuar të martën nën dyshimin për përfshirje në vrasjen e rëndë që ka ndodhur në Baicë të Lipjanit.

Prokuroria Themelore në Prishtinë një ditë më parë njoftoi se i dyshuari Top Kolshi e ka pranuar fajin për vrasjen dhe pastaj fshehjen e kufomës së Enver Bajraktarit.

Një ditë pasi e kishin raportuar të zhdukur, familjarët e kishin gjetur trupin e Bajraktarit në një gropë mbi të cilën kishte edhe dërrasa, brenda një are të mbjellë me misër në fshatin Baicë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se zbulimi i të dyshuarit është bërë pas një pune intensive me policinë.

Pas punës operative, Top Kolshi u arrestua më 12 gusht. Arrestimi u krye në shtëpinë e tij në Baicë, ku gjatë kontrollit policia gjeti dhe sekuestroi dy telefona, një pushkë gjuetie, 50 gëzhoja dhe prova të tjera që mund të lidhen me vrasjen.

Sinjali mësoi se toka ku u gjet trupi ishte pronë e një personi tjetër, por Kolshi e kishte punuar dhe mbjellë me misër, aty edhe ku e kreu krimin.

Grupi që po e kërkonte Bajraktarin ndoqi gjurmët, të cilat treguan se trupi ishte tërhequr me forcë drejt një gropë të improvizuar në një arë të mbjellë me misër disa metra nën sipërfaqe, ku ishin vendosur edhe disa dërrasa për ta kamufluar vendin e varrimit.

“Kanë hi me vëzhgu, ata vëzhguesit e kamerave e kanë gjet tani që lëvizja e fundit u kanë të kjo shtëpia këtu. Në bazë të aty janë ardh kanë lyp qetu. Ata djemtë që kanë ardh, tu lyp nëpër arë përmes shtagës, tani aty e kanë pa që ka zvarritje”, deklaroi një familjar i viktimës.

Nga 16 gushti, konsumatorët komercialë të ZRRE-së pa kontrata do të ndërpriten nga rrjeti

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka pranuar sot nga Gjykata Komerciale – Dhoma Shkalla e Dytë, Aktvendimin lidhur me masën e sigurisë për çështjen e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike.

Aktvendimi i Gjykata Komerciale – Dhoma Shkalla e Dytë ka Aprovuar ankesën e ZRRE-së dhe ka ndryshuar pikën IV të Aktgjykimit KA.nr.301/25 të Gjykatës Komerciale – Dhoma Shkalla e Parë, me ç’rast ka Refuzuar padinë e paditësit për shtyrjen e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike.

Ashtu siç kemi theksuar edhe më herët, procesi i liberalizimit të tregut të energjisë elektrike është  në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi, në mënyrë transparente dhe të paanshme, duke respektuar të gjitha standardet procedurale dhe materiale. Ligjshmëria e këtij procesi po konfirmohet nga gjykatat kompetente, së fundi edhe nga Gjykata Komerciale – Dhoma Shkalla e Dytë, duke vërtetuar se të gjithë hapat janë ndërmarrë në përputhje me ligjet e aplikueshme në Republikën e Kosovës.

ZRRE-ja u bën thirrje të gjithë konsumatorëve komercialë që duhet të jenë në treg të lirë dhe që ende nuk kanë lidhur kontratë komerciale të furnizimit me energji elektrike, të veprojnë pa vonesë dhe të zgjedhin një nga furnizuesit e licencuar të publikuar në faqen zyrtare të ZRrE, sepse nga data e 16.08.2025 konsumatorët komercial të cilët nuk kanë nënshkruar kontratë komerciale me një nga furnizuesit e licencuar do të ndërpriten nga rrjeti energjetik.

ZRRE-ja mbetet e përkushtuar për të garantuar një treg të energjisë elektrike të drejtë, funksional dhe konkurrues, në shërbim të konsumatorëve dhe në përputhje me legjislacionin vendor dhe standardet evropiane.

Dy gra e një burrë arrestohen në Deçan, iu gjetën armë, municion e thika

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona, një mashkull kosovar dhe dy femra, njëra kosovare dhe tjetra me shtetësi të huaj – pasi iu janë gjetur armë , fishek e marihuanë në pronat e tyre, shkrua Insajderi.

Arrestimet janë kryer në fshatin Gramaçel të komunës së Deçanit.

Gjatë operacionit, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me leje me 16 fishekë, një pushkë, një tjetër pistoletë me leje me karikator dhe 24 fishekë, pajisje për mirëmbajtjen e armëve, një pushkë tjetër, gjithsej 110 fishekë të kalibrave të ndryshëm, katër thika, si dhe rreth 1.5 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Po ashtu, janë sekuestruar edhe dy automjete të dyshuara për shmangie doganore, të cilat janë dorëzuar tek Dogana e Kosovës për procedim të mëtejmë.

Të ndaluarit janë liruar.

Njoftoi i plotë:

MBAJTJE NË PRONËSI, KONTROLL OSE POSEDIM TË PAAUTORIZUAR I ARMËVE

Fsh. Gramaçel, Deçan 12.08.2025-09:30. Janë arrestuar tre të dyshuar, një mashkull kosovar dhe dy femra, njëra kosovare dhe tjetra me shtetësi të huaj, pasi që gjatë bastisjes në pronat e tyre janë gjetur dhekonfiskuar;  një pistoletë (me leje) me 16 fishekë, një pushkë,  një pistoletë (me leje) me karikator dhe me 24 fishekë, pajisje për mirëmbajtje të armëve, një pushkë, gjithsej 110 fishekë të kalibrave të ndryshëm, katër thika si dhe sasi të vogla substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë rreth 1.5 gram. Po ashtu, janë sekuestruar dy automjete për shmangie doganore, të cilat janë proceduar tek Dogana e Kosovës. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Mbytet një pushues në Vlorë
Është gjetur i mbytur në plazhin e vjetër të qytetit të Vlorës një shtetas rreth 70 vjeç. Sipas informacioneve paraprake nga policia, viktima dyshohet të ketë qenë pushues.

Ende nuk dihet nëse ai ka qenë banor i zonës apo turist, ndërsa shkaqet e ngjarjes mbeten të paqarta — mund të jetë mbytur aksidentalisht ose të ketë pësuar një arrest kardiak.

Në vendngjarje shkuan menjëherë forcat e policisë dhe autoambulanca, e cila transportoi trupin e 70-vjeçarit drejt morgut të spitalit rajonal të Vlorës.

Deri më tani nuk është bërë e ditur identiteti i viktimës./TCh

E rëndë: Shënohet edhe një viktimë nga zjarri

Një tjetër viktimë dyshohet se është regjistruar në qarkun e Elbasanit si pasojë e zjarreve që kanë pushtuar vendin.

Pas 80-vjeçarit, i cili humbi jetën një ditë më parë pasi ndez zjarr në oborrin e shtëpisë së tij, duke shkaktuar përhapjen e flakëve në terren dhe rrezikun e madh për banorët dhe pronat e zonës, A2 CNN mëson se një tjetër person dyshohet se ka vdekur si pasojë e asfiksisë nga zjarri.

Ndërsa raportohet edhe për shumë të tjerë janë asfiksuar, A2 CNN mëson se dhjetëra banesa janë të shkrumbuara plotësisht, ndërsa fshatrat të cilat u rrethuan nga flakët një ditë më parë; Kullollas, Bletëz, Skënderbegas, Menkollare, Zenelas, Harunas, janë djegur plotësisht, ndërsa një fshat i 7-të sapo është përfshirë nga flakët dhe një tjetër shumë afër.

Situata nga zjarret në Gramsh vazhdon të jetë shumë e vështirë. Era ka përhapur flakët dhe vatra të reja kanë dalë në zona të ndryshme. Në Skënderbegas për pak po digjet dhe fshati i fundit.

Në njësinë Kodovjat, zjarri është shumë afër fshatit Posnovisht dhe pastaj fshatrat e tjerë janë zinxhir afër me njëri-tjetrin.

Deri në mbrëmjen e djeshme në territorin e vendit janë raportuar 34 vatra zjarri, nga të cilat 27 janë aktive dhe 7 po mbahen nën monitorim. Situata më problematike vijon të jetë në jug të vendit, me rrezik të lartë për zonat e mbrojtura, banesat dhe infrastrukturën

Nis nënshkrimi i një peticioni për mbikëqyrjen e Gjykatës Speciale, këtu mund ta nënshkruani

Organizata “Lëvizja Ndryshe” ka nisur inicimin e një peticioni të quajtur “Për Drejtësi dhe Dinjitet”.

Ky peticion ka disa kërkesa lidhur me Gjykatën Speciale në Hagë.

Aty do të kërkohet një monitorim nga një institucion i pavarur, garanci për gjykim të drejtë dhe përjashtim i provave nga Serbia.

Deri më tash peticioni është nënshkruar nga mbi 2 mijë persona.

KËTU mund ta nënshkruani.