div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged author author-arben-islami author-6 custom-background wp-custom-logo paged-7 author-paged-7 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Jashari: Vendi ynë është pa burrështetas, e Albin Kurti nuk është edhe ma hiç

Analisti Shemsi Jashari, në emisionin “Click” në RTV21, tha se aktualisht Kosova është pa burrështetas.

“Ka liderë të fuqishëm me vota, burrështetas që e vendosin interesin e shtetit para interesit të partisë dhe atij personal. Momentalisht në skenën politike nuk po duket që ka, e Albin Kurti nuk është as më së paku”, tha ai.

Ai tha se në të kaluarën liderët partiakë kanë bërë zgjidhje duke iu kushtuar elektoratit, duke përmendur kur Ibrahim Rugova e bëri kryeministër Ramush Haradinajn në vitin 2004, e Hashim Thaçi Isa Mustafën në vitin 2017.

Numërimi i të gjitha votave, Vetëvendosje mbi 51% – kështu do të jetë ndarja e ulëseve në Kuvend

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e të gjitha votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Mbrëmë është përmbyllur edhe numërimi i votave të fundit me postë. Numërimi i këtyre fletëvotimeve shënon përfundimin e procesit të numërimit të të gjitha fletëvotimeve nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

Sipas rezultateve të përmbledhura, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 51.11 për qind, apo 486,994 vota. Në këtë mënyrë, Vetëvendosje ka siguruar 57 mandate në Kuvend.

Partia Demokratike e Kosovës doli e dyta me 22 ulëse. Ajo mori 20.19 për qind të votave, duke siguruar 22 ulëse në Kuvend. Lidhja Demokratike e Kosovës ka rënë në 15 ulëse nga 20 sa kishte. Ajo mori 13.23 për qind të votave.

Në Kuvend gjashtë ulëse i ka siguruar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 5.5 për qind.

Lista Serbe me 9 ulëse dhe Za Zlobodu Pravdu i Opstanak me një ulëse përmbushin normën prej 10 ulëseve të rezervuara për komunitetin serb.

10 ulëset për komunitetet tjera janë siguruar nga Kosova Demokratik Turk Partisi me dy ulëse dhe Vakat, Nova Demokratska Stranka, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Socijaldemokratska Unija, Partia Liberale Egjiptiane, PSA, Jedinstvena Goranska Partija dhe Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës me nga një ulëse.

Me përmbylljen e këtij procesi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka thënë është i gatshëm të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.

Megjithatë, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, subjektet politike kanë të drejtë të paraqesin ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) brenda 48 orëve nga momenti i ndodhjes së shkeljes së supozuar që lidhet me administrimin e numërimit në QNR.

Kjo është lista e 57 deputetëve nga LVV:

ALBIN KURTI

GLAUK KONJUFCA

ALBULENA HAXHIU

HEKURAN MURATI

DONIKA GËRVALLA- SCHWARZ

XHELAL SVEÇLA

HAJRULLA ÇEKO

AVNI DEHARI

MIMOZA KUSARI LILA

EJUP MAQEDONCI

SHQIPE MEHMETI SELIMI

ANDIN HOTI

ARBEN VITIA

SARANDA BOGUJEVCI

EDONA LLALLOSHI

ALBAN BAJRAMI

MEFAIL BAJQINOVCI

NEZIR KRAKI

ARMEND MUJA

RUFKI SUMA

ADRIANA MATOSHI

JETA STATOVCI

ARDIAN GOLA

HAXHI AVDYLI

ADELINA GRAINCA

BLERIM GASHI

ALBENA RESHITAJ

FATOS GECI

AGIM BAHTIRI

TAULANT KELMENDI

ARTANE RIZVANOLLI BERISHA

FITORE PACOLLI DALIPI

DIMAL BASHA

ARBËR REXHAJ

LABINOTË DEMI MURTEZI

ARBËRESHË KRYEZIU HYSENI

ARTAN ABRASHI

ARJETA FEJZA

HYSEN DURMISHI

ARBËRIE NAGAVCI

ENVER HALITI

LIZA GASHI

VALON RAMADANI

ADNAN RRUSTEMI

JETON RAKA

FATMIRE KOLLÇAKU

ARSIM ADEMI

DRITA PAJAZITI

ROZETA HAJDARI

SALIH ZYBA 1

FITIM HAZIRI

FJOLLA UJKANI

ILIR KËRÇELI

SYLEJMAN MEHOLLI

VIGAN QORROLLI

VALON HOTI

NAIM BARDIQI

Lista e 22 deputetëve nga PDK:

BEDRI HAMZA

ARIAN TAHIRI

PËRPARIM GRUDA

URAN ISMAILI

SALA JASHARI

VLORA ÇITAKU

ENVER HOXHAJ

ARBEN MUSTAFA

NAIT HASANI

RRAHMAN RAMA

GANIMETE MUSLIU

EMAN RRAHMANI

KUJTIM GASHI

ELMI REÇICA

ARTAN BEHRAMI

XHAVIT HALITI

BESA KABASHI RAMAJ

MERGIM LUSHTAKU

FERAT SHALA

BLERTA DELIU KODRA

ARIANA MUSLIU SHOSHI

ARBNORE SALIHU

Lista me 15 deputetët e LDK-së:

LUMIR ABDIXHIKU

HYKMETE BAJRAMI

UKË RUGOVA

AVDULLAH HOTI

DOARSA KICA XHELILI

KUJTIM SHALA

ANTON QUNI

ARMEND ZEMAJ

LUTFI HAZIRI

JEHONA LUSHAKU SADRIU

JANINA YMERI

BESIAN MUSTAFA

ADELINA THAQI META

FADIL HADERGJONAJ

ERMAL SADIKU

6 deputetët e AAK-së:

RAMUSH HARADINAJ

DAUT HARADINAJ

BESNIK TAHIRI

BEKË BERISHA

TIME KADRIJ

ALBANA BYTYQI

Mbyllet numërimi i votave, ja ndarja e mandateve në Kuvend

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur numërimin e të gjitha votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, të cilat janë fituar nga Lëvizja Vetëvendosje me 51.11 për qind të votave.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se institucioni është tashmë i gatshëm për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.

“Por, sipas Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, palët mund të parashtrojnë ndonjë ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me administrimin e numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar”, ka theksuar Elezi.

Grupi i fundit i fletëvotimeve që u numëruan ishin votat me postë, proces që përfundoi në orën 02:00 të 9 janarit. Pikërisht për këto vota, në PZAP është dorëzuar një ankesë nga Partia Demokratike e Kosovës, e cila ka kërkuar shfuqizimin e mijëra votave të diasporës që kanë ardhur në Kosovë me postë.

Sipas rezultateve preliminare, LVV-ja e udhëhequr nga Albin Kurti ka shënuar rezultatin më të mirë ndonjëherë në zgjedhje, duke marrë 51.11 për qind të votave, respektivisht 486.994 vota, që i sigurojnë 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, është kandidati më i votuar në vend, duke marrë 404.023 vota.

Partia e dytë në zgjedhje është renditur Partia Demokratike e Kosovës me 20.19 për qind të votave, që përkthehen në 22 mandate në Kuvendin prej 120 deputetësh.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 13.23 për qind të votave, duke siguruar 15 vende në organin ligjvënës, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 5.50 për qind të votave dhe do të përfaqësohet me gjashtë deputetë.

Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë e afërt me Beogradin zyrtar, do të ketë nëntë nga dhjetë vendet e garantuara për komunitetin serb. Një deputet nga ky komunitet do t’i takojë Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë të Nenad Rashiqit. Ndërkohë, dhjetë vendet e tjera të garantuara për komunitetet pakicë joserbe janë shpërndarë mes disa partive dhe koalicioneve.

Behrami: Kurti me 300 mijë vota ia fali Manastirit të Deçanit 24 hektarë, me 400 mijë do ta jetësojë autonominë në veri

Deputeti i PDK-së akuzon kryeministrin se do të bëjë lëshime politike pas rritjes së mbështetjes elektorale.

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Artan Behrami, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se ky i fundit bën lëshime të mëdha politike pas çdo fitoreje zgjedhore.

Sipas Behramit, kur Kurti kishte marrë 300 mijë vota, ia kishte falur Manastirit të Deçanit 24 hektarë tokë.

“Kur Kurti ka marrë 300 mijë vota, ia ka falur Manastirit të Deçanit 24 hektarë tokë. Tash që ka marrë mbi 400 mijë vota, do ta jetësojë autonominë për serbët e veriut përmes asociacionit”, ka deklaruar Behrami.

Ai shton se kjo autonomi, sipas tij, është dakorduar në Marrëveshjen e Brukselit dhe në aneksin e Ohrit, në kuadër të dialogut Kosovë–Serbi.

Nora dhe Roberti shijojnë së bashku pushimet dimërore

Dyshja e njohur e e skenës shqiptare, Robert Berisha dhe Nora Istrefipo shijojnë pushimet dimërore bashkë me vajzën e tyre, Renee.

Në disa postime të publikuara në profilet e tyre në Instagram, shihen pamje nga një udhëtim ku duket se ata po qëndrojnë në të njëjtin ambient bashkë me vajzën e tyre.

Momente të tilla të përbashkëta të Norës dhe Robertit janë komentuar gjerësisht nga fansat, të cilët kanë vlerësuar mënyrën e tyre të matur dhe të respektueshme ndaj familjes edhe pas përfundimit të martesës.

Komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët: Transporti publik mund të pezullohet në disa zona

Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar për përkeqësim të kushteve atmosferike në ditët e ardhshme krahas thirrjes për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit.

Sa i përket transportit urban, Komuna tha se në disa linja mund të ketë vonesa e në disa zona “ku vlerësohet rrezik për qarkullim të sigurt”, transporti publik do të pezullohet përkohësisht deri në normalizimin e kushteve.

“Për çdo rast të tillë, qytetarët do të njoftohen me kohë”, thuhet në njoftim.

Komuna po ashtu ka dhënë disa kontakte për qytetarët që mund t’iu duhet ndihmë.

Postimi i plotë:

Njoftim për qytetarët

Gjatë ditëve në vijim pritet përkeqësim i kushteve atmosferike, me temperatura të ulëta, ngrica dhe reshje bore. Ju lutemi për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit. Rekomandohet:

• të kufizoni lëvizjet vetëm në raste të domosdoshme,

• të përdorni pajisjet e detyrueshme të dimrit,

• të shmangni shpejtësinë e lartë dhe të respektoni sinjalistikën në terren.

Transporti Publik Urban

Si pasojë e kushteve atmosferike, mund të ketë vonesa në disa linja. Në zonat ku vlerësohet rrezik për qarkullim të sigurt, transporti publik do të pezullohet përkohësisht deri në normalizimin e kushteve; për çdo rast të tillë, qytetarët do të njoftohen me kohë.

Qendra e Thirrjeve

Për çdo pengesë në qarkullim apo situatë që kërkon ndërhyrje, qytetarët mund të kontaktojnë në:

0800 122 33 ose 0800 122 44

Digjet objekti i Comoditës në Gjakovë

Një zjarr i madh ka përfshirë sot objektin e “Comodita Home” në Gjakovë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Flakët janë përhapur me shpejtësi, ndërsa tymi i dendur është parë nga zona përreth.

Sipas pamjeve të siguruara nga Sinjali shihet se një zjarr i madh ka përfshirë objektin e Comoditës në Gjakovë.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta.

“Dështuam si shoqëri”, Muharremi: Kosovarët ia dhanë mbi 50 për qind një partie që ka dëshmuar që s’di të qeverisë

Analisti politik, Shenoll Muharremi, ka thënë se kemi gabuar si shoqëri, duke zgjedhur një parti me mbi 50 për qind, e cila tashmë me vite në qeverisje e ka dëshmuar se as nuk di të qeverisë, as të menaxhojë ekonominë, energjinë e arsimin.

“E megjithatë, kosovarët, me apo pa vetëdije, i dhanë mbi 50% një partie të vetme që ka dëshmuar se as arsimin, as ekonominë, as energjinë, as diplomacinë… nuk di ta menaxhojë dhe që për pesë vite nuk ka zhvilluar asnjë projekt të vetëm madhor zhvillimor”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Postimi i tij i plotë:

Po, gabuam dhe dështuam si shoqëri

Zgjodhëm një parti me mbi 50%, e cila tashmë me vite në qeverisje e ka dëshmuar se as nuk di të qeverisë, as të menaxhojë ekonominë, energjinë e arsimin.

Masovikisht u shpërblye dhe u zgjodh një qeveri e parti që e rriti varfërinë vitet e fundit dhe çmimet u rritën aq shumë sa fuqia blerëse e qytetarit u gjunjëzua. Importi u rrit dramatikisht dhe deficiti në mallra shkoj në 6 miliardë euro në vit. Çmimet e energjisë u rritën 3 herë duke shkaktuar kaos dhe inflacion kronik me pasoja të mëdha negative për bizneset, ekonominë dhe familjet.
Në një botë që po ndryshon me shpejtësi dhe në një rend ndërkombëtar që po shthurret, Kosova votoi masovikisht për një parti që nuk di të kultivojë marrëdhënie të mira me aleatët që realisht e garantojnë sovranitetin dhe kufijtë e saj. Një parti që nga mosdija e futi Kosovën nën masa të BE-së dhe e detyroj SHBA-në të pezulloj Dialogun Strategjik me Kosovën.

Mbi 50% për një parti që ka dëshmuar se nuk di të menaxhoj as arsimin, se gjatë mandatit rezultatet e PISA, por edhe Raporti Vjetor i BE-së për Kosovën kanë konfirmuar që fëmijët tanë janë disa vite mbrapa atyre Europian në shkollim.

SHBA tani sapo ka paralajmëruar edhe tërheqjen nga dhjetëra organizata ndërkombëtare, që konfirmon ndryshimin dinamik të rendit botëror që e njohëm. Ndërsa kryeministrja e Danimarkës deklaroi se, nëse SHBA e anekson Greenlandën, NATO mund të mos ekzistojë më.

Në këto rrethana rajonale dhe globale, pasiguria për të ardhmen e vendit nuk ka qenë kurrë më e madhe gjatë 25 viteve të fundit.

E megjithatë, kosovarët, me apo pa vetëdije, i dhanë mbi 50% një partie të vetme që ka dëshmuar se as arsimin, as ekonominë, as energjinë, as diplomacinë… nuk di ta menaxhojë dhe që për pesë vite nuk ka zhvilluar asnjë projekt të vetëm madhor zhvillimor.

Po, dështuam si shoqëri.

 

Merret vendimi, kjo komunë jep 600 euro për çdo lindje

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka nënshkruar vendimin për rritje të subvencionimit për çdo lindje, në 600 euro.

Nga 500 sa ishte më parë, Latifi ka marrë vendim që nga janari i këtij viti të jetë 600 euro.

Ndërsa shton se deri në fund të mandatit do të rritet në 750 euro.

Postimi:

Nis zbatimi i zotimit tim publik, rritet subvencionimi për çdo lindje në 600€

Sot, nënshkrova vendimet e para për subvencionimin e dy lindjeve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec.

Nga janari i këtij viti, çdo lindje e realizuar në repartin e maternitetit të QKMF-së “Dr. Fahredin Hoti”, do të mbështetet nga Komuna e Rahovecit me 600€, nga 500€ sa ishte më parë, ndërsa deri në fund të mandatit, në përputhje me zotimin e dhënë, subvencionimi do të rritet në 750€.