Deputeti Albin Kurti është dënuar sërish me gjobë prej 250 eurosh nga Gjykata Themelore e Prishtinës për shkak të refuzimit të tij për t’u paraqitur para Prokurorisë Themelore në Prishtinë për të dëshmuar në cilësi të dëshmitarit për Aferën e Rezervave Shtetërore.
Media “Kallxo.com” raportoi se gjobitja e dytë e Kurtit erdhi si pasojë e mosbindjes së këtij të fundit ndaj urdhëresës së Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Kurti para tre javësh ishte dënuar për herë të parë me 250 euro nga Gjykata, ndërsa pyetur nga gazetarët për komentim, pati thënë “më dënojnë mua kështu nganjëheër, por ju mos u mërzitni”.
Pas fotos së Gjestit duke pozuar në një Lamborghini për të festuar fitoren e Big Brother VIP Albania 4 dhe çmimin prej 100 mijë euro, ka reaguar edhe ish-banori Jozi – me të cilin Gjesti pati përplasje gjatë qëndrimit në shtëpi.
Jozi publikoi një video ku shihet duke vozitur një veturë të markës Lamborghini, çka është interpretuar nga ndjekësit si një “diss” i koduar ndaj Gjestit.
Edhe pse nuk ka përmendur emra, komentet shpërthyen me aludime për një rivalitet që po vazhdon edhe jashtë shtëpisë.
Derisa asnjëri s’ka reaguar publikisht, fansat mendojnë se “lojërat” mes tyre sapo kanë filluar.
Ish-nënkryetari i Kuvendit nga PDK, Xhavit Haliti duke folur për kushtëzimet që po i bëjnë partitë opozitare për emrin e kryetarit të Kuvendit të propozuar nga LVV-ja, ka thënë se nuk mund të jep emra të përveçëm.
Por, ai ka kujtuar se ishte penalizuar nga partia e tij, që kishte votuar Glauk Konjufcën për kryetar të Kuvendit.
Haliti thotë se të njëjtin tash po e kërkojnë për kandidat për kryeparlamentar.
“Në zgjedhjet e kaluara, unë jam penalizu nga PDK- ja , pse e kam votuar Glauk Konjufcën. Kam pas një deklarim publik lidhur me këtë. Tash këta pe lypin Glaukun. Dil Glauk se ty të votojmë, ndoshta ka qenë e i mirë….Por emra të përveçëm nuk dua me përmend, sepse i takon LVV-së”, ka thënë Haliti në emisionin “Ditari” në Tëvë1.
Kryetari i PDK, Memli Krasniqi të mërkurën pas dështimit të seancës konstituive ka thënë se partia e tij do ta votonte “një kandidate ose kandidat që nuk ka histori të përçarjes”.
Por, Haliti ka thënë se nuk beson se LVV do të ndryshojë kandidaten e tyre.
“Aq sa e njohë këtë parti në mënyrën se qysh ka funksionu dhe si funksion, në qoftë se duhet t’i themi hiqe Albulenën, ata e qesin. Nëse ka marrëveshje mos me qenë Albulena, mund të mos jetë.
Por me deklarata publike nuk e heqin dhe unë po besoj që nuk kanë me heq”, tha ai.
Që nga romanca e Gjestit dhe Eglit në mediat rozë është mjaftë i përfolur edhe raporti i Eglit me familjarët e këngëtarit.
Një veprim i Eglit ka ngjall reagime të shumta në rrjet, pasi kishte hequr nga lista e ndjekësve motrën e Gjestit, Blerinën, ani pse kjo e fundit nuk e kishte asnjëherë shoqe ne llogarinë e saj.
Fansat e çiftit kanë aluduar se raporti i tyre nuk është në gjendjen më të mirë, por vetë personat nuk kanë bërë ndonjë reagim të tillë.
Kujtojmë se në festën e organizuar nga ‘Big Brother’ Gjesti dhe Egli ishin shfaqur bashkë dhe më të lumtur se kurrë.
Janë publikuar për herë të parë pamje ekskluzive nga ndërhyrja e Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë gjatë sulmit terrorist në Banjskë, ku ky njësi ishte forca e parë që reagoi ndaj grupit të armatosur serb.
Pamjet tregojnë momentet e para të mbërritjes së autoblindës së njësisë speciale në zonë, përballë një grupi prej mbi 100 terroristësh serbë të pozicionuar në fshatin Banjskë.
Reagimi i Drejtorisë së Njësive për Ndërhyrje të Shpejtë nuk u ndal vetëm me pozicionimin fillestar.
Përkundrazi, njësia vazhdoi shkëmbimin e armëve me grupin e armatosur në mënyrë të organizuar dhe profesionale, për rreth pesë orë pa ndërprerje – që nga orët e para të mëngjesit deri në zbardhje të ditës.
Pamjet e publikuara dëshmojnë përballjen e afërt me terroristët, ku luftimet janë zhvilluar nga një distancë prej vetëm disa metrash, duke vënë në pah përkushtimin dhe vendosmërinë e pjesëtarëve të Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë në garantimin e sigurisë dhe mbrojtjes së territorit të Republikës së Kosovës.
Fitorja e Gjestit në “Big Brother VIP Albania” ka shkaktuar shumë zhurmë, por reagimi i ish-partneres së tij, Xheneta Fetahu, është ajo që ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe publikut.
Xheneta ka kërkuar që emri i saj dhe ai i familjes së saj të mos përfshihen më në diskutimet rreth Gjestit, duke theksuar se ka qenë një periudhë e vështirë për të.
“Shpresoj që të më lënë mua dhe të gjithë familjen time të qetë. Kanë qenë muaj të vështirë, plot stres dhe shqetësim për njerëzit e mi më të afërt,” ka deklaruar ajo me një ton të qartë dhe të vendosur.
Ajo gjithashtu theksoi se nuk ka më interes të flasë për të kaluarën, dhe është fokusuar në projekte të reja, duke u distancuar plotësisht nga historia e saj me Gjestin. Kjo është një marrëdhënie që ka kaluar nëpër shumë sfida, dhe Xheneta duket se dëshiron të lë në të shkuarën çdo gjë që e lidh me këtë episod të vështirë.
Lidhja mes Xhenetës dhe Gjestit ka nisur në shtëpinë e “BBVK”, duke u shoqëruar me shumë diskutime, tensione dhe polemika. Tensioni mes çiftit vazhdoi edhe pas daljes nga formati, duke ngritur pyetje mbi natyrën e marrëdhënies dhe ndjenjat e tyre të vërteta.
Reagimi i Xhenetës vjen pas përfundimit të spektaklit dhe fitores së Gjestit, duke parë se si ai po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, ndërsa Xheneta po kërkon paqe dhe qetësi për veten dhe ata që e rrethojnë.
“E kuptoj se interesimi për jetën tonë personale është i madh, por ju lutem, mendoj për ndjenjat e familjes time,” shtoi ajo. Këto komente tregojnë një anë të papritur të lajmeve të njohura, ku shpesh harrohet se pas çdo historjeje qëndrojnë njerëz të vërtetë me ndjenja dhe eksperienca të vështira.
Ajo gjithashtu u shpreh se mban një qëndrim të fortë ndaj asaj që ka ndodhur, duke mos lejuar që ngjarjet e kaluara të ndikojnë në rugën e saj përpara. Xheneta duket e përkushtuar për të ndjekur rrugën e saj dhe për të ndihmuar ata që e duan.
Kjo situatë e ndërlikuar përbën një reflektim të thellë mbi çfarë ndodh në jetën e personave të njohur si kur ndodhin ngjarje publike. Ajo rrit pyetje mbi privatësinë dhe si individë duhet të mendojmë për pasojat e vendimeve tona.
Një videoklip i fundit ka tërhequr vëmendjen, ku Gjesti shprehu pëlqim për Nevinën, duke shkaktuar reagime të menjëhershme. Xheneta, megjithatë, tashmë është fokusuar në nismat e saj të reja dhe përpiqet të nxisë një atmosferë harmonike për veten dhe ata përreth saj.