Zvicra fton katër shqiptarë për ndeshjen ndaj Serbisë dhe Spanjës

Kombëtarja e Zvicrës ka zbuluar listën e futbollistëve për dy ndeshjet e muajit nëntor.

Trajner, Murat Yakin ka publikuar emrat e lojtarëve për ndeshjen ndaj Serbisë dhe Spanjës.

Në këtë listë bëjnë pjesë katër lojtarë shqiptarë, ndryshe nga hera e kaluar ku ishin vetëm dy.

Tani për këto dy ndeshje janë ftuar lojtarët shqiptarë, si: Granit Xhaka, Ardon Jashari, Andi Zeqiri dhe Albian Hajdari.

Ndeshja ndaj Serbisë zhvillohet në Zurich me datën 15 nëntor, kurse ajo ndaj Spanjës në Tenerife me datën 18 nëntor.

“Zarfi i zi në BBVK3 mund të jetë për këtë banor”

Me ardhjen e zarfit të zi në shtëpinë më të madhe në vend, banorëve u ka dhënë një arsye për të diskutuar.

Edhe Ana me Kevinin kanë folur rreth tij, ku k i fundit ka pyetur Anën se kush mendon se është banori më i rrezikuar nga zarfi, transmeton Klankosova.tv.

E Ana është përgjigjur pa hezitim, duke dhënë menjëherë emrin e Burimit.

Për të dëgjuar më shumë rreth diskutimi të tyre, klikoni në videon e mëposhtme:

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Lituani, këto janë çmimet

Kanë dalur në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Lituani.

Ndeshja është e vlefshme për Ligën e Kombeve, dhe zhvillohet me 18 nëntor, në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë, më fillim nga ora 20:45, shkruan IndeksOnline.

Biletat mund t’i blini online në: https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do

Çmimet e biletave në sektoriet Jug dhe Veri janë nga 5 euro, në Lindje 10 euro, Perendim 20 euro ndërsa ato VIP kushtojnë 80 euro.

VINI RE!
Procedura se si blihet bileta online:
Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë.
Mandej zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas e selektoni ulësen e preferuar.
Pasi t’i zgjedhni biletat, vazhdoni me pagesën online.
Pasi të përfundon blerja online, ju duhet të pritni deri të gjenerohet bileta si dhe fatura juaj.
Biletën do ta pranoni gjithashtu në email (kontrolloni edhe folderin SPAM gjithashtu).
Bileta patjetër duhet të jetë e printuar në formatin A4, printimi duhet të jetë i kualitetit të lartë.
Biletat janë të personalizuara (Në stadium mund të hyjë vetëm një person me një biletë pa marrë parasysh moshën).

Shënim: Personat që rastësisht pas blerjes së biletës nuk e marrin atë nëpërmjet emailit, atëherë atë mund ta gjejnë përmes kodit në linkun e mëposhtëm:

https://eu.ebileta.al/biglietteria/trans/restore.do

Për cilin banor është zarfi i zi në shtëpi?

Banorët e Big Brother VIP Kosova kanë diskutuar në lidhje me Zarfin e Zi, i cili ka ardhur në shtëpi.

Nga ta ka pasur mendime të ndryshme se cila mund të jetë arsyeja e këtij zarf.

“Me zarf të zi ka mundësi me dal më shumë veta se vetëm një”, ka thënë Diana.

Ndërkaq, Xheneta ka thënë disa emra të cilët sipas saj do të jenë pjesë e këtij zarfi.

“Unë mendoj që është Besforti, Xuxi, Rezi dhe Burimi”, është shprehur ajo.

Vritet me armë zjarri një 37 vjeçar në Gjilan

Një person është gjetur i vdekur në rrugën ”Mërgimtarët e Gjilanit” në Gjilan.

Policia ka konfirmuar se sipas dyshimeve të para personi është vrarë me armë zjarri, shkruan Gazeta Insajderi.

Sipas njoftimit të policisë, personi është gjetur pa shenja jete në skaj të rrugës.

“Në koordinim me Prokurorin e Shtetit njësiti i hetimeve rajonale ka filluar hetimet në identifikimin e personave të dyshuar, ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të këtij rastit.”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Ju njoftoj se me datën 07.11.2024 rreth orës 13:52 kemi pranuar informacion se një person është i shtrirë skaj rrugës ”Mërgimtarët e Gjilanit” në qytetin e Gjilanit. Njësitet policore relevante kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes se bashku me një ekip nga emergjenca e spitalit të Gjilanit të cilët ka konstatuar se viktima  është pa shenja jete.

Nga hetimet e para dyshohet se viktima shtetas i Kosovës i vitit të lindjes 1987   është qëlluar nga armë zjarri.

Në koordinim me Prokurorin e Shtetit njësiti i hetimeve rajonale ka filluar hetimet në identifikimin e personave të dyshuar, ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të këtij rastit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Pasi doli nga “Big-u”, Atilla’s i ndodh e papritura

Atilla Kardesh hyri për 3 ditë në shtëpinë më të famshme në vend BBVK.

Pas daljes nga ky format, atij i ka ndodhur e papritur në Instagram, shkruan Indeksonline.

Duke hulumtuar profilin e tij shohim që nga 2 mijë 356 ndjekës sa ka pasur në fillim tani ai numëron 8 mijë 891 ndjekës.

Gjithashtu ai ka marrë edhe një tjetër vendim, ku nga profili që e kishte publik, tani e ka bërë privat.

Rama në Hungari takohet edhe me Vuçiqin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në Budapest të Hungarisë ku ka marrë pjesë në takimin e Komitetit Politik Evropian.

Rama është takuar me disa liderë nga rajoni e nga Evropa.

Një takim i ngrohtë ka qenë me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyn. Nuk ka munguar shtrëngimi i duarve me Orbanin apo Macronin, shkruan “BalkanWeb”.

Por Rama ka gjetur dhe një kohë për t’u ulur dhe me presidentin e Serbisë Alleksandar Vuçiq. Gjatë bisedave me Orbanin nuk kanë munguar dhe të qeshurat.

Liderët pjesëmarrës do të diskutojnë mbi sfidat e sigurisë me të cilat përballet Evropa, në seancën plenare e cila do të pasohet nga katër sesione kryesore mbi temat e migracionit dhe sigurisë ekonomike.

Sesioni për migracionin do të përfshijë të gjitha aspektet e migracionit, ndërsa ai për sigurinë ekonomike do të diskutojë edhe lidhjen në aspektin e energjisë, transportit, IT-së dhe gjithashtu tregtisë globale

Kabineti i ri i Donald Trump: Ja posti që pritet të marrë Richard Grenell

Donald Trump pritet të fillojë procesin e përzgjedhjes së kabinetit të tij dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të administratës në javët e ardhshme pas fitores në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Sipas agjencisë Reuters, Richard Grenell pritet të marrë një post në administratën e re republikane.

Grenell ka qenë një nga këshilltarët më të afërt të Trump-it për çështjet e politikës së jashtme. Gjatë mandatit të parë katërvjeçar të presidentit të zgjedhur, ai shërbeu si drejtor i përkohshëm i Inteligjencës Kombëtare dhe ambasador në Gjermani.

Grenell konsiderohet një nga kandidatët kryesorë për rolin e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, një pozicion që nuk kërkon miratim nga Senati, megjithëse një post që kërkon miratimin e Senatit nuk është përjashtuar.

Me siguri nuk e keni ditur që edhe kjo aktore turke është shqiptare

Su Burcu Yazgı Coskun është aktorja e njohur turke e cila ka interpretuar rolin e Asiye-s në serialin “Për familjen time”. Gjatë një interviste televizive, Drejtori i Programacionit në Televizionin Klan, Albert Dumani zbuloi se aktorja ka origjinë shqiptare.

Dumani tregoi se aktorja ia kishte thënë vetë këtë gjatë një takimi në shesh-xhirimin e një seriali. Ai shton se nëna e saj është shqiptare, me origjinë nga Prishtina.

“E kam takuar së fundmi. Kur i thashë që jam nga Shqipëria, tha ‘edhe unë jam shqiptare’. Dhe pastaj i thashë “si ka mundësi”, “po, nëna ime është shqiptare dhe është nga Prishtina”, më tha. Është kontakti i drejtpërdrejtë, që unë kuptova se Su Burcu është shqiptare. Ajo mori famë nga seriali “Për familjen time”. Tani ka nisur një serial të ri që shpresoj të ecë mirë dhe besoj se do të shfaqet edhe në Televizionin Klan vitin e ardhshëm”, -tha Dumani.

Albert Dumani zbuloi edhe disa detaje nga eksperiencat e tij në shesh-xhirimet e serialeve turke. Ndër rastet kur ka mbetur i mrekulluar ishin xhirimet e serialit “Osmani” dhe “Doktori i mrekullive”, skenat e të cilit janë xhiruar në një spital real.