KEDS tregon se ku do të ketë sot ndërprerje të rrymës

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Ky është orari sipas rajoneve:

PRISHTINË

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/10kV Badovci do të ndërprehet:

Dalja 10kV Mramor-Slivovë (kodi: 10014001)  nga ora 10:30 deri 15:00

Vendet: Mramori, Slivova, Brusi, Busia, Zllasha, Viti e Marevcit, Mareci

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

Nga  TS 110/10(20)kV Prishtina 7 do të ndërprehet:

Dalja 10kV J34 Llapnasellë (me kod: 19000086) nga ora 09:00 deri 14:00

Vendet: Llapnasellë, Çagllavicë, Graçanicë  dhe Preoc.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive.

Punime nga palët e treta

1.

Nga TS 35/10[kV] Fushë Kosova II do të ndërprehet:

Dalja 10kV Zona industriale Vragoli J17 (kodi: 15018014) nga ora 08:30 deri në ora 17:00.

Vendet: AHN GROUP SHPK baza e asfalltit, DF-GROUP,AL-Petrol Vragoli-Miradi e Epërme, NTSHN”Patroni” Habib Morina,QKA  (EUROLABI ), Dimi,Condor Beton, Asllani, Hib petrol, Nazif Nazifi, Devolli, Petrol Company, Art-com, Bes-Company, Shefshet Morina “BETON PLUS”Sh.P.K,METALKA MAJUR.

Arsyeja: Punët që duhet të kryhen, sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar.

PEJË

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

NS 110/35/10[kV] Peja 1 do të ndërprehet:

Dalja 10kV Radavci (kodi: 50000004) nga ora 10:30 deri 15:00

Vendet: Vitomiricë, Brestovik, një pjesë e Novosellës, Jabllanicë e Vogël, Jabllanicë e Madhe dhe BRRE-Hidrocentrali Radavci.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive,  pastrimi i trasesë.

Vërejtje! Dalja ka BRRE.

2.

Nga TS 35/10kV Gurrakoci do të ndërprehet:

LP 10kV J10 Dobrusha (kodi: 50052001) nga ora 10:00 deri 14:00

Vendet: Qyshk, Pavlan, Zahaq, një pjeës e Llabjanit, Deponia, Ramuni nje pjesë, Gllaviqica, Kërstovci, Leshan, Klinqinë, Sverka e Thatë, Jabllanica e Leshanit dhe Rosujat.

Arsyeja: Mirëmbajtje Preventive, ndërrim i shtyllave të thyerra, pastrim traseje.

PRIZREN

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 110/10kV Prizreni 3 do të ndërprehet:

LP 10kV J26 Zhupa (kodi: 31000026) nga ora 10:30 deri 15:00

Vendet: Manasteric, Llokvic, Neprogoshtë, Reçan, Pllanjane Lubinje e Epërme, Lubinje e Ulët, Gornja-selle, Mushnikovë, TS Prevalla, HOTEL Sharri, TS Sat styro,TS Shpia e bardhe, Sredska, stajkovc, Bogoshevc dhe Drajqiq.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, mirëmbajtje preventive e daljes 10 [kV] (shtrëngimi i përçuesve, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar).

* * *

Punime në projekte investive

1.

Nga TS 110/35/10[kV] Theranda do të ndërprehet:

LP 10kV J07 Peqani (kodi: 32000007) nga ora 09:00 deri 17:00

Vendet: Peqan, Sllapuzhan, Bllacë, Duhel, Nishor, Kosterrc, Breshanc, Semetishtë, Gurthyesi Destani Peqan, N.T.P. Kroni Bllacë dhe Pompat e benzinës Bes co.

Arsyeja: Montimin e lidhëseve  sipas projektit investiv.

FERIZAJ

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/10 KV Shtime do të ndërprehet:

Dalja 10kV Rashinca (kodi: 41046001) nga ora 10:30 deri 15:00

Vendet: fshatrat: Davidovc, Gjugjaj (Gjurkoc) (një pjesë),  Gjurkoc, Rashincë, Vojnoc dhe një pjesë e rrugës Komandant Kumanova.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve.

* * *

Punime në projekte investive

1.

Nga TS 35/10kV Ferizaj III do të ndërprehet:

LP 10kV J03 Jezerci (kodi: 40042003) nga ora 08:00 deri 18:00

Vendet: Manastirc, Nerodime e Ulët dhe e Epërme, Balaj, Jezerc dhe bizniset private

Arsyeja: Punime sipas projektit investiv, ndërrimi i konzolla dhe izolatorëve.

* * *

Punime nga palët e treta

1.

Nga TS 110/35/10kV Ferizaj 1 do të ndërprehet:

LP 10kV J04 Vëllezërit Gërvalla 1 (kodi: 40000031) nga ora 09:00 deri 12:00

Vendet: Vëllezërit Gërvalla, Magjistralja Prishtine-Shkup (pjesa prej urës deri te HIB Petroli), 28 Nëntori, Astrit Bytyqi, Haki Braha, Emin Duraku (një pjese), rruga e Talinovcit dhe Lagjja e Re.

Arsyeja:  Kryerjen e punëve, sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar.

MITROVICË

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 10 kV Shupkovci do të ndërprehet:

Dalja 10kV Shala (kodi: 70000101) nga ora 10:30 deri 15:00

Vendet: Rekë, Tunelli i Parë, Kutllofc, Mazhiq, Rashan, Terstenë, Bare, Bajgorë, Vidishiq, Kovaqica, Kaqanoll, Rahovë, Boletin, Zhazhë, Vllahi, Zijaq, Maxherë, Melenicë, Dedi, Zabërgjë, Selac si dhe BRRE-SOWI KOSOVO L.L.C.  Central me Erë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive,  ndërrimi i shtyllave dhe pastrimi i trasesë.

Vërejtje! Dalja ka BRRE.

* * *

Punime në projekte investive

1.

Nga TS 110/10(20) kV Skenderaj do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Qirezi  (kodi: 74000004) në dy termine nga ora 08:30 deri 09:00 dhe nga ora 16:30 deri 17:00

Vendet: Krushefc, Polac, Dashefc, Baks, Qirez, Prellofc, Krasaliq, Kozhicë, Krasmirofc, Likoshan, Gradicë dhe Godanc.

Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, largimi i urave të tensionit të mesëm.

2.

Në TS 110/10(20) kV Skenderaj

Nga Dalja 10 kV Qirezi  në Stabiliment do të ndërprehen këta trafostacione nga ora 08:30 deri  ora 17:00

4.TS 10/04 [kV] Gradicë 1 (kodi: 74000004030)

5.TS 10/04 [kV] Gradicë e ulët 2 (kodi: 74000004031)

6.TS 10/04 [kV] Godancë (kodi: 74000004032)

8.TS 10/04 [kV] Gradicë Bradiqtë (kodi: 74000004034)

9.TS 10/04 [kV] Fazliu-Gradicë (kodi: 74000004036)

10.TS 10/04 [kV] Dervishi- Gradicë (kodi: 74000004037)

11.TS 10/04 [kV] Gradicë-Sabri Fazliu (kodi: 74000004041)

Vendet: fshati Gradicë.

Arsyeja: Projekte investive,  punime në projektin LOT 27.

* * *

Punime në projekte investive

1.

Nga TS 110/10(20) kV Skenderaj do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Qirezi  (kodi: 74000004) në dy termine nga ora 08:30 deri 09:00 dhe nga ora 16:30 deri 17:00

Vendet: Krushefc, Polac, Dashefc, Baks, Qirez, Prellofc, Krasaliq, Kozhicë, Krasmirofc, Likoshan, Gradicë dhe Godanc.

Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, largimi i urave të tensionit të mesëm.

2.

Në TS 110/10(20) kV Skenderaj

Nga Dalja 10 kV Qirezi  në Stabiliment do të ndërprehen këta trafostacione nga ora 08:30 deri  ora 17:00

4.TS 10/04 [kV] Gradicë 1 (kodi: 74000004030)

5.TS 10/04 [kV] Gradicë e ulët 2 (kodi: 74000004031)

6.TS 10/04 [kV] Godancë (kodi: 74000004032)

8.TS 10/04 [kV] Gradicë Bradiqtë (kodi: 74000004034)

9.TS 10/04 [kV] Fazliu-Gradicë (kodi: 74000004036)

10.TS 10/04 [kV] Dervishi- Gradicë (kodi: 74000004037)

11.TS 10/04 [kV] Gradicë-Sabri Fazliu (kodi: 74000004041)

Vendet: fshati Gradicë.

Arsyeja: Projekte investive,  punime në projektin LOT 27.

GJAKOVË

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/10 kV Malisheva  do të ndërprehet:

Dalja 10kV Mirusha (kodi: 82082002) nga ora 10:30 deri 15:00

Vendet: Rrugët: 603 Adem Jashari (1 konsumatorë), Imer Krasniqi (7 konsumatorë), 605 Hamdi Berisha (1 konsumatorë), 606 Pavarësia (1 konsumatorë). Fshatrat: Bubël, Burim, Carallukë (3 konsumatorë), Damanek, Gurbardhë, Llapçevë, Lubizhdë, Lubizhdë e Malishevës, Lumnishtë, Mirushë, Mrasor, Panorc (një pjesë) dhe Turjakë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive,   pastrimi i trasesë.

* * *

Punime në projekte investive

1.

Nga TS 35/10[kV] Gjakova I do të ndërprehet:

LP10kV J22 Ponosheci (kodi: 80080006) nga ora 09:00 deri 17:00

Vendet: fshatrat: Babaj Bokës, Dallashaj, Devë, Duzhnjë, Gusk, Jahoc, Korenicë, Madanaj, Mejë, Morinë, Nec, Orize, Ponoshec, Popoc, Ramoc, Rracaj, Rrypaj, Sheremet, Shishman dhe Smolicë.

Arsyeja: Projekte investive,  vendosja e SHB dhe përçuesit.

GJILAN

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Në TS 110/20(10) kV Kamenica

Nga Dalja 10 kV Hogoshti do të ndërprehen TS-at në stabilimentin:

1.NS 10/0.4kV”Prapashtica”-Mlini(kodi:62000001111) nga ora 10:30 deri 15:00

2.NS 10/0.4kVKolloleq(kodi:62000001112) nga ora 10:30 deri 15:00

3.NS 10/0.4kVShipashnicë e Ulët(kodi:62000001113) nga ora 10:30 deri 15:00

4.NS 10/0.4kVShipashnicë e Ulët(kodi:62000001114) nga ora 10:30 deri 15:00

5.NS 10/0.4kVShipashnicë e Epërme(kodi:62000001115) nga ora 10:30 deri 15:00

6.NS 10/0.4kVShipashnicë e Epërme(kodi:62000001116) nga ora 10:30 deri 15:00

7.NS 10/0.4kVKranidell-Repetitori(kodi:62000001117) nga ora 10:30 deri 15:00

8.NS 10/0.4kVKranidelli 1(kodi:62000001118) nga ora 10:30 deri 15:00

9.NS 10/0.4kVKranidelli 2(kodi:62000001119) nga ora 10:30 deri 15:00

10.NS 10/0.4kVKranidelli 2(kodi:62000001120) nga ora 10:30 deri 15:00

11.NS 10/0.4kVPOMPAT E UJIT-Kopërnicë(kodi:62000001159) nga ora 10:30 deri 15:00

12.NS 10/0.4kVKopërnica 2(kodi:62000001108) nga ora 10:30 deri 15:00

13.NS 10/0.4kVKopërnica 3(kodi:62000001109) nga ora 10:30 deri 15:00

14.NS 10/0.4kVKopërnica 4(kodi:62000001110) nga ora 10:30 deri 15:00

Vendet: Kopërnicë, Kolloleq, Shipashnicë, Kranidell, Sodllar.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

2.

Nga TS 110/35/10 kV Vitia do të ndërprehet:

Dalja 10kV Stublla (kodi: 61067001) nga ora 10:00 deri 14:00

Vendet: Stublla, Vërbovci, Gërnçari, Podgorci, Gurëthysi-MISINI, Gurëthysi -BENTAKOSI I RI, Gurethysi-MOGILLTE, fabrika -UJSJELLSIT dhe Godeni.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

* * *

Punime nga palët e treta

1.

Nga TS 35/10 kV Gjilani IV do të ndërprehet:

LP 10kV TS-31 (kodi: 60063016)  nga ora 09:00 deri 14:30

Vendet: Një pjesë e rr. Idriz Seferi, fabrika e Duhanit, Stacioni i Zjarrfikësve, një pjesë e rr. Isa Boletini dhe një pjese e rr. Lidhja e Prizrenit.

Arsyeja: Punët që duhet të kryhen sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar.

Ndahet nga jeta profesori i njohur

Profesori Nasir Kabashi nga Gurrakoci i Istogut, është ndarë nga jeta sot, në moshën 72-vjeçare, pas një sëmundje të gjatë, raporton Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur familja Kabashi përmes Facebook-ut, ku kanë bërë me dije se lamtumira e fundit do t’i jepet në ora 15:00, në varrezat e fshatit.

“Me pikëllim dhe dhembje të thellë i njoftojmë familjarët, miqtë , dashamirët së, pas një semundje të gjatë, sot në orët e para të mëngjesit në moshën 72 vjeçare ka ndërruar jetë babai dhe gjyshi jonë i dashur prof. Nasir (Musë) Kabashi nga Gurrakoci – Istog. (1952 -2024)

Ju njoftojmë se Ceremonia e varrimit bëhet sot më datën 04. 11.2024 e hënë në ora 15:00, në varrezat e fshatit Gurrakoc! U prefsh në paqe ,Baba !

Të pikëlluar për jetë: Familja Kabashi!”

Alban Mehmeti feston ditëlindjen, ja sa vite mbushi

Këngëtari i njohur kosovar, Alban Mehmeti, sot ka ditëlindjen.

Ai mbush plot 40 vjet jetë. Artisti lindi në Prishtinë më 4 Nëntor 1984.

Urimin më të ëmbël e mori nga bashkëshortja Fjolla, e cila në orët e para i bëri urimin emocionues.

Kujtojmë që çifti janë prindër të dy djemve dhe së shpejti familja e tyre pritet të shtohet edhe me një vajzë.

TË NGJASHME:

Duda Balje feston ditëlindjen, ja sa vite mbushi

Ish-komandanti i UÇK-së dëshmitari i radhës në Hagë

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, Shukri Buja, është dëshmitar i radhës i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, në rastin më të madh të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Buja në këtë dëshmi të tij si avokat ka angazhuar Taulant Hodaj.

Edhe sot në Hagë po vazhdon procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Doktoresha e njohur kosovare do të jetë kandidate për deputete e LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës pritet të ketë disa emra risi në listën e kandidatëve për deputetë. Një nga ta do të jetë edhe kandidimi i doktoreshës së njohur, Serbeze Kabashi-Muçaj.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se profesoresha e fakultetit të Mjeksisë ka pranuar ofertën e Abdixhikut për të qenë pjesë e garës për deputete nga kjo partia.

Kabashi-Muçaj për shumë vite ka dhënë kontribut në repartin e Radiologjisë në QKUK duke qenë për një kohë edhe udhëheqëse në këtë digaster.

Doktoresha do të jetë pjesë e listës së deputetëve të LDK-së nga komuna e Istogut bashkë me Shkëmb Manajn dhe Besim Mulajn.
U përfolë shumë se u nda nga Meritoni, reagon Ilnisa: Së shpejti do…

Gazetarja dhe moderatorja Ilnisa Agolli, e ftuar në “Goca dhe Gra” ka folur për marrëdhënien me partnerin e saj, Meriton Mjekiqin, të cilin e njohur në Big Brother VIP.

Ish-banorja e ka falenderuar publikisht, duke thënë se është përkrahja e saj më e madhe. “Është njeriu që unë konsultoj gjithçka para se të marr një vendim”, u shpreh gazetarja.

Ilnisa ka zbuluar se momentalisht po jetojnë bashkë, ndërsa tha dy fjalë edhe për thasheshemet se mes tyre ka pasur një krisje në lidhje.

“Nuk jemi ndarë, shqiptarët dhe portalet këtë punë kanë. Do vijë një kohë që të kemi një edukim si shoqëri posesive që kemi.  Për një pjesë të suportuesve tanë, kjo është zbukuruar, për pjesën tjetër vazhdon ai mllefi i çuditshëm”, u përgjigj ajo.

E pyetur nëse ndiejnë ndonjë ndryshim apo shqetësim për shkak të diferencës në moshë mes tyre, ajo tha se “nëse do më shqetësonte nuk do të isha me të. Jemi boll të edukuar të zgjedhim me këtë të rrimë dhe me kë duhet të rrimë. Diferenca e moshës nuk përbën problem”.

Si i a ke shkruar emrin e Meritonit në telefon?

Ilnisa: Jeta jem me zemër të bardhë.

Do shpërngulesh në Prishtinë?

Ilnisa: Sapo jam kthyer në një familje që më ka munguar, nuk e mendoj, por nëse është ndonjë ofertë që nuk kam pse…

Po nëse të thotë Meritoni?

Ilnisa: Nuk e thotë Meritoni, ka zgjedhur Tiranën, është midis.

Çfarë marrëdhënie ka Anaisi me Meritonin?

Ilnisa: Janë shumë shokë, ka disa vende që zgjedh Meritonin për të shkuar me të dhe jo mua.

Në fund ajo deklaron se plane për të zgjeruar familjen nuk ka për momentin, ndërkohë zbulon se do të sjellin së bashku një film së shpejti.

A do të ketë reduktime gjatë dimrit, flasin nga KESCO

Ulja e temperaturave, nuk pritet ta ç`rregulloj furnizimin me rrymë.

Këtë po e sigurojnë nga shpërndarësi kryesor i energjisë elektrike në Kosovë, të cilët thonë se kanë bërë krejt llogaritë që të mos ketë fare reduktime gjatë dimrit.

Zëdhënësja e KESCO-së, Margarita Rashiti, tha për Klan Kosova se në radhë te parë varet se sa do të mund të prodhojë prodhuesi vendor energji elektrike, pastaj sa është kërkesa për konsum dhe çmimi energjisë në bursa ndërkombetare,. Por padyshim që si shpërndarës i energjisë Rashiti shtoi se janë të përgatitur për të ofruar furnizim stabil me energji anë e kënd Kosovës.

Për diçka të tillë, janë të bindur edhe nga partia në pushtet. Kjo sipas Driton Hysenit nga Vetëvendosje, bazuar në performancën e termocentraleve dhe riparimet e bëra.

Por Pal Lekaj nga opozita ka dyshime në këtë, duke e parë udhëheqjen e deri tanishme të KEK-ut nga pushteti.

Pavarësisht kësaj, KESCO, apelon për kursim të energjisë.

Ditëve në vijim, sipas këtij institucioni do të organizohet kampanjë informative për krejt konsumatoret si informim se cilat pajisje sa shpenzojnë dhe si duhet përdorur.

Eurodeputeti holandez: Ka ardhur koha që Serbia të vendos mes Brukselit dhe Moskës

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, thotë se ka ardhur koha që Serbia të vendos mes Brukselit apo Moskës. Ai paralajmëron një qasje më të ashpër nga evropianët nëse Serbia vazhdon të luaj me disa karta në politikën e jashtme.

Partner me Bashkimin Evropian, por miq të mirë me Rusinë e Kinën. Kjo politikë e Serbisë po e shqetëson eurodeputetin holandez, Thijs Reuten.

Madje ai shprehet i revoltuar me krerët shtetëror serb, të cilët ruajnë raporte te ngushta me Moskën dhe Pekinin.

Andaj Reuten thotë se ka ardhur koha që Serbia të përcaktohet se në cilën anë është.

“Jam i tmerruar kur shoh vizitat e krerëve të lartë shtetëror serb në Moskë duke u takuar me presidentin rus, Vladimir Putin. Për mendimin tim e ardhmja e Serbisë është në Bashkimin Evropian, por në periudhën e fundit shoh mesazhe të përziera nga ta. Kur janë në Bruksel na thonë se jemi partner me ju, por në anën tjetër thonë gjithashtu se janë miq të mirë me Kinën e Rusinë. Besoj se tani ka ardhur koha që Serbia të vendos se në cilën anë është”, shprehet Reuten.

Diplomati holandez komentoi edhe vizitën e zëvendëskryeministrit serb, Aleksandar Vulin, në Moskë ku u mbajt samiti i BRICS-it.

Ai thotë se nuk i bën mirë Serbisë të marrë pjesë në një samit kur përfshihen shtete si Irani, Kina e Rusia.

“Nuk mendoj se është mirë të jeni pjesë e një aleance ku Irani, Kina, Rusia luajnë rol kyç, prandaj edhe nuk po i kuptoj fare veprimet e Serbisë. Shkëmbimi tregtar mes Serbisë dhe Bashkimit Evropian kap shifrën e 18 miliardë eurove. Serbia duhet të bëj pjesë në familjen e madhe evropiane, por veprimet e tyre ngritin shqetësime. Nëse Serbia vazhdon të veproj në këtë mënyrë, atëherë ne duhet jemi më të ashpër”, shprehet eurodeputeti holandez.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka marrëdhënie shumë të mira me shtetet perëndimore si dhe me ato lindore.

Nga Bashkimin Evropian si dhe fuqitë e tjera perëndimore ai shihet si i domosdoshëm për stabilitetin në Ballkan.

“Kaloja çdo natë me të, u nda nga jeta”, Erjola Doçi mes lotësh rrëfen humbjen: Ka tre ditë që…

Erjola Doçi është prekur gjatë rrëfimit të saj në “Pa Filtra” pjesë e “E Diell” në Top Channel.

Moderatorja e njohur dhe njëherësh panelistja foli për humbjen e maçokut të saj, i cili fatkeqësisht ka humbur jetën pak ditë më parë.

Ka tre ditë që unë mora një bebe, një maçok për herë të parë. Fatkeqësisht u nda nga jeta. Kaloja çdo natë me atë. Është si një njeri. Si të ndahet dikush nga jeta. Nuk mund të bësh dallim dashuri me dike që dëgjon gjithë problemet. Dhe të jep vetëm dashuri”, u shpreh ajo.