Aro Muric kërkah, pranon dy gola për një minut ndaj Brentfordit në Premierligë

Skuadra e Brentfordit ka barazuar rezultatin në 2:2 ndaj Ipswich Town në javën e nëntë në Premierligë.

Golin për 2:2 e shënoi sulmuesi Wissa në minutat e fundit të pjesës së parë, shkruan Indeksonline

Në fakt sulmuesi, Wissa shënoi dy herë për një minutë kundër portierit kosovar, Aro Muric.

Kujtojmë që golat për skuadrën mysafire i shënuan: Szmodics dhe Hirst.

Nesër ‘ndryshon’ ora, ja si do të lëvizin akrepat

Të dielën, akrepat e orës do të kthehen një orë mbrapa, çka do të thotë se do të flemë një orë më shumë.

Më 27 tetor, kur ora të shkojë 3 e mëngjesit, akrepat do të kthehen 1 orë pas, duke shënuar kështu orën 02:00.

Ora diellore do të qëndrojë në fuqi deri më 31 mars 2025, kur si gjithmonë në orën 03:00 të mëngjesit do të hyjë në fuqi ora verore.

Tahiri akuzon Qeverinë Kurti: Kosovën e keni zhytur në rrugë pa krye drejt BE-së, Vuçiqi po përfiton

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka shkruar se Qeveria e Kosovës e ka zhytur Kosovën në një rrugë pa krye dhe me perspektivë zero drejt rrugës evropiane.

Sipas Tahirit, Qeveria Kurti i ka krijuar terren Vuçiqit që të flasë në sy të Von Der Leyen se si regjimi i tij në Serbi ka arritur të sfidojë 27 shtetet e BE-së lidhur me qëndrimi Pro-Rusisë dhe Kinës, ndërkohë që e ka perspektivën e garantuar evropiane.

Reagimi i plotë i Tahirit:

Nga një vend i goditur nga sulme të sponsorizuara terroriste nga regjimi i Vuçiqit, dhe i cili publikisht ka hequr dorë nga obligimet e caktuara nga dialogu dhe marrëveshja, diplomacia e dështuar e kësaj qeverie jo vetëm që nuk ka arritur të bëjë të qartë se kush përfaqëson pro-evropianizmin dhe pro postulatet e NATO-s për siguri kolektive, por e ka zhytur Republikën e Kosovës në një rrugë pa krye dhe me perspektivë zero evropiane.

Për më tepër, kjo qeveri i ka krijuar një terren të hapur Vuçiqit, i cili, në një konferencë për shtyp me Ursula von der Leyen në Beograd, u shfaq deri aty sa në prezencë dhe miratim të heshtur nga ana e saj, të flasë se si gjatë viteve regjimi i tij ka sfiduar 27 liderë të vendeve të BE-së lidhur me qasjen e dyfishtë të Serbisë pro Rusisë dhe Kinës dhe me perspektivën e garantuar evropiane. Kjo përbën një skandal dhe një dëm historik që po e paguajmë shtrenjtë çdo ditë!

Për të parë dhe u vërtetuar se çfarë ishin mesazhet e Presidentes së Bashkimit Evropian për përspektiven evropinane, duhet t’i dëgjoni fund e krye konferencat për media në Tiranë dhe Beograd, e tani e shihni se sa i është rrezikuar Kosovës përspektiva integriese.

Ja kur pritet të ketë reshje të borës në Kosovë

Sipas trendeve të fundit, javën e ardhshme në përgjithësi po mbetet mot stabil. Pas vransirave që përfshinë vendin në mes të javës, nga dita e premte sërish paraqiten kushte për më shumë diell, megjithëse ultësirave janë të mundshme mjegullat orëve të mëngjesit, që mund të qëndrojnë paksa më gjatë ditën.

Temperaturat, edhepse mbi mesatare pësojnë një rënie në 15C e 18C, duke kaluar në ditët e para të nëntorit.

Më shumë vransira mund të përfshinë vendin nga e diela e ardhshme, përgjatë javës së parë të nëntorit, nga datat 3 e 4. Prite periudha me të reshura, kryesisht shiu, mirëpo në disa modele shfaqen sinjale bore.

“Kushtoi 350 mijë euro”, Xuxi rrëfen historinë prekëse të vajzës së tij

Gjatë një bisede me Gresën, banori më i ri i Big Brother Vip Kosova 3, Xuxi ka ndarë një histori prekëse lidhur me vajzën e tij.

“Ka problem me dëgjim, kur ka lind në klinikë private në 2006 e kanë infektu. Infeksioni i brendshëm ia ka dëmtu dëgjimin 100 përqind, kur i ka bo 11 mujë e kena marrë vesh. Thellësisht e shurdhër. Dhe jemi shku në Londër, atje ia kemi vendos implantin koklear, me tre vjet e gjysmë ka dëgju për herë të parë. Sot dëgjon përfekt”, tregoi Xuxi.

Ai bëri të ditur se aq sa ka pasur pasuri e ka harxhuar për vajzën, duke e përmendur shifrën 350 mijë euro.