Lumi aderoi në LDK, Kaderi befason me urimin për të

Lumbardh Salihu është prezantuar si aderim i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ka qenë kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku që ka njoftuar ardhjen e fituesit të Big Brother Kosova në parti.

Indeksonline e ka pyetur Kaderin për angazhimin e Lumit në politikë dhe përgjigja e saj ka qenë befasuese.

“I uroj veç suksese atij. Kurgja ma shumë” ka thënë Kader Kicaj. E pyetur nëse edhe ajo do të ndjekë rrugën e ish-tëdashurit, modelja ka dhënë një përgjigje.

 

“Jo, unë nuk pranoj asnjë ofertë. Unë kam plane të ndryshme dhe jo për politikë” ka thënë modelja.

Vdes në rrethana të dyshimta Drita Bajrami, ishte zyrtare…

Ka vdekur në rrethana të dyshimta Drita Bajrami Kajtazi, zyrtare në Komunën e Gjilanit, raporton Gazeta Sinjali.

Për vdekjen e saj ka njoftuar edhe kryetari i komunës, Alban Hyseni.

“Lajm i trishtë ndarja nga jeta e Drita Bajrami Kajtazi, koleges e bashkëpunëtores tonë në Komunën e Gjilanit”, ka shkruar Hyseni.

Gazeta Sinjali mëson se rasti ka ndodh dje pasdite, ndërsa viktima fillimisht është dërguar për trajtim në Spitalin e Gjilanit dhe më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ajo më vonë është liruar nga spitali dhe pas këtij momenti ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj.

Ceremonia e lamtumirës së fundit ndaj të ndjerës do të zhvillohet sot në ora 16:00.

Konfirmohet: Lumbardh Salihu i bashkohet LDK-së

Fituesi i Big Brother Kosova 2, Lumbardh Salihu, i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur, Lumir Abdixhiku, kryetari i kësaj parti, përmes një video ku e prezanton aderimin më të ri në parti.

“Një vit më parë, ia fitoi zemrën Kosovës si fitues i Big Brother. Tani, ai po i bashkohet familjes sonë politike për të ardhmen e vendit që e do aq shumë. Mirë se erdhe në shtëpinë e vërtetë më të madhe në Kosovë Lumbardh”, shkruan Abdixhiku mbi videon e shpërndarë në profilin e tij në Facebook.

Shqipe Hysenaj në lidhje me Bledi Manen?

Ka kohë që në mediat rozë përfolet për një lidhje dashurie të mundshme mes Shqipe Hysenaj dhe Bledi Manes.

Shkak i këtyre thashethemeve janë bërë edhe paraqitjet televizive ku ngacmojnë njëri-tjetrin.

E këtë “dyshim” ish-banorja e BBVK-së ua ka shuar ndjekësve të saj.

Përmes një pyetësori ajo u tha ndjekësve se s’ka përshtatshmëri në mendime me të.

 

 

“Bledi është shakaxhi i madh, skemi përshtatshmëri në mendime, jam tradicional per Bledin”, shkroi ajo./Indeksonline/

Nëse e shihni këtë person lajmërojeni menjëherë policinë

Policia Rajonale e Pejës po kërkon bashkëpunim me qytetarët, për kapjen e një personi të dyshuar për dhunim.Personi i kërkuar është Mazllum (Sadri) Brahimaj i lindur me 01.04.1970 nё Kashicё-Istog. I pandehuri është i kërkuar për veprën penale “ DHUNIM”.

“Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët”, thuhet në njoftim. .

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

– E-mail adresa: info@kosovopolice.com