Ai u shpreh se nuk e pranonte në fe, Hati nxjerr mesazhet që i shkruante Rezarti (FOTO)

I ftuar mbrëmjen e djeshme në “BBVK” ka qenë artisti i njohur Fero, teksa zhvilloi një konferencë dhe të gjithë banorët kishin të drejtë t’i drejtonin pyetje nga më të ndryshmet. Sikurse e dimë, Fero i është përkushtuar fesë prej kohësh dhe një prej banorëve të shtëpisë, Rezart Veleshnja, e ka pyetur Feron lidhur me mendimin që artisti ka për vajzën me shami virale të TikTokut, Hatin.

Nga pyetja e drejtuar, është mëse e kuptueshme ironia e fshehur mes fjalëve të tij. Por Hati nuk e lë me kaq! Ajo ka nxjerrë ‘bllof’ Rezartin teksa i ka publikuar disa mesazhe që banori i niste përpara pak kohësh asaj teksa rrëfehej se s’mund t’i duronte komentet negative që shkruheshin për të.

 

Numër i madh i policëve, arrin edhe Autoambulanca në vendin ku u gjuajtën me armë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, ku dyshohet se pati përleshje mes disa personave. Sipas informacioneve të para, janë përdorur edhe armët, raporton Gazeta Sinjali.

Policia tashmë ndodhet në vendin e ngjarjes dhe sipas pamjeve që kanë dërguar sinjalizuesit, tashmë ka arritur edhe Autoambulanca.

Ekipi mjekësor është parë duke u futur në lokalin ‘Golden Club’, ku dyshohet se ka të lënduar.

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, policia jep detaje

Gjatë mbrëmjes së sotme ndodhi një përleshje mes disa personave në lagjen Bregu i Diellit, në Prishtinë, ku u përdorurën edhe armët e zjarrit.

Ndërsa, një person është venë në pranga nga Policia e Kosovës.

Lidhur me këtë rast nga Policia e Kosovës kanë dhënë më shumë detaje.

“Sot rreth orës 21:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën Rrahim Beqiri Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar nga arma e zjarrit’’, ka thënë Ahmeti.

Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të personave të dyshuar të cilët janë identifikuar nga ana e policisë, ka shtuar më tutje ajo.

”Brenda dy sekondave”, Trump paralajmëron shkarkimin e njeriut që ngriti aktakuzën ndaj katërshes së UÇK-së

Kandidati republikan presidencial, Donald Trump ka deklaruar sonte që nëse ai fiton Shtëpinë e Bardhë, do ta shkarkojë prokurorin special Jack Smith “brenda dy sekondave” nga marrja e detyrës.

”Është kaq e lehtë”, u përgjigj tutje Trump, kur u pyet gjatë një interviste me prezantuesin, Hugh Hewitt, siç raporton AP, referuar Jack Smith, njëherit ish-kryeprokuror i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) në Hagë, ku po gjykohet ish-presidenti Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, transmeton klankosova.tv.

Smith, i cili u emërua nga Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland në vitin 2022, ka akuzuar ish-presidentin Trump për përpjekjet e tij për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020 dhe keqpërdorimin e dokumenteve të klasifikuara.

“Ai do të jetë një nga gjërat e para të adresuara”, ka shtuar Trump, transmeton klankosova.tv.

Trump, i cili e sulmon rregullisht prokurorin special dhe ka deklaruar më parë se do ta shkarkonte nëse do të ishte president, e quajti Smithin një “person të poshtër”.

Kujtojmë se në nëntorin e 2022-ës, Smith kishte braktisur detyrën në Hagë, për t’u kthyer në Shtetet e Bashkuara me qëllim që ta hetojë Trumpin.

Ai është fokusuar në hetimin e dokumenteve të klasifikuara të gjetura në shtëpinë e Donald Trumpit dhe për rolin e ish-presidentit në sulmin ndaj Capitolit.

Si përfundoi takimi tre palësh në Bruksel?

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se takimi mes tij dhe homologut të vet serb, Petar Petkoviq, nën ndërmjetësimin e të dërguarit të Bashkimit Evropian, përfundoi pa “asnjë rezultat në temat e rëndësishme” të enjten në Bruksel.

Takimi trepalësh nisi të enjten pasdite, pas takimeve dypalëshe që i dërguari i bllokut Mirosllav Lajçak mbajti me përfaqësuesit e të dyja vendeve fillimisht, për gjetjen e mënyrave për zbatimin e marrëveshjeve të kaluar në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Ky është takimi i parë trepalësh pas më shumë se tre muajve, pasi në takimeve e kohëve të fundit, Bislimi dhe Petkoviqin nuk kishin arritur pajtueshmëri për t’u takuar së bashku.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, duke folur një ditë para takimeve në kuadër të dialogut, kishte thënë se mbajtja e një takimi të përbashkët do të varej nga vullneti i palëve.

Në takimin e fundit në shtator, Lajçak nuk arriti t’i bindë Bislimin dhe Petkoviqin të mbajnë takim trepalësh, pasi ata kishin mospajtime për temat që do të donin t’i shtjellonin, shkruan RadioEvropaeLirë.

Në lidhje me temat që pritet të shtjellohen në takimet në Bruksel, Stano tha se ato kanë të bëjnë me nevojën për zbatimin e detyrimeve nga dialogu i deritashëm, përfshirë edhe Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, për të cilin Kosova dhe Serbia u pajtuan në fillim të vitit 2023.

“Agjenda është e njëjtë sikur që ka qenë edhe në të kaluarën, pra nevoja për nisjen urgjente të zbatimit të obligimeve nga dialogu. Nevoja për nisjen urgjente të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe nevoja që edhe Kosova edhe Serbia të pajtohen për progresin në dialog”, tha Stano.

Deri më tani, zakonisht janë zhvilluar takime dypalëshe mes të dërguarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, dhe kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, por jo edhe takime trepalëshe.

Herën e fundit kur ishte zhvilluar një takim trepalësh ka qenë takimi i 2 korrikut të këtij viti. Megjithatë, pas takimit palët dolën me qëndrime diametralisht të kundërta rreth asaj që kishte ndodhur në takime.

Rënditja e re nga FIFA, ja ku renditet Kosova

Kombëtarja e Kosovës është ngjitur për tri pozicione më lartë në ranglistën e FIFA-s. Nga vendi 104, Kosova renditet në pozitën e 101, pas suksesit që pati në ndeshjet e fundit në UEFA Nations League.

Kosova arriti dy fitore gjatë muajit tetor, duke fituar ndaj Lituanisë dhe Qipros, shkruan Indeksonline

Ekipi “dardan” rikthehet në aksion gjatë muajit nëntor, ku do t’i ketë dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombëve, ndaj Rumanisë me 15 nënëtor dhe ndaj Lituanisë në “Fadil Vokrri” më 18 nëntor.

“Presidentja u zgjodh me ndihmën e Radoiçiqit” – Osmani iu përgjigjet akuzave të Pacollit

Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se vendi ndodhet në prag të zgjedhjeve të përgjithshme, prandaj edhe mund të dëgjohen lloj-lloj deklaratash.

Këto komente ajo i bëri kur u pyet nga gazetarët rreth akuzave të kreut të AKR-së, Begjet Pacolli, se ai ka komunikuar me Milan Radoiçiqin për të siguruar votat që do të mundësonin formimin e Qeverisë së re dhe zgjedhjen e presidentes.

Kjo kërkesë siç kishte thënë Pacolli kishte ardhur nga kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Osmani. Por e para e shteti këtë e ka quajtur fushatë, duke u rekomanduar medieve që për çdo pyetje t’i drejtohen me shkrim.

“Është kohë zgjedhjesh, mund të dëgjoni lloj-lloj deklaratash kështu që iu kisha lutur për çka do që keni pyetje t’i drejtori në Presidencë”, u tha ajo gazetarëve.

Behgjet Pacolli, kryetari i AKR-së ka thënë se ka biseduar me Milan Radoiçiqin, ish-nënkryetarin e Listës Serbe – tash kryeterrorist për sulmin në Banjskë të Zveçanit.

Pacolli shtoi se biseda me Radoiçiqin ishte kërkuar nga kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani për të siguruar votat që do të mundësonin formimin e qeverisë së re dhe zgjedhjen e presidentes.