Këto zona do të jenë pa rrymë të dielën

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur se të dielën, më 13.10.2024, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

Si rezultat i kësaj, në disa lokacione të Prishtinës do të ketë ndërprerje të rrymës, shkruan Gazeta Imazhi.

Ky është orari sipas lokacioneve në Prishtinë:

Njoftime për punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

NS 110/10[kV] Prishtina 6

Nga Dalja 10 kV PTK Dispeqingu do te nderprehet:

NS 10/04kV TS Dispeçingu (kodi: 19100014048) nga ora 07:00 deri në orën 19:00

Vendet: TS 048 Dispeqingu, KOSTT, Bankomati i BKT afër zyrave të KEDS dhe ATK.

Arsyeja: Ndërprerje emergjente për siguri.

2.

NS 110/10[kV] Prishtina 6

Nga Dalja 10kV PTK Dispeçingu do të nderprehet:

NS 10/0.4kV TS Dispeçingu (S-kek) (kodi: 12000017168) nga ora 07:00 deri në orën 19:00

Vendet: TS 048 Dispeçingu, KOSTT, Bankomati i BKT afër zyrave te KEDS dhe ATK

Arsyeja: ndërprerje për siguri, ndërrimi i pikës furnizuese të ndërtesës KEDS.

Roza Lati dhe ish-banori i ‘Big Brother’ konfirmojnë lidhjen, publikojnë foto intime së bashku

Roza Lati dhe Xhonatan Islami prej disa ditësh kanë qenë në vëmendje të rrjeteve sociale për një romancë mes tyre.

Dhe mesa duket lajmet kanë qenë të vërteta.

Dyshja kanë vendosur të mos e fshehin më lidhjen.

Xhonatani ka postuar një foto ku Roza është shfaqur duke e puthur pas një hedhje me parashutë.

Ndonëse Xhonatani nuk e ka etiketuar moderatoren, identiteti i saj kuptohet lehtësisht nga flokët, veshja dhe atletet.Roza ka qenë në jug të Shqipërisë, në Gjirokastër, për të mbështetur ish-banorin e Big Brother VIP Albania, Xhonatan Islamin në konkursin e parashutave, “PGAEuro 2024”, që u mbajt vetëm pak ditë më parë.

Shiko foton:

Ky është moti për nesër

Nga e diela nën ndikimin e një anticikloni stabil na pret mot kryesisht me diell dhe relativisht i ngrohtë. Mëngjeset pritet të jenë mjaft të freskëta dhe mund të krijohet kushte edhe për mjegull.

Ditët kryesisht stabil dhe me temperatura deri në 20 gradë Celsius.

Në disa zona mund të jetë edhe më ngrohtë. Në Shqipëri pothuajse një verë e vonshme./MeteoBallkan

Irani paralajmëron SHBA-të dhe vendet e Lindjes së Mesme: Do të hakmerremi ndaj çdo sulmi të ri izraelit

Irani duket se nuk do të ndalet në “hakmarrjen” e saj. Teherani mësohet se ka paralajmëruar SHBA-të dhe vendet e Lindjes së Mesme, se do të marrë hak, në rast se Izraeli e sulmon.

Gjithashtu, qeveria e Iranit është angazhuar në përpjekje urgjente diplomatike me vendet në Lindjen e Mesme për të vlerësuar nëse ato mund të zvogëlojnë shkallën e përgjigjes së Izraelit ndaj sulmit të fundit raketor në fillim të këtij muaji.

Nga ana tjetër, SHBA është konsultuar me Izraelin mbi një përgjigje të mundshme të Tel Avivit ndaj sulmit të Iranit të 1 tetorit dhe zyrtarët amerikanë e kanë bërë të qartë se nuk duan që Izraeli të sulmojë vendet bërthamore iraniane ose fushat e naftës.

Aleatët e Gjirit të SHBA-së, duke përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin dhe Katarin, i kanë shprehur gjithashtu shqetësimin SHBA-së për një sulm të mundshëm ndaj objekteve të naftës iraniane, të cilat mund të krijojnë ndikime negative ekonomike dhe mjedisore për të gjithë rajonin.
“Kabineti i sigurisë i Izraelit nuk ka marrë ende një vendim se si do të veprojë” tha një zyrtar izraelit për CNN.
Granit Xhaka s’mund të bëjë asgjë vetëm, Serbia fiton ndaj Zvicrës

Kombëtarja e Serbisë ka shënuar fitore ndaj Zvicrës me rezultatin 2:0 në ndeshjen e vlefshme për UEFA Nations League.

Në pjesën e parë, vendasit kaluan në epërsi me anë të Elvedi-t (autogol), shkruan Indeksonline

Kurse në pjesën e dytë, Serbia shënoi edhe një gol tjetër me anë të sulmuesit Mitrovic në minutën e 61’të.

Granit Xhaka luajti gjithë ndeshjen dhe ishte në fokus të tifozëve vendas, duke e vërshëllyer gjatë gjithë ndeshjes dhe duke bërë thirrje raciste për Kosovën.

Kjo ishte humbja e tretë e Murat Yakinit në ndeshjet e UEFA Nations League dhe pozita e tij e trajnerit tashmë është në rrezik.

Paralajmëron Kurti: Serbia provokon sërish, ky është veprimi i radhës i tyre

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Serbia ka lëvizur trupat e saj rreth 50 metra afër vijës kufitare me Kosovën, më saktësisht pranë Kamenicës.

Sipas Kurtit, ky është një provokim i radhës i Serbisë, teksa institucionet e sigurisë në Kosovë kanë detektuar këto lëvizje.

“Kur e kanë parë që i kemi vërejtur dhe xhiruar, kanë ikur me shpejtësi e janë larguar për në brendi të territorit të tyre” deklaron Kurti, transmeton IndeksOnline.

Sipas kryeministrit, Serbia vazhdon të nxisë tensione nëpërmjet veprimeve hibride, duke synuar destabilizimin e rajonit, megjithëse hapësira për këto manovra po i ngushtohet dita-ditës.

“Kosova mbetet e palëkundur në rrugën e saj drejt integrimeve euro-atlantike, me institucionet e saj vigjilente 24/7, duke mbrojtur vendin e duke siguruar monitorim maksimal të situatës” shtoi kryeministri.

Ky është postimi i plotë i tij:

Serbia sot ka provokuar sërish duke lëvizur trupat e saj rreth 50 metra afër vijës kufitare me Kosovën, në territorin e komunës së Kamenicës.

Institucionet përkatëse të sigurisë së Republikës së Kosovës kanë detektuar menjëherë këto lëvizje provokuese nga ushtria e Serbisë, të cilat kanë për synim nxitjen e tensioneve.

Kur e kanë parë që i kemi vërejtur dhe xhiruar, kanë ikur me shpejtësi e janë larguar për në brendi të territorit të tyre.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë investime të paprecedenta në ngritjen dhe përmirësimin e kapaciteteve të strukturave të inteligjencës, sigurisë dhe mbrojtjes, të cilat janë të gatshme për të parandaluar çdo kërcënim ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të shtetit tonë.

Sinergjia ndërmjet strukturave të sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe bashkëpunimi me partnerët e aleatët rajonalë dhe ndërkombëtarë, përbën garanci për sigurinë në Kosovë.

Ndërkohë, Serbia vazhdon të nxisë tensione nëpërmjet veprimeve hibride, duke synuar destabilizimin e rajonit, megjithëse hapësira për këto manovra po i ngushtohet dita-ditës.

Kosova mbetet e palëkundur në rrugën e saj drejt integrimeve euro-atlantike, me institucionet e saj vigjilente 24/7, duke mbrojtur vendin e duke siguruar monitorim maksimal të situatës.

Nuk po ndalen thirrjet raciste nga tifozët serbë, po e përmendin Kosovën

Kombëtarja e Zvicrës është duke luajtur ndaj Serbisë në stadiumin “Dubocica” në Leskovac.

Gjatë gjithë kohës tifozët vendas janë duke kënduar për Kosovën, shkruan Indeksonline

Përveç thirrjeve raciste, tifozët serbë kanë në fokus edhe kapitenin e Kombëtares “Helvetike”, Granit Xhakën – të cilit po i vërshëllejnë gjatë gjithë kohës.

Në stadium është shpalosur edhe flamuri me hartën e Kosovës dhe sigrisht që shtëpia e futbollit, UEFA është duke i parë dhe dëgjuar këto thirrje!

WhatsApp Image 2024-10-12 at 8.35.53 PM.jpeg

Kujtojmë që përveç Granit Xhakës, në ekipin e Murat Yakin është i ftuar edhe shqiptari tjetër, Andi Zeqiri.

Vërshëllehet futbollisti shqiptar, kështu pritet Granit Xhaka nga tifozët serbë

Kanë mbetur edhe pak minuta deri në fillimin e ndeshjes mes Serbisë dhe Zvicrës, e vlefshme për UEFA Nations League.

Granit Xhaka dhe shokët e tij janë futur në stadium dhe mënjëeherë ka marrë vërshëllimet e para nga tifozët serbë, shkruan Indeksonline

Të pranishëm në stadium janë afro 8 mijë tifozë dhe të gjithë po e vërshëllejnë lojtarin shqiptar.

Kujtojmë që Granit Xhaka dhe shokët e tij u përcollen për në stadium me forca të shtuara të sigurisë, duke parandaluar çdo incident./Indeksonline./

Këtu mund ta shikoni videon: https://www.20min.ch/story/serbien-schweiz-auf-diese-elf-setzt-murat-yakin-im-brisanten-kracher-gegen-serbien-103201107