Telashet në FSK, Presidentja Osmani ndërrmer këtë veprim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është e shqetësuar për situatën e krijuar sa i përket furnizimit me ushqim të ushtarëve të FSK-së.

Oka kërkuar takim për ta diskutuar këtë çështje edhe më në detaje me komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari dhe ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Bekim Kupina, këshilltar për media në Presidencën e Kosovës, tha se Osmani ka kohë që ka bërë propozimin për program shtetëror për mbështetjen e shumëdimensionale të FSK-së.

 

 

“Mirëpo, ky program ka nevojë që të ketë mbështetje buxhetore në ligjin për buxhetin e Republikës së Kosovës, i cili propozohet nga Qeveria dhe miratohet në Parlament”, ka thënë Kupina

“Realizimi i këtij programi mbështetës, gjithashtu ndikon në fuqizimin e operacionalitetit të FSK-së, në kohën e tranzicionit e zhvillimit të saj me qëllim të realizimit të detyrave ligjore dhe misionit kushtetues të saj për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit shtetëror”, tha Kupina për Klan Kosova.

Programi 7-pikësh përfshinë këto elemente:

 

 

  1. Pagesa e shtesave në paga për rrezikshmëri.
  2. Pagesa e kujdestarisë dhe punës jashtë orarit.
  3. Pagesa e mëditjeve për pjestarët e FSK-së gjatë shkollimit dhe trajnimit jashtë vendit (gjatë tërë periudhës së shkollimit apo trajnimit e jo vetëm për 1 muaj).
  4. Sigurimi shëndetesor.
  5. Funksionalizimi i spitalit ushtarak me shërbime të nivelit sekondar dhe tercial mjekësor.
  6. Përmirësimi i cilësisë së ushqimit me standardet me të larta shëndetësore dhe sanitare.
  7. Sigurimi i banimit të përballueshëm për ushtarakët dhe familjet e tyre.
  8. Krijimi i fondit kreditues për ushtarakët.
Sonte përballja Zvicër-Serbi, fokusi kryesor Granit Xhaka

Sonte do të zhvillohet ndeshja e Ligës së Kombeve, që vë përballë Serbinë e Zvicrën në Leskovc.

Qysh kur u mor vesh se do të kemi një përballje të tillë, fokusi kryesor ka qenë te lojtari me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka, për shkak të së kaluarës së tij në ndeshjet me Serbinë, ku kishte qenë protagonist kryesor në triumfet e Zvicrës.

Por, historia e Xhakës nuk fillon këtu.

Historia e Xhakës me Serbinë daton që nga koha kur babai i tij, Ragip Xhaka ishte burgosur për shkak të demonstratave të vitit 1986.

Ragip Xhaka si 22-vjeçar arrestohej e dënohej me 6 vite burgim nga autoritetet serbe.

E, pas këtij rasti, familja Xhaka emigruan jashtë vendit, për t’u vendosur në Zvicër, aty ku Graniti do të shkruante historinë.

Në konferencën e djeshme për shtyp, emri i Granit Xhakës po ashtu u përmend gjatë. Kjo ishte njëra ndër konferencat më të gjatë që Serbia i ka mbajtur ndonjëherë, shkaku i historisë së kësaj përballje.

Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkovic e ka përsëritur edhe një herë se e çmon Granit Xhakën si lojtar, dhe e cilëson si lojtarin kryesor të Zvicrës.

Ai po ashtu shtoi se e vetmja gjë që e shqetëson rreth Granit Xhakës, është se ai është një lojtar i madh.

“Ajo që më shqetëson rreth Granit Xhakës është se ai është një lojtar i madh. Po, Xhaka do të jetë problem të shtunën, por do të jetë vetëm problem futbollistik për ne. Kam folur me lojtarët e mi për këtë dhe kam thënë se nuk duhet të ketë provokime nga ana jonë dhe shpresoj që e njëjta gjë të jetë edhe nga pala zvicerane”, ka thënë Dragan Stojkovic, trajner i Serbisë.

Xhaka, së bashku me Zvicrën ateruan mbrëmë në Serbi, derisa edhe në aeroport, Graniti ishte në qendër të vëmendjes të të gjithëve.

Para lojës së sontshme, Granit Xhaka po ashtu ka qenë prezent në shumicën e mediave online të Serbisë, me foton e tij që qëndronte në ballinat kryesore të mediumeve serbe, sa herë përmendej kombëtarja zvicerane.

Përpos Granit Xhakës, i ftuar te kombëtarja e Zvicrës për ndeshjen e sontme është edhe Andi Zeqiri, por me shumë gjasë, ai nuk do ta nisë nga fillimi.

Aksident tjetër i ‘frikshëm’ në hyrje të Prishtinës, vetura del nga rruga dhe godet disa të tjera

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e para të mengjesit në hyrje të Prishtinës.

Sipas pamjeve, një vetura ka dalur nga rruga ku ka goditur tri vetura të tjera, të cila kanë qenë të parkuara.

Ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar nga ky aksident.

Indeksonline ka kontaktuar policinë, por deri në publikim të këtij lajmi nuk ka ende detaje të tjera.

Më poshtë mund të shihni pamjet.

U dënua me burg, organizohet protestë për lirimin e Luiz Ejllit (Foto)

Mbështetësit e këngëtarit Luiz Ejlli nuk e kanë pritur aspak mirë vendimin e Prokurorisë për të dënuar artistin me një vit burg për falsifikim të dokumentave.

E duket se nuk do të qëndrojnë duar kryq pasi pak më parë kanë njoftuar se ditën e nesërme do të mbahet protestë për padrejtësitë që i bëhen këngëtarit.

Në postimin që është bërë menjëherë viral shkruhet:

“Të shtunën ka protest për Luanin Mbretin e Shqiptarëve duan ti ulin imazhin pasi mundi produksionin Luani Mbreti do mundi dhe gjykatat të gjith Shqiptarët në protest të shtunën ora 17:00 DREJTESI PER LUANIN”.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që publiku del në protestë për të mbështetur Luiz Ejllin.

Gjatë kohës kur këngëtari ishte pjesë e “Big Brother VIP Albania 2”, mbështetësit e tij protestuan ndaj produksionit për padrejtësitë që shpesh i bëheshin në lojë.

Shiko foto:

Kryeministri i serbisë: Kam frikë se të hënën Kurti do t’i sulmojë…

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka thënë se ka frikë se më 14 tetor, kur do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, “do të ketë provokime të reja” nga Kosova “kundër serbëve”.

Ai ka përmendur mundësinë e ndonjë sulmi ndaj “institucionet tona të përkohshme” në Kosovë.

“Kam frikë se të hënën do të shihni ndonjë provokim të ri nga Prishtina, sepse njerëzit që janë veteranë të atyre ngjarjeve më kanë treguar se sa herë ka pasur një takim në nivelin e planifikuar, na ka ndodhur diçka e keqe në Kosovë. Shpresoj që kjo nuk do të ndodhë, por jam i shqetësuar se Kurti do të bëjë diçka atë mëngjes, si të sulmojë institucionet tona të përkohshme apo komunat në sistemin serb”, tha kryeministri serb Vuçeviq në radiotelevizionin e Vojvodinës (RTV).

Ai deklaroi se në Berlin do të jetë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, por se nuk do të ketë takim bilateral me të, por do të jetë në një format ku do të jenë bashkë.

“Ndoshta as ai dhe as unë nuk do të jemi shumë rehat, por ne nuk jemi zgjedhur për të qenë rehat, por për të mbrojtur interesat e vendit tonë. Është shumë më keq të mungosh dhe të merren vendime për ne pa ne”, u shpreh Vuçeviq.

Ndër të tjera, ai tha se “është në interesin tonë të ruajmë paqen dhe stabilitetin politik në rajon dhe që Serbia të zhvillohet në paqe”.

Vuçeviq theksoi se Procesi i Berlinit është i rëndësishëm për stabilitetin rajonal, dhe se i njëjti ka arritur rezultate që nuk duhen nënvlerësuar, me pak a shumë sukses.

I pyetur nëse pret presion edhe më të fortë në periudhën e ardhshme, Vuçeviq është përgjigjur se me siguri e pret atë, kryesisht rreth Kosovës.

“Nuk mendoj se do të ketë më pak presion në lidhje me vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, por mendoj se të gjithë e kanë parë që ne nuk kemi ndërmend të heqim dorë nga politika jonë dhe se nuk do t’i vendosim ato. Besoj se jemi duke u përballur me shumë presione për Kosovën, dhe me këtë nuk po them se po ndodhin gjëra të këqija për Serbinë, vetëm po them se do të ketë presion”, tha Vuçeviq.

Samiti i Procesit të Berlinit do të mbahet këtë të hënë (14 tetor) dhe nikoqir do të jetë kancelari gjerman, Olaf Scholz.

 

 

 

Santiana po martohet? Bën ‘lëmsh’ rrjetin me postimin e fundit!

Modelja e njohur Santiana Maloku ka shkaktuar një valë reagimesh në rrjetet sociale me një foto enigmatike që publikoi së fundmi.

Në imazhin e saj, shihen  dy vello, ndërsa shkruan: “Cka po ndodh more a thy?” dhe shoqëron postimin me një emoji që sugjeron se po fsheh diçka.

Kjo ka bërë që fansat dhe ndjekësit të fillojnë të spekulojnë nëse ajo po përgatitet për një dasmë, apo nëse është thjesht një promovim për ndonjë markë mode.

Për më shumë se sa një model, Santiana ka ndërtuar një imazh të fortë në industrinë e modës dhe ka një numër të madh ndjekësish në platforma të ndryshme.

Postimi i saj ka zgjuar kuriozitetin e fansave, të cilët filluan të pyesin nëse ajo po planifikon të martohet ose nëse është një formë kreativiteti për ndonjë kampanjë reklamore./InfoKosova/

Shiko foton:

Çka po zihet mes Santianës dhe Robert Berishës?

 

Qeveria mbajti mbledhjen e radhës, Kryeministri Kurti tregon vendimet që i mori, kryesisht rritjen e…

Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka treguar për mbledhja e dytë e Qeverisë për këtë javë, e 224-ta me radhë, e mbajtur dje në mënyrë elektronike, që sipas tij solli mes tjerash këto vendime të rëndësishme.

• Rritjen e pensioneve me 20 për qind duke filluar nga ky muaj, për skemat dhe nën-programet:

• Pensioni bazik i moshës;

•︎ Pensionet kontributdhënëse I, II, III dhe IV;

• Pensionet për aftësitë e kufizuara duke përfshirë atë për fëmijë dhe të rritur si dhe për personat e verbër I dhe II e për personat paraplegjik dhe tetraplegjik I dhe II;

• Pensioni familjar;

• Pensioni invalidor i punës;

• Pensioni i parakohshëm për Trepçën.

• Ndarjen e 200 mijë eurove për Olimpiadën Evropiane të Vajzave në Matematikë (EGMO) 2025, të organizuar nga Shoqata e Matematikanëve të Kosovës.

• Ndarjen e 200 mijë eurove për ofrimin e ndihmës për rimëkëmbje nga fatkeqësia natyrore dhe vërshimet e ndodhura në Bosnje dhe Hercegovinë.

Dalin pamjet: Rrahje brutale mes shqiptarëve dhe rumunëve në stadiumin ‘Camp Nou’

Një video e një përplasjeje fizike mes punëtorëve shqiptarë dhe rumunë në stadiumin “Camp Nou” të Barcelonës është bërë publike.

Dhjetëra shqiptarë dhe rumunë, të punësuar për rinovimin e plotë të stadiumit legjendar, janë përfshirë në këtë konfliktë.

 

 

Lajmi u raportua fillimisht nga gazetarja e “SER Catalunya”, Anna Punsi, e cila theksoi se gjatë sherrit janë përdorur edhe armë të ftohta, transmeton topchannel.

Nga pamjet e incidentit, duket se përplasja ka nisur pranë një kolone betoni dhe ka vijuar poshtë, duke përfshirë edhe persona të tjerë.

Video

Vdes roja në Parkun Industrial Trepça

Një burrë që po punonte si roje në Parkun Industrial Trepça, ka vdekur dje pasi i është përkeqësuar gjendja.

Policia e ka cilësuar rastin si vdekje e dyshimtë, raporton Express.

“Mitrovicë Jugu  11.10.2024 – 03:30. Raportohet se viktima mashkull kosovar, derisa ka qenë roje në Parkun Industrial Trepça, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe është dërguar në Spitalin Rajonal, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion’, thuhet në raport.

E dhimbshme: Ky është punëtori që vdiq në vendin e punës