Avokati Koci thotë se jemi në luftë të pashpallur me Serbinë
Avokati Arianit Koci ka folur në lidhje me arrestimin qytetarëve të Kosovës në Serbi, duke thënë se ndaj Kosovës po zhvillohet një “luftë e pashpallur” nga Serbia.
Në një intervistë për Radio Dukagjinin, ai theksoi se institucionet e Kosovës duhet të tregojnë shumë më tepër vigjilencë dhe angazhim për të mbrojtur qytetarët e ndaluar arbitrarisht nga autoritetet serbe.
“E dini që ne me Serbinë jemi në një luftë të pashpallur. Edhe natyrisht, sa herë kemi tensione politike, qytetarët e pafajshëm po e paguajnë në një mënyrë apo tjetrën. Prandaj, edhe shteti duhet me qenë shumë më vigjilencë në këto raste shumë më aktivë edhe unë individualisht në çdo rast po tentoj me ndihmu por doni me kuptu që unë nuk kam fuqi aq sa mundet me pasë shteti i Kosovës dhe në asnjë rast nuk mund me i kryej punët e shtetit të Kosovës”, ka thënë Koci.
