Bajrami: Fillimi i fundit politik të Albin Kurtit ka nisur më 9 shkurt

Deputetja e PDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas seancës së sotme të Kuvendit, ku sipas saj u bë i qart mashtrimi dhe përbuzja e vullnetit të qytetarëve nga Albin Kurti që doli i pari në zgjedhjet e fundit dhe mori 48 deputetë.

Edhe pse mungoi në seancë për shkaqe shëndetësore, Bajrami theksoi se ajo që ndodhi në Kuvend vetëm e vërtetoi paralajmërimin e bërë që nga 9 shkurti: se Albin Kurti nuk i ka pasur kurrë numrat për të formuar Qeverinë dhe se vendi ka humbur vite të tëra nën keqqeverisje, korrupsion dhe mashtrim politik.

Postimi i plotë i Bajramit:

Sot nuk isha në seancën e Kuvendit ku u pa qartë mashtrimi dhe përbuzja e vullnetit të qytetarëve nga ai që doli i pari në zgjedhjet e fundit dhe mori 48 deputetë.

Kam munguar sot në Kuvend për shkaqe shëndetësore, të cilat shpresoj t’i kaloj shpejt.Po kthehemi te dita e sotme në Kuvend, kur e ku u pa dhe u vërtetua atë që e kemi thënë nga dita e parë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

U vërtetua mashtrimi i madh i atij që prej shkurtit ka thënë se i ka numrat për të themeluar Qeverinë; të atij që i ka humbur Kosovës muaj e vite me keqqeverisje, korrupsion, masa ndëshkuese, varfërim të qytetarëve dhe ikje nga vendi si zgjidhja e fundit në përballje me të këqijat e përmendura.

S’kam asnjë dyshim: votuesit do ta ndëshkojnë Vetëvendosjen dhe z. Kurti, që mashtruan dhe abuzuan gjatë me besimin e qytetarëve.Qytetarët do ta ndëshkojnë arrogancën e z. Kurtit, që insistoi dhjetëra herë të votohej një emër i vetëm për kryetare të Parlamentit.Do ta ndëshkojnë z. Kurti dhe Vetëvendosjen që dështuan të lidhin koalicion me cilëndo parti shqiptare për të shmangur zgjedhjet.

Do ta ndëshkojnë edhe humbjen e 15 ditëve të tjera, pasi dështoj të marrë votat për vete për kryeministër duke dalë me mandatar z. Konjufca për kryeministër ku paraprakisht dihej se po e bënte t’i humbte edhe 15 ditë tjera.

E sot na flisnin për humbje të kohës, humbje finanaciare!Thënë troç kjo kastë politike ja humbi Kosovës plotë 5 vjet, por fituan shumë ata dhe rrethi i tyre, fituan nga keqpërdorimi i të gjitha resurseve shtetërore në kurriz të qytetarëve për të cilat një ditë do të japin përgjegjësi.

Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje do të mbahen mend si pushteti i pazareve dhe korrupsionit në energji, si pushteti që rriti çmimet e çdo produkti bazë, që nuk mbajti asnjë premtim – asnjë të vetëm, që nuk përfundoi asnjë rrugë lokale a rajonale, që rrënoi ekonominë, arsimin dhe shëndetësinë; si pushteti që u përpoq të blinte vota me skema të korrupsionit publik.

Fillimi i fundit politik të Albin Kurtit ka nisur më 9 shkurt. Vula e këtij fundi do të jetë dita e zgjedhjeve të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *