Bajrami ia kujton Kurtit: Erdhe në pushtet me gojën plot për luftimin e mafias energjetike, e shtrenjtove tri herë

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami sot në një konferencë për media, i ka reaguar ashpër Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me zhvillimet e fundit në sektorin e energjisë, konferencë në të cilën shpalosi disa statistika për të cilat deklaroi se kanë fakte, raporton GazetaDemos.

Përveç kritikave ndaj ekzekutivit të Kurtit teksa i akuzoi edhe për mosaftësi, Bajrami ashpër e kritikoi edhe vetë Kurtin, të cilit u kujdes t’ia rikujtonte zotimet me të cilat e mori besimin e qytetarëve.

“Qytetarët e dinë që Kurti ka ardhë me premtimin me e liru çmimin e energjise elektrike dhe me gojën plot që ka me e luftu mafinë energjetike. Po e nisi nga kjo e fundit; gjatë qeverisjes së Albin Kurtit ka ndodh që Contour Global, investitori për termocentarl, është tërhequr, është refuzuar projekti për gazin amerikan, nuk është shtuar asnjë megavat i energjisë së ripërtritshme, kompania NOA arrinë me u bë kompania e 8 më e madhe në Kosovë në vitin 2024, gjithashtu në vitin 2024 ka ndodhur që Kosova ka paguar deri në 800 euro për transportin e 1 megavati orë të energjisë elektrike”, tha Bajrami ndër tjera.

“Sa i përket premtimit që çmimi i energjisë do të ulet, se thoshte po flejmë mbi gjithë këtë energji, gjatë qeverisjes Kurti, çmimi i energjisë është rritë tri herë. Qytetarët janë dëshmitarë, secili prej tyre sot faturën e ka së paku dy herë më të lartë se në vitin 2021”, shtoi po ashtu Bajrami.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *