Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami thotë se aspak nuk e ka problem Listen Serbe, por atë e kanë problem kanë ata që janë koordinuar ditë e natë, fshehurazi dhe kanë bërë pazare me Radojiçiqin.
Bajrami në një reagim në Facebook, thotë se asnjëherë nuk ka komunikuar me asnjë anëtar të Listës Serbe.
“Kurrë në jetë nuk kam koordinuar punët e shtetit, pagat e veteranëve me Listën Serbey Kurrë në jetë nuk kam folur me Radojiçiqin. Prandaj, nuk e kam hiq problem Listën Serbe. Problem Listën Serbe e kanë ata që janë koordinuar ditë e natë, fshehurazi dhe kanë bërë pazare me Radojiçiqin”, tha ajo.
Sipas saj, Lista Serbe duhet t’iu nënshtrohet rregullativës ligjore.
“Me këtë çështje duhet të merret edhe Qeveria e ardhshme e Republikës. Për Listen Serbe është dashur të kishte vendim nga shefi i Mimoza Kusarit, z.Albin Kurti! E dyta, kërkoj falje që iu referova sonte në Debat Plus gabimisht ambalazhuesve të ujit. Hajna janë qeveritarët dhe ata që po ndiqen nga drejtësia për korrupsion, e që kanë bërë faljen e borxheve. Ata duhet të përfundojnë në burg. Ata që kanë dëmtuar shtetin dhe kanë falur borxhet janë qeveritarët, në krye me deputetin Albin Kurti, si dhe ata që janë në procedura gjyqësore për korrupsion e keqpërdorim të detyrës”, thotë më tej.




