div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-33365 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Bardakci: Mësova diçka të re mbrëmë, një turk nuk ka mik përveç një turku tjetër

Mbrojtësi i Turqisë, Abdulkerim Bardakci, ka thënë se fishekzjarret në hotel para ndeshjes me Kosovën dhe fishkëllimat gjatë intonimit të himnit turk mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri” i mësuan atij diçka të re.

Bardakci u shpreh se turqit nuk kanë miq përveç turqve të tjerë dhe kjo, sipas tij, u konfirmua mbrëmë.

“Mësova diçka të re mbrëmë. Një turk nuk ka mik përveç një turku tjetër. E pamë këtë me siguri. Të gjitha ato, fishekzjarret, fishkëllimat gjatë himnit kombëtar ishin shumë të pakëndshme. Në fund të fundit, ata janë vendi ynë vëllazëror”, deklaroi Bardakci.

Bardakci, që luajti 90 minuta në fitoren e Turqisë ndaj Kosovës, shtoi se janë të lumtur për kualifikimin në Botëror.

“Shpresojmë që do të bëjmë gjëra të mëdha edhe atje”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *