Pas një periudhe të gjatë pa shumë zhvillime në jetën e saj personale, Afrona Dika ka befasuar ndjekësit me një lajm të bukur. Bukuroshja shqiptare, e njohur për elegancën dhe diskrecionin e saj, është fejuar, sipas burimeve pranë Prive by Liberta Spahiu.
Në fotografinë e fundit të ndarë në rrjete sociale, Afrona shihet me një unazë përrallore në gisht, detaj që ka ndezur menjëherë aludimet për ndryshimin e statusit të saj.
Sipas burimeve, fejesa ka ndodhur së fundmi, por Afrona ka zgjedhur ta mbajë këtë pjesë të jetës larg vëmendjes publike. Ende nuk dihet nëse ajo do ta ndajë lajmin zyrtarisht me ndjekësit në një moment tjetër, megjithatë miqtë e saj tregojnë se ajo është lumturisht e përmbushur në aspektin personal.
Përveç lajmit të fejesës, Afrona pritet të rikthehet së shpejti me episode të reja të podcastit të saj, i cili ka marrë vlerësime për intervistat unike dhe mënyrën e veçantë të komunikimit me të ftuarit.




