Gazetari Berat Buzhala ka njoftuar se nesër do ta vizitojë ish-presidentin Thaçi në Hagë, transmeton Demos.
Ai tha që shpreson që takimin e radhës ta kenë në Prishtinë.
I plotë;
Neser ne Hage – shpresoj per here te fundit
Pas disa ditesh behen 5 vjet nga dita kur eshte arrestu Hashim Thaci, kurse une neser e takoj ate per here te peste ne Sheveningen te Hages.
Shume po shpresoj qe ky do te jete takimi im i fundit me te ne kete qender te paraburgimit. Shume po shpresoj qe ne dimrin e vone ose ne pranveren e hershme do ta takoj ne Prishtine.
Eshte bo boll e teper.
Ata qe nuk e njohin, e kane te veshtire me besu se cfare karakteri ka ky njeri.
Eshte shqiptari i gjalle me i rendesishem dhe me kontribut masiv per ceshtjen kombetare, por kurre, asnjehere, ne keto takime nuk e kam vrejte qe e ka qofte edhe nje grime pendese per veprimtarine e tij gjate luftes, e qe per shkak te saj po e paguan nje cmim kaq te larte.
Fatkeqesisht edhe takimet ne paraburgim kane ardhur e jane bere edhe me te veshtira, jo sikurse ato te fillimit, por Hasha ka vazhduar me te njejtin entuziazem dhe optimizem.
Me t’i marre pese vjet jete eshte krim shume i madh, sepse ne nuk jetojme 1000 vjet. Pastaj me t’i marre keto vjet, kur ti i ke sakrifiku per vendin dhe popullin tend edhe nja 10 a 15 te te tjera, eshte krim i dyfishte.
E per cka se?
Sepse Serbia i ka pergatite qindra deshmitare kunder teje, sepse Serbia i ka dergu mijera dokumente ne ate Tribunal.
Sigurisht qe me pyet edhe per shume prej jush, me pyet a po shkruje hala ne Facebook.
“Copa u bojshim”, i tham une. Ai qeshet.
Po po, marredhenia e jeme me te nuk ka qene gjithmone me e mira e mundshme, porse marredhenia e jone ka qene pa interes. Kur kemi qene mire, kemi qene shoke, kemi qene vendas. M’ka ardhe ne shpi, i kam shku ne shpi. E ka respektu familjen teme, ia kam respektu familjen e tij. Pjesa tjeter ka qene politike. Po flasim per nje raport qe ka zgjate 15 vjet.
Ne keto pese vjet qe ai eshte ne burg, jam mundu me i qendru afer pa asnje interese. Edhe keto vizitat qe i bej i bej me leket e mia.
Biles, jam mundu, aq sa ka mujte, me i binde shume miq te mi me i ndihmu fondit te Thacit financiarisht, sepse Thaci dhe te tjeret nuk jane atje per fatet individuale, por per fatin kolektiv.
Fatkeqesisht, bash kur kishte nevoje me se shumti, shteti per te cilin ai luftoi dhe shteti qe ai e shpallin ra ne duart e njerezve qe ate e urrejne me shume se sa cdo gje tjeter ne jete.
Kryeministri Edi Rama i ka qendruar afer burrerisht – ne cdo drejtim dhe kjo gje eshte madheshtore.
Do t’ia percjelli te falat e juaja ❤✊