3.7 C
Pristina
E mërkurë, 29 Tetor, 2025

Buzhala: Thaçi lirohet në pranverë, partia e tij fiton 50% të votave

Gazetari Berat Buzhala ka komentuar zhvillimet e fundit poltike në vend, shkruan DEMOS.

Ai tregoi edhe skenarin që sipas tij është i vetmi që e shpëton këtë vend.

“Thaçi lirohet në pranverë, partia e tij fiton 51% të votave në zgjedhjet e treta”, tha ai.

I plotë:

Pra, do te kemi zgjedhje te pergjithshme ne dhjetor, te cilat nuk prodhojne kurrgjo te re.

Ne pranveren e hershme lirohet Hashim Thaci. Ne nderkohe kriza politike ne vend do te vazhdoje.

Presidentes i skadon mandati dhe nuk ekzistojne numrat per me e zgjedhe as Presidenten, as Kryetarin e Kuvendit, as kryeministrin.

Qytetaret jane frustru tej mase me kete klase te paafte politike dhe syte i kthejne kah Thaçi, i cili ne nderkohe e ka fillu turneun falenderues anekend Kosoves per mbeshtetjen qe ia kane dhene keto pese vjet e kusur.

Mesazhet e Thaçit jane per unitet, per bashkejetese, per integrim ne Bashkim Evropian dhe raporte te ngushta me SHBA’re, per lidhje speciale me Shqiperine.

Thaci shkon per vizite ne Amerike, ku takohet me JD Vance dhe me figura te rendesishme politike atje.

Behet e qarte qe zgjedhjet e treta jane zgjidhja e vetme per vendin, i cili eshte buze humneres.

Hashim Thaci e ka filluar dialogun e gjere me shoqerine civile, me eksperte, me aktere politike nga i gjithe spektri, per nje vizion te ri, per nje Kosove te re, te qete, pa tensione, pa vulgaritet.

Jemi ne maj, ngerçi institucional thellohet, kurse palet mezi dakordohen per zgjedhje ne fillim te qershorit.

Levizja e re politike e Thacit, Kosova e Shekullit 21, arrine t’i fitoje mbi 50 perqind te votave.

P.S

Ky eshte skenari i vetem qe e shpeton kete vend.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here