Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar kandidaturën e Hajrullah Çekut për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet lokale.
“Në mënyrë unanime qendra e Prishtinës zgjodhi të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës nga LVV-ja, Hajrullah Çeku”, ka thënë kryetari i degës së VV-së në Prishtinë, Arben Vitia.
Theksojmë se pos Hajrullah Çekut në garë për të parin e Prishtinës pritet të jenë edhe Përparim Rama nga LDK-ja, Uran Ismaili nga PDK-ja dhe Bekë Berisha nga AAK-ja.
Zgjedhjet lokale pritet të mbahet më 12 Tetor.