27.9 C
Pristina
E enjte, 26 Qershor, 2025

“Çka ndodh nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda këtij afati 30-ditor?“

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka komentuar vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me krizën për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Ajo ka mirëpritur vendosjen e afatit 30-ditor për zgjedhjen e Kryetarit dhe Nënkryetarëve të Kuvendit, por njëkohësisht ka ngritur shqetësime për mungesën e qartësisë mbi pasojat nëse Kuvendi dështon të konstituohet brenda këtij afati.

“Më vjen mirë që Gjykata Kushtetuese e ka përcaktuar një afat kohor dhe tashmë e dimë, që ka një afat kohor… Nuk duke shumë e qartë, nga ajo që kam parë, se çfarë do të ndodhë nëse nuk bëhet brenda 30 ditëve”, tha Bajrami në emisionin Debat Plus.

Ajo theksoi se paqartësitë mbeten të mëdha, sidomos duke marrë parasysh numrin e lartë të vazhdimeve të seancës konstituive që nuk kanë prodhuar rezultat.

“Kur e dimë se më kënd kemi të bëjmë në Kuvend, kur e marrim faktin se nesër është vazhdimi i 39 i seancës konstituive, menjëherë pyetja e parë që i bërë vetes që a ka thënë Gjykata Kushtetuese çka ndodh, në fakt a ka dhënë përgjigje se çka ndodh nëse edhe brenda këtyre 30 ditëve ne nuk arrijmë ta zgjedhim kryetarin e Kuvendit. Po thuhet se duhet të ketë zgjedhje”, u shpreh ajo.

Bajrami tha gjithashtu se përgjegjësia për konstituimin e Kuvendit bie mbi partinë që ka të drejtën për të propozuar Kryetarin, duke theksuar nevojën për konsensus.

“Unë e pash që partia e parë nuk e ka vetëm të drejtën, e ka edhe përgjegjësinë për të ardhur deri te konsensusi për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Dmth normalisht obligohen të gjithë deputetët, por përgjegjësia kryesore edhe nga ajo çka lexuam është që partia që e ka të drejtën e ka edhe përgjegjësinë që të arrij konsensusin. Duhet ta gjej në figurë konsensuale, e pranueshme për pjesën më të madhe të deputetëve”, deklaroi Bajrami.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here