Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se ka nisur shitja e biletave për ndeshjen mes Kosovës e Zvicrës, e cila do të zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.
Ndeshja mes Kosovës e Zvicrës do të zhvillohet më 18 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Të enjten FFK-ja ka njoftuar se ka filluar edhe shitja e biletave.
Si zakonisht, shitja do të bëhet përmes platformës online eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do
Çmimet e biletave do të jenë Veri dhe Jug 10 euro, Lindje 20 euro, Perëndim 30 euro, VIP 100 euro.



