Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar me publikimin e rezultateve të kandidatëve për asamble nëpër disa komuna. Në Gjilan, janë numëruar 15.04 përqind e votave.
Si bartës i listës, Alban Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 1 mijë e 434 vota, sipas KQZ’së.
Ndërkaq, kandidati për asamble me më së shumti vota nga radhës e VV-së është Avdyl Kastrati me 81 vota, i dyti Sabri Rexhepi me 79 dhe e treta Erestina Isufi me 77 vota.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ka dalë parti e dytë në këtë komunë, bartësi i listës, Arbër Ismajli ka marrë 954 vota.