Gjesti dhe Egli, dy ish-banuesit e “Big Brother VIP Albania”, kanë qenë shpesh në qendër të mediave rozë për shkak të marrëdhënies së tyre të ndërlikuar, mes zërave për ndarje dhe ribashkim.
Vetëm pak javë më parë, ata hoqën njëri-tjetrit nga lista e ndjekësve në Instagram, duke dhënë sinjalin e qartë se gjithçka mes tyre kishte marrë fund. Ky veprim u interpretua nga fansat si fundi i marrëdhënies së tyre, duke i dhënë fund çdo dileme për statusin e çiftit.
Megjithatë, një detaj i fundit ka ndezur sërish zërat se mos ka ndodhur një ribashkim i të dyve.
Në rrjete sociale, Egli publikoi një fotografi ku shihet me një byzylyk elegant në dorë. I njëjti aksesor është parë edhe tek Gjesti, gjë që ka bërë ndjekësit të mendojnë se mes tyre ka ende një lidhje të veçantë.
Ky detaj i vogël por shumë domethënës ka mjaftuar që ndjekësit të hapin sërish diskutimet, duke hedhur dyshime se pavarësisht “unfollow”-it dhe krizave, mes Gjesti dhe Eglit mund të ketë ende diçka të pathënë.
Nuk ka ende një reagim nga të dy, por duket se historia e tyre vijon të mbetet një ndër më të përfolurat edhe jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”.
Si mendoni ju, ka ende diçka mes tyre? /Prive By Liberta Spahiu