Tre persona janë arrestuar në fshatin Vrellë të Istogut, dy burra dhe një shtetase e Serbisë, pasi që pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik kanë kanosur zyrtarët policorë.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se pas arrestimit të dyshuarve u është ofruar tretman mjekësor pasi ndaj tyre është përdorur spreji.
Lëndime trupore ka pësuar edhe një zyrtar policor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
