div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-35201 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
‘Duhet ta ndalim të keqen’ – Bekim Haxhiu shpall kandidaturën për deputet

Bekim Haxhiu ka bërë të ditur se do t’i hyjë sërish garës për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit, duke synuar një mandat në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Partia Demokratike e Kosovës.

Ai ka theksuar se vendimi për rikandidim ka ardhur si rezultat i mbështetjes nga qytetarët dhe nga kryetari i partisë, Bedri Hamza.

Sipas Haxhiut, zgjedhjet e ardhshme janë kyçe për drejtimin e vendit, shkruan Gazeta Imazhi.

“Janë zgjedhje vendimtare për zhvillimin, demokracinë dhe stabilitetin. Është e domosdoshme të ndalet stagnimi dhe gjendja që e ka përfshirë vendin,” ka deklaruar ai.

Haxhiu ka rikujtuar se në zgjedhjet e fundit i kanë munguar pak vota për të siguruar një ulëse në Kuvend, ndërsa këtë herë shpreh besimin se do të arrijë të përfaqësojë qytetarët.

Ai u ka bërë thirrje votuesve që të mbështesin Partia Demokratike e Kosovës dhe kandidaturën e tij, duke u zotuar për angazhim më të madh në institucionet e vendit.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,
Të nderuar mbështetës të PDK-së,

Në zgjedhjet e 7 qershorit 2026, me kërkesën dhe mbështetjen tuaj, si dhe të kryetarit Bedri Hamza, vendosa të rikandidoj për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës me të njëjtin numër, 109.

Arsyeja është e thjeshtë: këto zgjedhje janë vendimtare për të ardhmen e vendit tonë. Ato janë përcaktuese për zhvillimin, demokracinë dhe stabilitetin. Mbi të gjitha, duhet ta ndalim të keqen që e ka përfshirë vendin, stagnimin dhe anarkinë e krijuar nga pushteti aktual. Prandaj, është koha që secili prej nesh të angazhohet për ndryshimin që i duhet Kosovës.

Në zgjedhjet e fundit, për pak vota nuk arrita të jem përfaqësuesi juaj në Kuvend. Besoj se kësaj radhe do të angazhohemi së bashku për ta ngritur zërin kundër degraduesve të shtetit, dhe këtë mund ta bëjmë vetëm përmes një përfaqësimi dinjitoz në Kuvend.

Ju ftoj ta votoni PDK-në dhe të më mbështesni me votën tuaj.

Ndajeni këtë mesazh edhe me familjarët dhe miqtë tuaj.
Të bashkuar kundër të keqes, kundër atyre që për 6 vjet nuk realizuan asnjë projekt kapital, por buxhetin e shtetit e shpenzuan për qëllimet e tyre individuale, grupore e partiake.

Na presin shumë punë për shtetin që e kemi ëndërruar, jo për një shtet diktatorial.

Voto PDK ✅
Bedri Hamza – Kryeministër 1 ✅
Prof. Bekim Haxhiu – Kamishi 109 ✅

#PDK #Zgjedhjet2026
#BedriHamza
#BekimHaxhiu109
#Kosova

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *