14.6 C
Pristina
E enjte, 23 Tetor, 2025

Dy kosovarë ndalohen në Mal të Zi, po shkruanin slogane pro UÇK-së

Policia në Herceg Novi të Malit të Zi ka ndaluar dy persona, të cilët raportohet se janë tifozë të KB Bashkimit, të njohur si “Arpaxhikët”.

Sipas mediave malazeze, banorë lokalë kanë raportuar se disa persona po shkruanin sllogane në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Të revoltuar nga ky veprim, disa banorë kanë tentuar të afrohen te autobusi me të cilin po udhëtonin tifozët, por policia ndërhyri menjëherë për të siguruar rendin dhe qetësinë publike.

RTCG raporton se autobusi me tifozët ishte në tranzit drejt Shqipërisë dhe aktualisht është nën mbrojtjen e policisë në Igalo.

Dy shtetasit e Kosovës janë dërguar në Departamentin e Sigurisë së Herceg Novit, ku po procedohen. Ata raportohet se do të dalin para gjyqtarit për kundërvajtje gjatë mbrëmjes së sotme.

Tifozët e Bashkimit po ktheheshin nga Italia dhe hynë në Mal të Zi përmes pikës kufitare Debeli Brijeg. Sipas mediave vendase, ndalimi i tyre ndodhi pasi në Meljine ata shkruan me të kuqe grafite në një stacion transformatorësh.

Nëse shpallen fajtorë, të dyshuarit mund të përballen me gjobë, dëbim nga vendi dhe ndalim hyrjeje në Mal të Zi.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here