27.7 C
Pristina
E martë, 24 Qershor, 2025

E dhimbshme: I vdekuri në aksidentin në afërsi të Badovcit ishte zyrtar policor

Një person vdiq sot më 24.06.2025 në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Gjilan, ku u lënduan edhe 2 të tjerë.

Siç mëson KALLXO.com nga burime brenda institucioneve të sigurisë, i vdekur nga aksidenti është zyrtar policor.

Ngjarja ka ndodhur këtë të martë, rreth orës 12:00 në afërsi të Badovcit, ku u përfshinë tri automjete – dy vetura dhe një kamion.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, më parë konfirmoi se një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar.

“Sot rreth orës 12:00 në rrugën Prishtinë–Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tri automjeteve (dy vetura dhe një kamion)”- tha Ahmeti.

“Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes ka humbur jetën një person dhe janë lënduar dy të tjerë të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje,”- shtoi ajo.

Sipas burimeve të KALLXO.com, polici që humbi jetën nuk ishte në detyrë në momentin e aksidentit dhe po udhëtonte drejt Aeroportit të Prishtinës.

Me rastin është duke u marrë Njësia Rajonale e Trafikut, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të sqaruar shkaqet e sakta të aksidentit.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here