div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-26992 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
E dhimbshme: Ky është i riu ferizajas që vdiq pasi ra në kontakt me rrymën
Klankosova.tv merr vesh se Shpend Qalaj, është i riu që humbi jetën tragjikisht në fshatin Mirash të Ferizajt, pasi ra në kontakt me rrymën derisa po punonte në pullazin e shtëpisë.

Familjarët e të ndjerit kanë njoftuar se varrimi i tij do të bëhet sot në varrezat e fshatit Mirash, transmeton Klankosova.tv.

Rastin e rëndë e ka raportuar edhe Policia e Kosovës.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, deri sa ishte duke punuar në pullazin e shtëpisë ka rënë në kontakt me rrymën dhe si pasojë ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku ndërsa me kërkesë të familjarëve dhe konsultim me prokurorin trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, ka njoftuar Policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *